Mbyllen aplikimet për hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit dhe gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se kanë aplikuar për hetues rreth 536 persona, ndërsa të lira janë 32 vende.
Në maj agjentët e kualifikuar marrin në dorë dosjet e para hetimore. Report Tv mëson se ata do të nisin nga puna me dosjet e procedimeve penale të korrupsionit. Byroja Kombëtare e Hetimit u bë me 28 agjentët e parë para pak ditëve, ndërsa në total do të bëhen 60 agjentë.
Deri para mbylljes së aplikimeve ambasada e SHBA në Tiranë dhe BKH kanë bërë vazhdimisht thirrje për persona me prejardhje profesionale, të cilët mund të përmbushin standardet për tu bërë anëtarë.