Mbyllet me sukses premiera “Flauti
magjik” me zërat e rinj shqiptarë

Mbyllet me sukses premiera “Flauti<br />magjik” me zërat e rinj shqiptarë
Opera “Flauri magjik” nën dirigjimin e Pierre Pichler dhe regjinë e Nikolin Gurakuqit, e shfaqur mbrëmjen e së martës ka emocionuar publikun.
 
Kurorëzimi i dashurisë është pasqyruar përmes këtyre skenave imponuese, intrigante dhe me shumë ngjyrime të tjera emocionale. Shfaqja në Teatrin e Operës dhe Baletit ka rrëmbyer duartrokitjet e publikut. 

Mozart e ka shkruar veprën në gjermanisht, që rrallë ndodh në opera. Por muzika, ariet e kënduara dhe të recituara nga zërat mesdhetarë të artistëve shqiptarë iu dhanë një akcent sharmant këngëve në gjuhën gjermane. 

Kërkesa për dashuri, dritë dhe urtësi, në një botë ku asgjë nuk është ajo që duket, erdhi nën interpretimin e tenorit Klodjan Kaçani, si princi Tamino dhe baritonit Armando Likaj, në rolin e Papagenos.
 
Papagena vjen në një rol komik e maskuar si një grua e vjetër fizikisht dhe në zë. Kulmon në një duet të mrekullueshëm dashurie me Papageno nga Dorina Selimaj. 

“Flauti Magjik”, ku tragjikja dhe komikja rrjedhin të lidhura ngushtë me njëra tjetrën bashkohet në sytë e publikut me projektin e skenografisë përmes fotografive e videove të animuara. Duket si një udhëtim në simbolet e qytetërimit të lashtë egjiptian.

[gallery]19318[/gallery]

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Shpërthen viroza, dy gara olimpike në rrezik

Paris 2024/ Shpërthen viroza, dy gara olimpike në rrezik