TIRANE-Prokuroria e Krimeve të Rënda mbyll hetimet ndaj Suel Çelës, duke e akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë ndaj punonjësve të policisë lidhur me incidentin e ndodhur në shtator të vitit 2017 në Elbasan. Në dosjen e prokurorisë thuhet se Suel Çela drejtonte makinën Audi që goditi automjetin e ish zv.drejtorit të policisë Elbasan Gjergji Oshafi.
Bëhet fjalë për përplasjen në Tregun Agro-Ushqimor që ndodhi në 18 shtator të 2017-së në Elbasan. Në atë kohë policia e Elbasanit kishte informacion për një grup të rrezikshëm që po lëvizte në qytet prandaj organizoi kontrolle. Pikërisht para tregut Agro-Ushqimor Policia ndaloi një Range-Rover ku brenda tij ishin Enea Bekteshi e Kelmend Xhaferri. Uniformat blu të Elbasanit i arrestuan dy të rinjtë për shkak se kundërshtuan punonjësit.
Por në momentin që policët po largoheshin, një Audi i blinduar vjen drejt makinave të uniformave blu dhe në këtë moment përplasen me njëra-tjetrën. Sipas Prokurorisë Policia ishte në aksion dhe Audi ka goditur me qëllim makinën e Gjergji Oshafit. Në dosje theksohet se Audin e blinduar e drejtonte Suel Çela i cili më pas u fut brenda Tregu Agro-Ushqimor.
Dera e tregu u mbyll dhe Policia nuk mund të hynte dot në brendësi, për shkak se roja nuk e hapi portën. Kur Policia u fut brenda tregut, sipas Prokurorisë, Suel Çela ishte larguar. Me mbylljen e hetimeve nga Prokuroria, tashmë Gjykata e Krimeve të Rënda do të hetojë Suel Çelën, djalin e biznesmenit Petrit Çela për tentativë vrasje ndaj punonjësve të policisë. E njëjta akuzë rëndon edhe ndaj Enea Bekteshit dhe Kelmend Xhaferrit.
Gjyqtari që do hetojë çështjen është Klodian Kurushi. Enea Bekteshi sot ndodhet në arrest shtëpie, Kelemend Xhaferri në burg, ndërsa Suel Çela është në kërkim pasi Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën “arrest me burg” në mungesë. Më herët dosja e Suel Çelës ishte çuar disa herë në Prokurorinë e Elbasanit dhe te Krimet e Rënda, derisa prokurorët vendosën të ngrenë akuzat ndaj grupit të Çeljave.
SMS për një vrasje vuri në lëvizje policët
Sipas verifikimit të dosjes gjithçka ka nisur me një sms,e cila mësohet të jetë përgjuar nga strukturat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm dhe Ankesave në Policinë e Shtetit. Personi që telefononte kërkonte ndihmë nga policia, pasi dyshonte se i ishte ngritur pritë për ta vrarë. Telefonata e bërë specialistit të krimeve që besohet se ka qenë nga një shtetas shumë i përfolur dhe me precendetë penalë me emrin Sokol Ç. Mesazhi i telefonatës ishte ky: “…Koli jam. Më ndihmo se në brendësi të tunelit më kanë dalë dy makina dhe më kanë bllokuar rrugën. Është një “Range Rover” dhe një “Audi” me ngjyrë të zezë. Jam i frikësuar…”. Rezulton se sms është kryer në orën 16:20 dhe menjëherë i është shpërndarë sallës operative dhe zëvendësdrejtorit të policisë. Pas kësaj,zv/drejtori Gjergj Oshafi me patrullat në teren ka bërë lokalizimin e automjetit tip “Range Rover”, i cili udhëtonte në drejtim të kundërt. Pas ndalimit të mjetit ku brenda tij ndodheshin Ledio Zabeli, 26 vjeç, Endri Çopja, 35 vjeç. Gajtë kontrollit të makinës është gjetur një radio dore, e ngjashme me radiot e policisë, që e mbanin dy persona që udhëtonin me “Range Rover”. Ky send mund të ketë shërbyer si mjet që personat të hynin në valët e policisë dhe të dëgjonin, urdhërat dhe lëvizjet e policisë. Ka dyshime se personat në makinën “Audi” dhe “Range Rover”, mund të kenë mësuar për lëvizjet e policisë dhe janë larguar nga prita e ngritur shtetasit Sokol Ç.
Radioja e policisë
Në materialet e policisë, shkruhet se rreth orës 20:00 të datës 18 shtator u në “Range Rover” ishin dy persona, Ledio Zabeli dhe Endri Çopja “Më parë këtij automjeti i ishte bërë thirje të ndalonte, dhe ai kishte ndaluar përpara derës së tregut Agroushqimor. Në ndjekje të këtij mjeti, policët i kishin parë në dorë pasagjerit të këtij mjeti, një radio si ata të policisë. Ndërsa ky mjet i ishte ndaluar policisë, dhe policët kishin kërkuar të shihnin radion që pasagjeri mbante në dorë, Ledio Zabeli kishte tentuar tia linte radion e dorës, rojes së tregut Agroushqimor, por policët nuk e kishin lejuar ta bënte këtë. Policët i kërkuan drejtuesit të mjetit dokumentat e makinës, dhe ai u deklaroi se mjeti ishte në pronësi të Petrit Çelës”.
Debati me personat dhe shoqërimi
Efektivët e policisë fillimisht debatuan me dy personat e ndaluar, që nuk pranonin të shoqëroheshin për verifikim në komisariat. Ndalimin e bëri zv/drejtori i policisë, i shoqëruar nga tre policë të tjerë. Kur vunë re se situata po tensionohej, policët kërkuan përforcime. Pasi mbërriti një furgon i “Shqiponja” dhe një furgon tjetër “patrullë policie”, njëri prej punonjësve të policisë hipi në “Range Rover” bashkë me drejtuesin e mjetit Endri Çopja, ndërsa Ledio Zabelin e fusin në furgonin e policisë “Shqiponja”. Sapo u bënë gati të lëvizin drejt Komisariatit, ndodh sulmi nga një “Audi” i zi, që më pas rezultoi se ishte i blinduar.
Përshkrimi I sulmit
Në raport përshkruhet momenti i sulmit përshkruhet si më poshtë:“Një makinë e tipit Audi, ngjyrë e zezë, ka ardhur me shpejtësi nga qyteti/juglindja e Elbasanit, dhe pasi është futur mes dy makinave të policisë, automjetit Volzvagen autoveturë me targë policie MB002AA, dhe Furgonit Patrullë Policie, ka ndeshur me pjesën anësore,majtas të mjetit, autoveturën me targë policie MB002AA, në pjesën fundore, majtas, krahu I shoferit, në prapakolp, dhe menjëherë ka hyrë në teritor të tregut Agroushqimor, porta e të cilit është hapur nga dikush/roja I objektit, në distancë, me anë të pulti komandimi (pasi vetë roja nuk është vënë re tek porta), dhe menjëherë pas kësaj porta e objektit është mbyllur përsëri”. Në raportin konfidencial theksohet qartësisht se sulmi me Audi rrezikoi jetën e policëve. “Nga ky manovrim i drejtuesit të autoveturës “Audi”, u rrezikua dukshëm jeta e oficerëve të policisë që ishin brenda kësaj makine në këtë moment, dhe e policëve të tjerëve, që ndërkohë po përgatiteshin të hipnin në makinat përkatëse për të shkuar në Komisariat”.
Hetoni edhe dosjen qe Suel Cela vrau dashnorin e halles ose tezes se vet
PërgjigjuHahahahahaahahhaaaah tentativ vrasje per nji gervishje makine
PërgjigjuMos u habit Nari se eshte tentantative vrasje dhe mos bindje ndaj policise, makina eshte njesoj si arma kur perdoret kunder turmave ose personit nuk ka ndryshim.Gervishtje eshte aksidenti kur eshte padashje jo kur merr policet para.Mos e provo se mund te hash ndonje plumb bythve tani me ardhjen e Lleshit.
ky esht shteti jone.....