Mbyllet java e parë, United "shtyp" Chelsean, fiton Arsenali

Mbyllet java e parë, United

Është mbyllur java e parë e kampionatit anglez me një rezultat surprizues. Në duelin e fundit të javës atë më të rëndësishmin Mançester Junajtid ka shkatërruar Çelsin duke e mundur 4-0 në “Old Traford”. Një nisje fantastike e sezonit për Junajtid ndërsa Frenk Lampard e pëson keq në ndeshjen e parë si trajner i bluve të Londrës.

Dygolësh shënoi sulmuesi Markus Rashford dhe nga një gol e shënuan Marsial e Xhejms. Me fitore e nisi edhe Arsenali i Granit Xhakës që mposhti 1-0 Njukasëllin.

Ndërsa më herët ndeshjet respektive i fituan edhe pretendentet e tjera Mançester Siti, Liverpuli dhe Totenhemi. Ndërkaq të mërkurën luhet finalja e Superkupës së Europës që është një derbi anglez Liverpul-Çelsi. /Përgatiti Andi Kapxhiu

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës