Në një ceremoni madhështore në Soçi të Rusisë janë mbyllur Lojërat Olimpike Dimërore më të kushtueshme dhe më me polemika. Rusia është fituese e Lojërave Olimpike Dimërore që u zhvilluan për 16 ditë, ku morën pjesë 2900 sportistë në 15 disiplina të ndryshme.
Organizatorët arritën në majën më të lartë të podiumit të Lojërave Olimpike Dimërore, si në numrin e përgjithshëm të medaljeve ashtu edhe të medaljeve të arta, duke marrë 33 medalje, nga të cilat 13 të arta.
Në vendin e dytë të renditjes doli Norvegjia me 26 medalje, nga të cilat 11 të arta, ndërsa treshen e më të mirëve e zuri Kanadaja me 25 medalje, 10 të arta. SHBA nuk shkoi më shumë se vendi i 4, me 28 medalje, 9 prej tyre të arta.
Dita e fundit e Lojërave Olimpike ishte mjaft e nxehtë, Kanadaja fitoi në ndeshjen finale të hokejt ndaj Suedisë 3:0 dhe mori medaljen e artë, duka mos marrë asnjë humbje nga Lojërat e Sarajevës në vitin 1984.
Ndërsa skiatorët rusë fituan të tri medaljet, e artë, e argjendtë dhe bronz, në tri garat e ditës. Alexander Legkov doli i pari në garën e 50 kilometërshit, duke lënë pas dy rusë të tjerë. Rusia mori medaljen e artë në garën katërshe të slitës, e udhëhequr nga Alexander Zubkov, i cili fitoi edhe garën dyshe të slitës.
Pjesë e Lojërave Olimpike ishte edhe Shqipëria me 2 sportistë, Suela Mëhillin dhe Erjon Tolën. Tola u dëmtua, ndërsa Mëhilli në garën e parë doli në vendin e 60, në të dytin u shkualifikua.
Olimpiada Dimërore do të mbahet mend për bojkotimin e Presidentit të SHBA, Obama, Kancelares Merkel, por edhe shumë të tjerëve. Siguria ishte një tjetër temë e nxehtë pas kërcënimeve të shumta, por autoritetet ruse garantuan gjithçka. Lojërat e ardhshme Olimpike në vitin 2018 në Korenë e Jugut
/Shqiptarja.com