Tre ndeshjet e ditës së diel kanë mbyllur fazën e parë të kategorisë Superiore.

Tirana ka fituar përballë Lacit, Bylisi fundos Besën në zonën e ftohtë, ndërsa Flamurtari ka fituar lehtësisht me Apoloninë.

Tirana ka fituar me shumë vështirësi me laçianët, duke kthyer rezultatin nga disavantazhi.

Fillimisht Nimani në pjesën e parë kaloi miqtë në avantazh, por Duro dhe Lika në pjesën e dytë shpëtuan 24 herë kampionët nga turpi.

Besa nuk gjen derman as përballë Bylisit, pasi ka humbur në fushën e Peqinit me rezultatin 1-3.

Shohi në minutën e 20', Meto në të 32' dhe Bakiu në 52' e kanë bërë të pavlefshëm golin e Sefës për kavajasit.

Ndërsa Flamurtari rikthehet te fitorja me Apoloninë duke shënuar tre gola për tri pikë, por e përfundon këtë fazë në vendin e shtatë.