Mbyllen hetimet për vrasjen e 17-vjeçares në dhjetor 2018 në Laprakë, dy persona merren të pandehur

Vrasja e Griselda Gjikolaj, 17-vjeçares së ekzekutuar në zonën e Laprakës më 26 dhjetor 2018, ka dy autorë dhe për prokurorinë e Tiranës ata janë Robert Përpepaj dhe Ronald Muzhaqi.

Përpepaj akuzohet për veprën penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” në dëm të Gjikolaj dhe shokut të saj Erion Bega, ku ky i fundit ka mbetur i plagosur.

Ndërsa Muzhaqi është akuzuar për akuzën e “Moskallëzimit të krimit” dhe “Përkrahjes së autorit të vrasjes”. Dosja penale ndaj dy personave të mësipërm tashmë është transferuar për shqyrtim gjyqësor.

dosjen e prokurorisë hidhet dritë mbi motivet e vrasjes së 17-vjeçares, Griselda Gjikolaj dhe plagosjen e Erjon Bengaj, ngjarje e cila ka ndodhur mbrëmjen e 26 dhjetorit të 2018, në zonën e Laprakës.

Referuar dokumentit zyrtar, rezulton se e mitura është qëlluar me dy plumba në kokë, nga i dyshuari Robert Perpepaj, i cili prej disa kohësh e përndiqte sistematikisht dhe ishte kthyer në shqetësim për të. Vajza, thuhet në dosje se i ka rrëfyer të fejuarit të saj Samir H., shqetësimet që po i sillte Roberti duke i kërkuar ta mbronte prej tij.

10 ditë përpara ngjarjes, i fejuari i 17-vjeçares dhe shoku i tij Erjon Benga, janë konfliktuar në Laprakë me të shumëkërkuarin 19-vjeçarin Përpepaj. Benga i ka kërkuar atij që të mos e ngacmonte Griseldën, por Përpepaj i është përgjigj se “është çun e mund të ngacmojë çdo vajzë”. Në debat e sipër Erion Benga, e ka qëlluar me shpullë të riun me origjinë nga Tropoja. Prej atij momenti Roberti nuk është bërë i gjallë, deri mbrëmjen e 26 dhjetorit kur edhe ndodhi krimi i rëndë, duke tentuar të vrasë Saimir.H, por në fakt plumbat e drejtuara në makinën e tij kanë vrarë 17-vjeçaren Griselda Gjikolaj dhe kanë plagosur rëndë personin tjetër në makinë Erion Begën.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 04/02/2020 19:17

    Litarin ..! Zagaret

    Përgjigju
  • I tej: 04/02/2020 18:20

    Malokeri Tropoje nga eshte largqofti Vampir Berishe

    Përgjigju
    • Sylejmën Dud Karë-Karbunarë: 04/02/2020 20:12

      Malesia e Vlores ka plot maloke të pagedhendure

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale