Prokuroria iu bind urdhrit të gjykatës dhe dorëzoi në shkallën e pare dosjen e pagëzuar si “Toyota Yaris”, ku në përfundim të hetimeve vlerëson gjashtë të dyshuarit e saj duhet të gjykohen vetëm për mosdeklarim të të ardhurave në kufi.
Rrugëtimi i dosjes nga Krimet e Rënda në një prokurori të zakonshme u shoqërua gjithashtu edhe me lehtësimin e akuzave që nga pastrimi i parave përfundoi vetëm me mosdeklarim parash.
Por ndërkohë shuma rreth 3.4 milionë euro do të vazhdojë të jetë e sekuestruar për llogari të SPAK-ut, që po heton ligjshmërinë e kësaj vlere monetare sipas ligjit antimafia. Burime pranë SPAK-ut pohojnë për Top Channel se nuk është vendosur ende nëse për 106 dengje me euro dhe paund të fshehura në mjetin Toyota do të kërkohet konfiskimi i tyre në Gjykatën e Posaçme dhe do të kalojnë në llogari të shtetit, apo do t’i kalojnë për kompetencë akuzës së kryeqytetit.
Afred Vladi, Elvis Vladi,Alban Mollaymeri, Edi Lika, Klevis Cani dhe Agim Ceka u evidentuan pas kontrolleve në portin e Durrësit si bashkëpunëtorët që sollën në Shqipëri rreth 3.4 milionë euro që në hetim penal u kthye edhe në një kazus politik.
Për këtë dosje do të vendosë gjyqtari paraprak, Artan Gjermeni në muajin shtator, ndonëse nuk ka mbetur shumë për të vendosur dhe shumë për të thënë.
Mes listës me emra që drejtësia belge kërkoi për t’u pyetur ishte dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha si njeriu që akuzoi publikisht Taulant Ballën, Ulsi Manjën dhe Jurges Curbjen si të përfshirë në futjen e 3.4 milionë eurove duke e kthyer në një kartë të bujshme politike. Opozita këmbënguli se milionat ishin para të krimit që po pastroheshin në Shqipëri, por prokurorët nuk gjeten elemente të grupit kriminal ndaj dhe mbyllën hetimet me një vepër penale. /Top Channel
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.6%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 3828
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Anketa e IRI: SPAK-u institucioni më i besueshëm, por priten më shumë hetime dhe ndëshkime ndaj politikanëve
14 Janar, 19:15
-
‘Studio Live’, Petraj: FBI nuk i solli të gjitha provat e 21 Janarit, kishte frikë se do i prishnin! Berisha rrezikon shumë, çfarë do ndodhë më 20 Janar
14 Janar, 18:46
-
Dosja ‘Xibraka’, Bardhi i kërkon informacione Dumanit: Mbyllja e dosjeve pa transparencë tregon se drejtësia ruan të paprekur personat me pushtet politik!
14 Janar, 15:06
-
Mbi 2 orë në SPAK, kryebashkiakja e Lushnjës Eriselda Sefa del nga Prokuroria e Posaçme! Pyetet nga prokurori që po heton shpërthimin në biznesin e Bujar Çelës (VIDEO)
14 Janar, 13:55
-
Inceneratori i Tiranës, nis në GJKKO gjyqi ndaj Alqi Bllakos! Pranohet gjykimi i shkurtuar, ish-deputeti akuzohet për korrupsion
14 Janar, 13:52
-
Paraqitet në SPAK ish-deputeti Sali Shehu, kryetari i Frymës Demokratike: Kam ardhur për kafe dhe për qejf, vetëm 5 minuta do rri...!
14 Janar, 13:38
-
‘Plumbi i artë’, dëshmia e Dumanit në GJKKO: Pagova 40 mijë € për t’u liruar nga burgu! Më ndihmoi dhëndri i vëllait të ministrit! Reagon Nasip Naço
14 Janar, 12:44
-
Kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli 2 orë dëshmi në SPAK, pyetet për tenderat e rrugëve kur ishte drejtor Evis Berberi
14 Janar, 11:47
-
Ngjela në ‘Studio Live’: SPAK po godet, tani të ngrejë nivelin! Berisha me psikikë të pandehuri! I besoj Blinkenit, tha ‘do e shpëtojmë Shqipërinë nga korrupsioni’
13 Janar, 18:26
-
Basha: Rama dhe shpura e tij, e ka kthyer korrupsionin dhe lidhjen me krimin në kriter për qeverisjen e vendit
13 Janar, 15:27
-
Berisha e Bardhi i ‘turren’ sërish Olsi Ramës! Pretendimi i ish-kryeministrit: Letër anonime në BKH, Olsi në foto me drejtuesin e bandës së Xibrakës
13 Janar, 13:47
-
Trafik kokaine në Itali, GJKKO i komunikon 'arrestin në burg', Kreshnik Farruku: Nuk jam unë ai që pretendoni
13 Janar, 13:12
Merre me leng
PërgjigjuHe me ju lumte! E kuptoni tani o shqiptare pse ishte i justifikuar Enveri kur ua merrte pasurine dhe i denonte sojin ketyre pa gjyq?! Se me gjyqe keta dalin jo vetem te paster, por ma qelbin te gjithe ne te tjereve.
PërgjigjuAman more cfare pune te ndershme paskan bere keta qe kane kursyer 3.4 milion euro!? Ku eshte kjo pune te shkojme dhe ne shqiptaret e tjere te punojme...! O prokurore te dhjere sa perqind keni marre mor aman?
Përgjigju