Mbyllen listat në KQZ për zgjedhjet në Kosovë, do garojnë 28 subjekte në 20 parti dhe 5 koalicione! Vetëvendosje, PD dhe LDK me listë të veçantë

Partitë politike në Kosovë përfunduan procesin e regjistrimit të listave me kandidatët për deputetë dhe koalicioneve që do të futen në garë për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Komisioni Qendror njofton se në përfundim të afatit zyrtar të regjistrimit të subjekteve, në institucionin që menaxhon procesin zgjedhor janë regjistruar 28 subjekte politike nga të cilat 20 janë parti politike, 5 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat I pavarur.

Sipas asaj që njofton KQZ, nga partitë e mëdha 3 të tilla: LVV, PDK dhe LDK janë regjistruar si parti me lista të vecanta për 9 shkurtin ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt ka formuar një koalicion të përbërë nga 6 parti.

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Ceremonia e betimit në janar, Trump nuk fton Putin, por i dërgon ftesë presidentit kinez

SHBA/ Ceremonia e betimit në janar, Trump nuk fton Putin, por i dërgon ftesë presidentit kinez