Mbyllen regjistrimet në kopshte
këtë vit kishte më pak kërkesa

Mbyllen regjistrimet në kopshte<br />këtë vit kishte më pak kërkesa
TIRANE - Rreth 8700 fëmijë në total do të frekuentojnë kopshtet publike të kryeqytetit për vitin parashkollor 2013-2014. Ndërsa numri i regjistrimeve të reja për këtë vit ka arritur në 3900, një shifër kjo më e ulët se një vit më parë për shkak të rikonstruksionit të 8 kopshteve në Tiranë. Grupet në kopshte do të kenë rreth 35 fëmijë.

Ashtu sikurse u bë regjistrimi në gjimnaze ashtu është bërë edhe në kopshte. Kështu nuk është lejuar që të merren parasysh preferencat e prindërve për të regjistruar fëmijët e tyre atje ku dëshirojnë apo në kopshtin më të afërt. Në përfundim të afatit të regjistrimeve, specialistja e arsimit parashkollor në Drejtorinë Arsimore Rajonale Tiranë, Jonida Matohiti, fluksi i kërkesave ka qenë tejet i lartë.

Ndërkohë që regjistrimet do të vazhdojnë të jenë të hapura deri në muajin dhjetor vetëm për ata fëmijë, të cilët mbushin moshën 3 vjeç gjatë këtyre muajve. Për këta vogëlushë janë parashikuar vende te lira me qëllim sistemimin e tyre. Fëmijët do të nisin arsimin parashkollor më datën 16 Shtator.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 11.09.2013
 
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në një depo nafte në jug të Rusisë, guvernatori i rajonit akuzon Kievin për sulm me dron

Zjarr në një depo nafte në jug të Rusisë, guvernatori i rajonit akuzon Kievin për sulm me dron