TIRANE - Prokuroria e Tiranës 5 muaj nga skandalit në Bankën e Shqipërisë ku u vodhën 713 milionë lekë në thesar, ka arritur në konluzionin se përgjegjësit e drejtëpërdrejtë të kësaj vjedhje janë dy ish-punonjësit e Thesarit mes tyre Ardian Bitraj e Mimoza Bruzia si dhe nipi i Bitrajt, Klevis Bejtja.

Nga 19 persona të proceduar pas skandalit sipas hetimeve të kryesuara nga prokurori Ramadan Troci ka rezultuar se vjedhja është kryer në bashkëpunim ndërmjet Bitrjat, Bruzias e Bejtjas.

A1 Report ka mësuar se kërkesa për gjykimin e këtyrë tre shtetasve në një proces të vetëm dhe si përgjegjësit kryesorë të vjedhjes së 713 milion lekëve do të dorëzohet të premten në gjykatën penale të Tiranës, ku pas një shorti do të vendoset dhe cili gjykatës do të drejtojë procesin.

Me përfundimin e hetiemve dhe ngritjen e akuzës së vjedhjes ndaj Ardian Bitrajt, Mimoza Bruzias e Bejtias pritet që kryeprokurori i Tiranës Petrit Fusha të caktojë një tjetër vartës të tij për të ndjek gjykimet pasi Troci i cili prej 5 muaj kryesoji hetimet është komanduar drejtues në akuzën e Vlorës.

Pak kohë më parë Troci do t'i kërkonte gjykatës 56 vite burg për 10 punonjësit e Bankës së Shqipërisë të proceduar pas skandalit, ku mes tyre rezulton dhe ish-drejtori i Emisionit të Parave Dorian Çcollaku.

Ky vendim ende nuk është dhënë nga gjykata, e cila po ashtu ndau më vete procesin ndaj ish-kryeinspektores së BSH Elivar Golemi.

Nga 19 të pandehurit për skandalin e vjedhjes së thesarit të shtetit, hetimet ende të hapura rezultojnë vetëm për ish-guvernatorin Adrian Fullani i cili sipas prokurorisë është nën hetim dhe për shpërdorim detyre në lidhje me 6 tendera të cilat Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka konstatuar shkelje procedurash dhe dëm ekonomik në shifra të konsiderueshme.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)