Mbyllet aplikimi, 14 kandidatët
për postin e Avokatit të Popullit

Mbyllet aplikimi, 14 kandidatët<br />për postin e Avokatit të Popullit
Deri në afatin e fundit për dorëzimin e kandidaturave pranë Kuvendit për Avokatin e Popullit janë drejtuar me kërkesë 14 personalitete të ndryshëm.
 
Burime për Report tv konfirmojnë se kanë aplikuar për këtë post, përfaqësuesi ligjor i PS në KQZ njëkohësisht sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme Genci Gjoncaj, ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterije Luzi e cila e mbylli mandatin në KQZ në muajin tetor e tashmë garon për këtë post.
 
Për një mandat të dytë ka aplikuar edhe avokati në detyre Igli Totozani, po ashtu Altin Goxhaj.
 
Ndërkaq kanë përcjellë interesin e tyre pranë Kuvendit edhe Drejtoresha e Kabinetit të Avokatit të Popullit Mimoza Gjika, Zhaklina Peto, pedagoge e Juridikut, Holta Aliaj, këshilltare e Sokol Berberit, Adrian licaj, Jordan Daci, Erinda Bllaca Ndroqi, Suzana Pasho Hoti, Denar Veshi, Gëzim Gjana dhe Anton Lleshaj, ky i fundit kandidoi edhe për kryetar KQZ.
 
Në fund të dhjetorit 2016 me datën 28, Komisioni i Ligjeve vendosi që të rihapë procesin e aplikimeve për Avokatin e Popullit për një periudhë 20-ditore.
 
Në fazën e parë kishin aplikuar vetëm tre kandidate për këtë post e kjo sipas socialistëve në komisionin e ligjeve i kishte ndodhur për shkak se njoftimi i bërë nga shërbimi i Kuvendit nuk ishte i mjaftueshëm, dhe sipas Ulsi Manjës shumë persona nuk kanë mundur të bëhen pjesë e procesit.
 
Ndërkaq 3 ditë më parë kreu i grupit të PD Edi Paloka tha se kryeministri Edi Rama ka shkelur ligjin dhe procedurat parlamentare pasi kur PS ishte në opozitë pati një marrëveshje dhe Avokati i Popullit u zgjodh në selinë e PS.
 
Në këto kushte Paloka kërkon respektimin e e kësaj marrëveshje ndërsa propozimi i kandidaturës për Avokatin e Popullit, i takon Partisë Demokratike- thekson Paloka.
 
5 vite më parë me 22 dhjetor të vitit 2011 Kuvendi votoi unanimisht me 127 vota pro 2 kundër dhe 3 abstenime Igli Totozanin Avokat Të Popullit që vinte si propozimi PS. Mandati i Avokatit të Popullit është 5 vjecar.

Kandidatët për Avokatin e Popullit
Genc Gjonçaj
Lefterie Luzi
Igli Totozani
Altin goxhaj
Mimoza Gjika
Zhaklina peto
Holta aliaj
Adrina licaj
Jordan Daci
Erinda Ndroqi
Suzana pasho hoti
Denar Veshi
Gëzim Gjana
Anton Lleshaj

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg