INTERVISTA ME LULJETA MINXHOZI ZV/GUVERNATORE E BSH
..
Viti 2025 tashmë konsiderohet i mbyllur. Si ishte 2025-sa, sa suksesshëm ishte ky vit, a pati sfida? Cilat ishin arritjet kryesore?
Viti 2025 për ekonominë shqiptare ka qenë një vit që dëshmoi fundin e periudhës së vështirë që kaluam dhe treguesit makroekonomikë janë stabilizuar dhe pritshmëria e tyre është gati e njëjtë edhe për vitin 2026 si në termat e inflacion edhe në termat e rritjes ekonomike, ne presim një stabilizim të tyre dhe një thellim të përmirësimit të ekonomisë shqiptare drejt qëndrueshmërisë. Ky është një lajm i mirë për të gjithë bizneset, është një lajm i mirë për të gjithë konsumatorët dhe gjithë ambientin e biznesit në Shqipëri sepse treguesit kryesorë që është inflacioni, pritshmëria për rritjen ekonomike, stabiliteti i tregjeve janë faktorët kryesorë që ndikojnë biznesin për të marrë vendime. Kështu që të gjithë këto variabla që tregojnë qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare janë në përmirësim dhe priten të jenë të qëndrueshëm edhe për vitin që vjen, gjë që do ta bëjë më të lehtë vendimmarrjen e bizneseve.
Zonja Minxhozi, përveç disa arritjeve që janë shënuar gjatë 2025-s, ky vit ishte edhe i rëndësishëm për një përvjetor të Bankës së Shqipërisë, bëri 100 vjet e krijuar. Si ka kontribuar në këtë një shekull Banka e Shqipërisë?
100 vjet të një institucioni në Shqipëri është një periudhë mjaft e gjatë dhe tregon një qëndrueshmëri që ka kaluar disa etapa historike. Banka e Shqipërisë i ka qëndruar gjithë periudhës së vështirë të formimit të shtetit shqiptar. Ka qenë një institucion që është vendosur të krijohet menjëherë sapo Shqipëria ka fituar pavarësinë. Në vitin 1913 qeveria e Ismail Qemalit vendimin për të krijuar një bankë të Shqipërisë. Pra ky ishte një hap shumë i rëndësishëm drejt konsolidimit të pavarësisë së shtetit shqiptar. Pra ato që e themeluan Shqipërinë e patën një vështrim afatgjatë, por dhe shumë serioz për të krijuar një shtet me të gjitha institucionet e duhura. Edhe pse historia e krijimit të bankës së Shqipërisë iu deshën 10 vjet, pra Banka e Shqipërisë është krijuar, në 1925, kjo periudhë ka qenë shumë e vështirë historike kur territori ku ne jetojmë Ballkani ka qenë pjesë e luftërave ballkanike dhe ishte shumë e vështirë që të merrej një vendim historik. Por që nga viti 1925 Banka e Shqipërisë është një institucion i cili ka ndjekur historinë jo vetëm ekonomike të Shqipërisë dhe është sot në nga institucionet e rralla që ka privilegjin të festojë 100 vjetorin.
Zonja Minxhozi një nga rritjet kryesore të bankës, por dhe të ekonomisë në tërësi gjatë këtij viti ka qenë anëtarësimi në SEPA. Si ka kontribuar, le të themi është një periudhë e shkurtër për 2025-ën që ka nisur të funksionojë, por si ka ndikuar tek transfertat, te kostot, tek shpejtësia, pra përfitimi që ka sjellë?
Në qoftë se do më lejoni, unë do të shkoj prapë pak disa vite më parë se 2025 kur anëtarësimi në SEPA i Shqipërisë, i Bankës së Shqipërisë u bë një realitet, por është një periudhë që ka filluar e mëparshme. Shqipëria në vitin 2019 ndërtoi një ligj evropian për pagesat, kur pagesat nuk ishin kaq të zhvilluara dhe kur pjesa më e madhe e pagesave kryheshin në mënyrë informale të bazuara në ekonominë kesh dhe ishin një nga stigmat kryesore të informalitetit në Shqipëri, sepse çdo i huaj dhe çdo institucion e perceptonte informalitetin nëpërmjet faktit që shumicën e pagesave i kryenin nëpërmjet pagesave kesh. Kështu që ky ligj ishte si të thuash hapi i parë institucional i këtij progresi që ne kemi bërë kaq shpejt. Ligji ishte një transpozim i direktivës evropiane, pra ishte një ligj evropian në një kontekst shqiptar dhe energjia e këtij ligji evropian e çoi Shqipërinë shumë shpejt në dyert e zonës evropiane të pagesave që është ajo që ne të gjithë e quajmë shkurt SEPA. Por midis kësaj periudhe është një proces shumë i madh transformimi institucional, jo vetë vetëm i Bankës së Shqipërisë, por i gjithë sistemit bankar. Duke modernizuar sistemin e pagesave, ne siç thashë heqim shumë stigmat e ekonomisë shqiptare, prapambetjen, informalitetin, faktin që të gjitha pagesat kryen në cash ato krijojnë një kosto shumë të lartë. Pagesat në cash janë forma më e kushtueshme e kryerjes së pagesave. Kështu që duke hyrë në këtë sistem evropian, ne jo vetëm krijojmë pagesa të shpejta, të sigurta, por dhe pagesa të lira. Është e rëndësishme që bizneset të kuptojnë se është në favor të tyre, është në favor të efiçencës së tyre ekonomike, është në favor të fitimeve të tyre.
Si ka qenë kjo ecuri që kur ka hyrë në fuqi kur ka nisur implementimi zyrtar nga tetori deri më tani?
Ka qenë një ecuri shumë pozitive dhe në fakt ishte dhe një surprizë për të gjithë institucionet që ishin të përfshira në këtë pres ë për shpejtësinë e përqafimit të këtyre formave të pagesave. Sepse ju thashë biznesi kërkon kosto të lira dhe këto kërkojnë kërkon siguri dhe kërkon shpejtësi dhe ky sistem ja siguron të tre këto kushte. Pra, kryen pagesa të shpejta, pagesa shumë të sigurta dhe pagesa me kosto të ulët. Kështu që nga kjo kohë bizneset kanë filluar të ndjejnë që ka përfitime shumë të mëdha në kryerjen e këtyre pagesave. Natyrisht që edhe ne si institucione rregullatorë jemi shumë të kënaqur me shpejtësinë edhe me përkrahjen që ka pasur iniciativa e Bankës së Shqipërisë nga të gjitha institucionet financiare, jo vetëm bankë por dhe institucionet e reja financiare, jo banka.
Zonja Minxhozi, edhe 2025 nuk e riktheu inflacionin objektiv prej 3%. Pse ndodhi dhe a pritet që të kemi një rikthim në 3% në vitin 2026?
Po, ne presim që inflacioni të kthehet në objektiv, por inflacioni është një tregues shumë sensitiv i ekonomisë shqiptare edhe ekonomisë në përgjithësi dhe varion shumë edhe nga ciklet e biznesit. Ndonjëherë kur shpejtohet cikli i biznesit atëherë inflacioni ulet. Kështu që shpejtimi i ciklit të biznesit gjatë vitit që ne kaluam bëri që inflacioni të ishte më i më i ulët, por situata dizinflacioniste apo situata e një inflacioni të ulët është në të gjitha vendet e rajonit dhe është një fenomen që ka ngelur mbas krizës dhe në shumicën e vendeve të zhvilluara dhe të Bashkimit Evropian inflacioni është nën pritshmëritë e tyre. Ne presim që inflacioni të shkojë gjatë 2026-ës në objektivin tonë 3.5 apo 3.6% dhe kjo pritshmëri ë besoj që do materializohen që në tremujorin e parë të vitit. Pra kjo ishte cikli dizinflacionist në qoftë se do ta quajmë ishte një fenomen i përgjithshëm në shumicën e vendeve të Bashkimit Europian dhe në shumicën e vendeve partnere me të cilat ne bëjmë tregti.
Një nga faktorët kryesorë që Banka e Shqipërisë e ka evidentuar shpesh që ka ndikuar dhe kontribuar pozitivisht për ta mbajtur inflacionin në kontroll edhe në vitet e krizës ka qenë kursi i këmbimit, i cili për vitin 2025 vlen të theksohet se e thellojë mbiçmimin e lekut në raport me monedhat e huaja, por kryesisht të euros. Pse rezultoi përsëri 2025 viti i ‘super lekut’?
Sepse varet nga drejtimet që ka tregtia me jashtë, vendet partnere të Bashkimit Evropian, të cilat janë edhe vendet tona partnere tregtare që na influencojnë nga kursi i këmbimit. Shpresojmë të gjithë që me vendosjen e pagesave dixhitale kjo luhatja e papritur e kursit të këmbimit do të stabilizohet sepse shumica e transaksioneve do kryhen në kohë reale duke mos lejuar që hyrjen dhe daljen e monedhës euro dhe daljen e monedhës vendase në transaksione. Pra kryerja e tyre në forma dixhitale ne shpresojmë që do të do të stabilizojë dhe kursin e këmbëve.
Pra edhe SEPA mund të ketë një ndikim pozitiv në stabilizim të kursit?
Po ne shpresojmë kështu sepse shumica e transaksioneve do të kryhen në kohë reale ë me monedha të ndryshme natyrisht, por duke qenë kanale dixhitale ato do të ndihmojnë në shpejtësinë e kryerjes së transaksioneve dhe në mungesën e qarkullimit masiv të parasë fizike.
A ka bërë banka e Shqipërisë, le të themi, në këtë dyvjeçaren e fundit analiza për kostot, por edhe për përfitimet që ka sjellë një nënçmim i valutave dhe mbiçmim i lekut?
Ka bërë analiza të kostove dhe përfitimeve dhe këto analiza janë baza mbi të cilat ne mbështesim të gjitha politikat ekonomike dhe strategjitë e zhvillimit ekonomik në të ardhmen në mënyrë që kursi i këmbimit të mos jetë një faktor që të krijojë fluktuacione në ciklet e biznesit. Digjitalizimi i kanaleve të pagesave është një nga instrumentet që mund ta shmangë ose të mund ta ulë ndikimin e drejtpërdrejtë të kursit të këmbimit në çmimet e mallrave dhe të shërbimeve.
Ju e përmendët pak që prisni që me dixhitalizimin të stabilizohet disi kursi. Por cilat janë pritshmëritë e bankës për 2026-ën?
Kursi edhe mund të evitohet në qoftë se neve do të kishim shtrëngesa. Ekonomia jonë është e hapur. Hapja e ekonomisë është një avantazh shumë i madh për biznesin, për të gjetur produkte, për të gjetur shërbime, për të marrë dhe dhënë shërbime. Por nga ana tjetër duke patur dy monedha të ndryshme, kjo ndikon edhe kursin e këmbimit. Kështu që kursi i këmbimit është një faktor i cili ndonjëherë ndryshon pritshmëritë që kanë bizneset, qoftë të huaja, qoftë ndaj fitimeve të tyre. Kështu që duke kaluar këto periudhat relativisht të gjata me këtë fluktuacion, bizneset janë konsoliduar në pritshmëritë e tyre dhe e kanë llogaritur më mirë efektin e kursit të këmbimit. Kështu që unë besoj që procesi i dixhitalizimit dhe shpejtësia e kryerjes së pagesave do ta mënjanojë efektin negativ që kishte kursi i këmbimit në planet e biznesit, në balancitet e kompanive të cilat llogarisnin për në fund të vitit humbjet dhe fitimet.
Zonja Minxozi, së fundmi ju thatë që 2025-a mbylli kapitullin e goditjeve që morëm nga kriza. Po për 2026-ën çfarë objektivash apo pritshmërish nga banka e Shqipërisë për ekonominë, për sektorin financiar në tërësi?
Stabiliteti i sektorit financiar që tashmë është i sigurt, që do të jetë ë na jep neve shumë garanci që 2026 të në pikëpamjen e raporteve ekonomike do të jetë një vit i qëndrueshëm.
Një vit i qëndrueshëm i cili do të konsolidojë edhe shumë nga problematikat që ekonomia shqiptare ka hasur dhe që janë bartur që nga pasojat e krizës, por edhe më parë pasoja e pandemisë të cilat e goditën si valë ekonominë shqiptare dhe ka bërë që ekonomia të axhustohet në pritshmëritë e veta, të axhustohet në objektivat e veta dhe të gjitha përpjekjet e Bankës së Shqipërisë për të ndihmuar ekonominë, për ta stabilizuar këtë ekonomi, duken që janë në përputhje me pritshmëritë që ka vetë biznesi.
Sa e përllogarisni pak a shumë ose cili është qëndrimi i Bankës së Shqipërisë mbi rritjen ekonomike?
Rritja ekonomike është një tregues relativ që mat sa ka qenë vitin e kaluar dhe sa do të Pra matë vetëm ritmin e ndryshimit. Ritmi që duket në përqindjen e rritjes ekonomike. Për ne jemi shumë të interesuar për rritjen e bazës reale. Pra neve llogarisim në perspektivë tregues real, pra sa do të jetë vërtetë produkti i brendshëm kombëtar dhe ritmi varet edhe nga madhësia e produktit të brendshëm kombëtar. Kështu që ne presim një rritje dhe një stabilizim të rritjes ekonomike. Rritja ekonomike që ne presim është midis 3.5 dhe 3.6% për që vjen.
Komente











kjo nuk eshte keshtu si thote kjo. Sepa ka 3 muaj qe eshte funksionale dhe kursi ne vend numero. pervec te folurit pa shume profesionalizem personalisht mendoj qe kjo nuk eshte e afte dhe per vendin e punes e jo me te rikandidoje. ehte per te ardhur keq per figuara te tilla
Përgjigju