TIRANË- Ish-presidenti Bamir Topi është paraqitur në SPAK për tu marrë në pyetje si person që ka dijeni për krimin shtetëror të 21 janarit. Report Tv solli pamjet e momentit kur Topi futet në ambientet e SPAK, ku po pyetet për herë të parë për këtë çështje.

Topi ka qenë President në 2011-ën, kur gjatë qeverisjes së Sali Berishës, 4 protestues u vranë nga plumbat e shtetit, ndërsa të tjerë mbetën të plagosur.

Hetimet për krimin shtetëror të 21 janarit nisën nga SPAK korrikun e vitit të kaluar, pas regjistrimit për veprat penale të vrasjes në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim, kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, shpërdorim detyre dhe pengim të drejtësisë.

Ish ministri i Brendshëm Lulzim Basha, e më pas ish Kryeministri Sali Berisha janë dy figurat kryesore, edhe në atë ngjarje, që janë thirrur deri më tani për t’u marrë në pyetje.

Lajmi në përditësim...