Mbushi banesën me kanabis, e
pëson keq gruaja në Gjirokastër

Policia e Gjirokastrës ka proceduar një 69-vjeçare, e cila kishte mbushur banesën e saj me kanabis. Gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia, janë zbuluar 11 thasë plasmani dhe 2 fuçi plastike të mbushura me kanabis, pesha e të cilave shkonte në 144 kg, si dhe është sekuestruar edhe një armë gjahu pa leje.

Njoftimi i policisë:
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore se në banesën e shtetases D.B, në fshatin Kalivaç, Memaliaj kishte lëndë narkotike, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe specialistët e seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Gjirokastër u krye kontroll në këtë banesë.

Nga kontrolli i ushtruar, në banesë u gjetën 11 thasë plasmasi, 2 fuçi plastike me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, me peshë totale 144 kg dhe një armë gjahu pa leje.

Filloi procedimi penal në gjendje të lirë (për arsye shëndetësore) për shtetasen D.B(pronare e banesës), 69 vjeçe, banuese në fshatin Kalivaç, Memaliaj. Materialet  i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

d.c./shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shpërndante kanabis, arrestohet 21- vjeçari! Lëvizte me taksi për shmgangien e kontrolleve të Policisë

Tiranë/ Shpërndante kanabis, arrestohet 21- vjeçari! Lëvizte me taksi për shmgangien e kontrolleve të Policisë