Dy aeroporte në Poloninë juglindore u mbyllën si masë paraprake për shkak të sulmeve ruse në territorin e afërt të Ukrainës, thanë autoritetet polake të shtunën.
“Në lidhje me nevojën për të siguruar mundësinë e funksionimit të lirë të aviacionit ushtarak, aeroportet në Rzeszow dhe Lublin kanë pezulluar përkohësisht operacionet e fluturimit”, postoi Agjencia Polake e Shërbimeve të Navigimit Ajror në platformën X.
Të dy qytetet janë afër kufirit me Ukrainën, ndërsa Rzeszow është qendra kryesore e NATO-s për furnizimet me armë në Ukrainë, shkruan Reuters.
Aviacioni ushtarak kishte filluar të operonte në hapësirën ajrore polake për shkak të sulmeve ruse në Ukrainë, tha Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura Polake në X.
“Këto veprime janë të natyrës parandaluese dhe synojnë sigurimin dhe mbrojtjen e hapësirës ajrore, veçanërisht në zonat ngjitur me rajonet e kërcënuara”, tha ushtria.
Ndërkohë Shërbimi i gjurmimit të fluturimeve FlightRadar24 se mbyllja e hapësirës ajrore lidhet me operacione të avionëve të NATO-s që po zhvillohen në këtë zonë.
Komente







