Mbyllet klasa ku u hodh lëndë e gaztë për të bojkotuar mësimin! ISHSH: Nxënësit me të vjella dhe marrje mendsh

Mbyllet klasa ku u hodh lëndë e gaztë për të bojkotuar mësimin! ISHSH: Nxënësit me të vjella dhe marrje mendsh

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka reaguar lidhur me helmimin e fëmijëve të ndodhur në Bulqizë, pasi kanë hedhur sprajt në klasë. ISHSH njofton se janë nisur në terren inspektorët për të mësuar shkaqet e plotë të komplikacioneve të nxënësve.

Nxënësit e prekur kanë pasur vështirësi në frymëmarrje, të vjella dhe marrje mendsh. Tetë prej tyre  kanë marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Dibrës dhe Bulqizës, ndërsa është mbyllur klasa deri në matjen e lëndës kimike në ambientet e saj.

"Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor menjëherë sapo është njoftuar për intoksikimin e nxënësve në shkollën e mesme “Rifat Manjani” Shupenzë ka nisur inspektorët në terren për gjetjen e shkakut të komplikacioneve tek nxënësit.

Inspektorët kryen kontrollet përkatëse nga ku rezulton se disa nxënës kanë hedhur një lende te gazte me qëllim pamundësimin e zhvillimit të mësimit duke sjellë dhe vështirësi në frymëmarrje tek nxënësit, të vjella dhe marrje mendsh.

Tete nxenes kane marre sherbim ne spitalet e Dibres dhe Bulqizes. Në shkollë ndodhen mjekë dhe infermierë të qendrës shëndetësore Shupenzë, për të mbajtur nën vëzhgim nxënësit e tjerë në rast të komplikacioneve të mundshme.

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka marrë vendim të ndërmjetëm për mbyllje të klasës deri në matjen e lendës kimike në ambientet e klasës nga ana e Insitutit Shëndetit Publik.

Mjekë dhe infermierë të qendrës shëndetësore Shupenzë janë në gadishmëri për të mbajtur nën vëzhgim nxënësit e tjerë në rast të komplikacioneve të mundshme", përfundon ISHSH.


Lajmi kryesor:

Hodhën spraj për të bojkotuar lëndën e mësimit! Helmohen 9 maturantë në Bulqizë, klasa 'skenë krimi'


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes

Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes