Ka përfunduar me shumë tension dhe përleshje mes tifozëve ndeshja e superligës mes Tiranës dhe Elbasanit. Më te përfunduar 90 minutat, jashtë ‘Selman Stërmasit’, pati konflikte mes dy tifozërive, siç raporton gazetari Ernest Koçi. Për pasojë të sherreve policia shoqëroj disa tifozë, ndërsa kaosi mbërtheu rrugët pranë stadiumit. U desh ndërhyrja e policisë, e cila ishte e shumtë në numër, që situate të qetësohej.
Për shkak të rëndësisë që kishte ndeshje për të dy skuadrat, në Tiranë udhëtuan më shumë se 1 mijë tifozë të Elbasanit. Kjo bëri që policia të ishte e shumtë në numër për shkak të historikut të përpleshjeve mes këtyre dy tifozërive. Sa i takon ndeshjes ajo u fitua 0-1 nga Elbasani.
Lajmi kryesor:
Superliga/ Tirana 'buzë greminës', AF Elbasani e mposht 0-1 mes tensionit në 'Selman Stërmasi'! Bylisi fiton 1-0 kundër Vorës dhe e parakalon në renditje











