Mbyllet i edicioni i 17 i "Panairit
të Librit”, rritet numri i lexuesve

Mbyllet i edicioni i 17 i të Librit”, rritet numri i lexuesve">
Dashuria për librin duket se po rikthehet sërish. Në ditën e fundit Panairi i 17 i librit në kryeqytet është vizituar nga një numër i madh qytetarësh. Sipas botuesve këtë vit numri i blerësve të librit është  shtuar, krahasuar me një vit më parë. 

"Lexuesit janë rikthyer tek libri dhe besoj shumë të rikthimi. Sepse besoj tek vlerat që sjell libri."- shprehet Vasilika Tafa, Drejtoresha e Ombra GVG. 

“Është mbi shitjet e vitit të kaluar, mendoj se duhet të jetë rreth 15-20% më shumë.” – tha Artan Selenica, Menaxher i Shtëpisë Botuese ‘Morava’ 

“Ndoshta do jetë më i suksesshëm se i 16-ti.”- thotë Jeta Hamzallari, Kryeredaktore e Shtëpisë Botuese ‘Dituria’.

Letërsia e huaj është më e preferuar këtë vit për lexuesin shqiptar ndërsa letërsia shqipe më pak. Mes disa titujve botuesit sjellin ato më të preferuarit për lexuesin.

"Sigurisht vëmendja është drejt letërsisë të huaj. Mendoj se vazhdojnë të jenë tituj të shitur Vajzat e Princeshës. Kemi një befasi për lexuesit shqiptar, një libër "Unë nuk dua luftë" nga Reza Abduallhi. E cila në klasë të 4 ka mbajtur ditarin më të rëndësishëm mendoj unë për luftën e Kosovës."- thotë Drejtoresha e Ombra GVG. 

"Në përgjithësi lexuesi është i interesuar për letërsinë e huaj"– tha Artan Selenica, Menaxher i Shtëpisë Botuese ‘Morava’ 

Vëmendje të veçantë ka pasur edhe letërsia  për fëmijë, ku jo vetëm prindërit por edhe vetë vogëlushët kanë treguar interes për të blerë libra .

“Ajo që na pëlqen më tepër është që fëmijët vijnë vet në stenda dhe ju thonë me shumë bukuri prindërve që më lër ta zgjedh vet librin që dua” – tha Artan Selenica, Menaxher i Shtëpisë Botuese ‘Morava’

"Ecin shumë, ecin letërsia mitologjike, duke filluar me Iliadën, Odisen, Aleksandri i Madh, Harry Potter janë tituj që çdo vit kanë pasur një sukses të jashtëzakonshëm" - tha Jeta Hamzallari, Kryeredaktore e Shtëpisë Botuese ‘Dituria’.


Një arsye se pse ka një rritje të numrit të lexuesve janë edhe cmimet të cilat këtë vit kanë pësuar ulje sipas qytetarëve .

Ky panair libri solli rreth 1500 tituj të rinj nga thuajse 100 shtëpi botuese vendase e të huaja. Panairi i 17 i librit ju dedikua 200 vjetorit të lindjes së shkrimtarit Jeronim De Rada.
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje