Mbyllet numërimi, KQZ: PS 74
mandate,PD 43,LSI 19,PDIU 3Votimi 25 Qershor-Të gjitha lajmet ora 06:00-20:00

TIRANË- Shqipëria votoi më 25 Qershor dhe tani e ka zgjedhur parlamentin e ri, teksa procesi i numërimit ndryshe nga herët e tjera është mbyllur në më pak se 48 orë. 

 Sipas rezultateve paraprake, PS kryeson me 74 mandate, PD 43, LSI 19, PDIU 3 dhe PSD 1 deputet. 

Partia Socialiste ka mundur të fitojë e vetme drejtën për të qeverisur vendin teksa nga zgjedhjet e 25 Qershorit që u mbajtën këtë të dielë mundi të marrë 74 deputëtë në rang kombëtar ose ndryshe 763.999 vota ose 48.33 %. Në 2013 Partia Socialiste mori vetem 65 deputete.

Ndërkohë Partia Demokratike u rëndit e dyta teksa mori 43 mandate, ose ndryshe 455.481 vota , teksa në përqindje i takon rreth 21.88 %. Ne 2013 Partia Demokratike mori 50 deputete.

Lëvizja Socialiste për Integrim që këto zgjedhje u drejtua nga Petrit Vasili, mori 19 deputë që përkthehen ndryshe në 225.678 vota. Në 2013 Lëvizja Socialsite për Integrim mori 16 mandate.

Në këto zgjedhje tre deputetë mundi ti marrë edhe PDIU ka marrë 75.938 vota, sakaq kryetari i kësaj force politike Shpetim Idrizi që garonte në Tiranë nuk ka mundur ta marrë mandatin. Në 2013 PDIU mori katër mandate. 

Ndërkohe në parlament do jete edhe Partia Socialdemokrate, e cila ka marrë një deputet në qarkun e Shkodrës, konkretisht ish deputetin socialist Tom Doshi.

Por le të shikojmë se cila është shpërndarja e deputetëvë nëpër 12 qarqet e vendit.

Qarku i Kukësit edhe këto zgjedhje mbetet bastion i djathtë, teksa PD ka marrë 2 mandate, konkretisht Flamur Noka dhe Isuf Cela ndërsa PS vetem Mimi Kodhelin. 

Ndërkohë në qarkun e Shkodrës, Partia Demokratike ka marrë pesë deputetë, ku i pesti është Nard Ndoka, PS ka marrë katër mandate ndërsa LSI dhe PSD Tom Doshit nga një mandat. 

Në qarkun e Dibrës që ka 6 deputet Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë marrë nga një deputet, ndërsa një deputet ka marrë edhe PDIU, sakaq një mandat ka marrë edhe LSI, konkretisht Perparim Spahiu. 

Lezha nuk është me bastion i demokratëve, teks PD dhe PS në këto zgjedhje kanë marrë nga tre mandate dhe një mandat e ka marrë LSI, që do përfaqësohet nga Viktor Tusha.
Durrësi ka qënë suprizues këto zgjedhje, ku Partia Socialiste ka marrë 8 mandate nga 6 të tilla që mori në 2013.

Ndërkohë Partia Demokratike ka marrë katër deputetë nga pesë që mori në 2013, teksa kujtojme se jashtë parlamentit ka mbetur Agron Duka, i cili ishte i 5 në listën e PD. Ndërkohë 2 mandate në Durrës i ka marrë LSI, 
Kryeqyteti Tirana ka rezultuar hambar Votash për Partinë Socialiste e cila ka mundur të marrë plot 18 mandate , nga 16 që mori ne 2013, ndërsa Partia Demokratike ka marre 11 mandate, teksa kujtojme se aq mandate mori dhe ne 2013.

Ndërkohë Levizja Socialiste ka marrë 5 mandatë në kryeqytet, teksa kujtojme se ne 2013 ajo mori vetem tre mandate. Ndërkohë në Tiran Shpetim Idrizi pretendon se një mandat i PS, do ti kalojë atij. 
Elbasani ka qënë një tjetër beteje e nxehtë këto zgjedhje kur suprizë mund të quhet PDIU, që mori 2 mandate.

Lsi mori dy deputet, Monika Kryemadhin Dhe Edmond Haxhinasto, ndërsa PS mundi të marrë 7 deputetë, ndërkohë partia Demokratike vetem 3.

Vendimi i Gramoz Rucit për të kandiduar i 9 në listën e qarkut të Fierit i suprizoi jo pak njerëzit, ndërsa Fieri rezultoi hambar votash ku PS mori plot 10 mandate, nje me shume se ne 2013. 
Ndërkohë Partia Demokratike mori vetem kater deputet ashtu si në 2013, ndërsa LSI Mori vetem 2 mandate.

Vlora ku kryeministri Edi Rama ishte i 6 në listë, mori një rezultat pozitiv për PS, ku kujtojme se mori 8 mandate.

Ndërkohë Partia Demokratike mori 3 mandate, teksa mbeti jashtë Arben Ristani dhe Dashamir Tahiri. Nga radhet e LSI në Vlorë deputet u zgjodh vetëm Shezai Rrokaj.

Gjirokastra ka ruajtur të njëjtën panoramë të 2013, ku PS, mori tre deputet ndërsa PD dhe LSI moren vetem nga një deputet.

Ndërkohë në Korcë ku lista kryesohej nga Niko Peleshi, Partia Socialiste mori 6 mandate, ndërsa PD 4 nga 5 që kishte ne 2013.

Në mandat në Korcë e mori edhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Qarku i Beratit rezultoi në masë i majtë, ku Partia Socialiste mori 4 mandate ndërsa LSI 2 mandatë. Partia Demokratike doli force e trete me vetëm një deputet.
  
Ndërkaq njohja e parë e rezultatit të zgjedhjeve vjen nga LSI. Kreu i kësaj force politike, Petrit Vasili u shpreh se LSI do jetë opozita e vërtetë në Kuvendin e ardhshëm.  

Procesi i numërimit/ Lajmet minutë pas minute

Ora 20:10 KQZ nxjerr rezultatet paraprake

Klemend Zguri, Kryetati i KQZ-së njoftoi përfundimin e procesin të numërimit në një deklaratë për mediat.

Ai bëri të ditur edhe rezultatet paraprake:

PS ka marrë 763.999 vota, 48.33 % të nr të përgjigjëm të votave; 74 mandate;

PD: ka marrë 455.481; vota 21.88; 43 mandate;

LSI ka marrë 225.678 vota 14.28 %; 19 mandate;

PDIU ka marrë 75.938 vota, 4.8 %; 3 mandate ;

PSD ka marrë 14.988 vota, 1 mandat.

Këto janë 5 partitë që kanë siguruar mandat deputetësh.

Emrat e deputetëve të rinj që pritet të jenë sesionin e ardhshëm parlamentar.

Qarku Berat, 7 mandate:
PS
1-Blendi Klosi
2-Ermonela Valikaj
3-Adnor Shameti
4-Fadil Nasufi
PD
1-Eduard Halimi    
LSI
1-Nasip Naço
2-Gledjon Rehovica

Qarku Dibër 6 mandate:
PS
1- Ilir Beqaj
2- Almira Xhembulla
PD
1- Dhurata Cupi (Tyli)
2- Xhemal Gjunkshi
PDIU
1- Reme Lala
LSI
1- Përparim Spahiu

Qarku Durrës, vijon numërimi, 14 mandate:
PS
1-Eglantina Gjermeni
2-Milva Ekonomi
3-Fidel Ylli
4-Ilir Ndraxhi
5-Rolant Xhelilaj
6-Jurgis Çyrbja
7-Rrahman Rraja
8-Klodiana Spahiu    
PD
1-Oerd Bylykbashi
2-Fatbardha Kadiu
3-Edi Paloka
4-Florjon Mima
LSI
1-Lefter Koka
2-Nora Malaj

Qarku Elbasan, 14 mandate:
PS
1-Taulant Balla
2-Evis Kushi
3-Arben Kamami
4-Musa Ulqini
5-Anastas Angjeli    
6-Luan Duzha
7-Nuri Belba
PD
1-Edmond Spaho
2-Endri Hasa
3-Luciano Boci
PDIU
1-Aqif Rakipi
2-Bujar Muça
LSI
1-Monika Kryemadhi
2-Edmond Haxhinasto

Qarku Fier, 16 mandate:
PS
1-Erion Braçe
2-Adelina Rista
3-Bashkim Fino
4-Ismet Beqiraj
5-Antoneta Dhima
6-Bujar Çela
7-Tatiana Piro(Nurçe)
8-Anduel Xhindi
9-Gramoz Ruçi
10-Xhevit Bushaj
PD
1-Enkelejd Alibeaj
2-Genc Pollo
3-Myslim Murrizi
4-Luan Baci
LSI
1-Petrit Vasili    
2-Robert Bitri

Qarku Gjirokastër, vijon numërimi, 5 mandate:
PS
1-Bledar Çuçi
2-Mirela Kumbaro
3-Flamur Golemi
PD
1-Tritan Shehu
LSI
1-Vangjel Tavo

Qarku Korçë, 11 mandate:
PS
1-Niko Peleshi
2-Eduard Shalsi
3-Elisa Spiropali
4-Ilirian Pendavinji
5-Ilir Xhakolli
6-Edlira Bode
PD
1-Valentina Duka
2-Ervin Salianji
3-Hekuran Hoxhalli
4-Klevis Balliu
LSI
1- Edmond Panariti

Qarku Kukës, 3 mandate 
PD
1-Flamur Noka    
2-Isuf Celaj
PS
1-Mimi Kodheli

Qarku Lezhë, 7 mandate:
PS
1-Lindita Nikolla
2-Pjerin Ndreu
3-Gjetan Gjetani
PD
1-Aldo Bumçi    
2-Lindita Metaliaj    
3-Andon Frrokaj
LSI
1- Viktor Tushaj

Qarku Shkodër, 11 mandate:
PD
1-Romeo Gurakuqi
2-Izmira Ulqinaku
3-Lorenc Luka
4-Bardh Spahia
5-Nard Ndoka
PS
1-Ditmir Bushati
2-Paulin Sterkaj
3-Senida Mesi
4-Luan Harusha
PSD
1-Tom Doshi
LSI
1- Agron Çela

Qarku Tiranë, 34 mandate 
PS
1-Elona Hoxha/Gjebrea
2-Besnik Baraj
3-Olta Xhaçka
4-Blerina Gjylameti
5-Pandeli Majko
6-Saimir Tahiri
7-Vasilika Hysi
8-Ervin Bushati
9-Ogerta Manastirliu
10-Fatmir Xhafaj
11-Rakip Suli
12-Arben Ahmetaj
13-Xhemal Qefalia
14-Sadri Abazi
15-Ulsi Manja
16-Klotilda Bushka
17-Sadi Vorpsi
18-Arben Servet Pellumbi
PD
1-Lulzim Basha    
2-Orjola Pampuri
3-Rudina Hajdari
4-Grida Shqima
5-Albana Vokshi
6-Jorida Tabaku
7-Sali Berisha        
8-Halim Kosova
9-Gent Strazimiri
10-Fatmir Mediu
11-Dashamir Shehi
LSI
1-Klajda Gjosha
2-Kejdi Mehmetaj
3-Floida Kërpaçi
4-Endrit Braimllari
5-Luan Rama

Qarku Vlorë, 12 mandate:
PS
1- Damian Gjiknuri
2- Vilma Bello
3- Alket Hyseni
4- Vullnet Sinaj
5- Andrea Marto
6- Edi Rama
7- Edmond Leka
8- Fatmir Velaj
PD
1- Agron Shehaj
2- Nadire Mecorapaj
3- Vangjel Dule
LSI
1-Shezai Rokaj

Ora 20:00 Mbyllet Qarku i Tiranes, Idrizi humb mandatin
Ne qarkun e Tiranes, mbyllet numerimi i 1198 qendrave te votimit. Keshtu ne Tirane, PS merr 18 deputete, PD 11 deputete, LSI 5 deputete, ndersa PDIU humb mandatin. Idrizin nujk e kaloi dot pragun duke kaluar mandati tek PS.

Ora 18:35 Votat qe i duhen PDIU per mandatin e deputetit ne Tirane
PDIU ka nevojë për 125 vota plus që Idrizi të marrë mandatin ndërkohë që mbeten 13 kuti për t’u numëruar. Por ne 13 kutite e fundit qe kane mbetur per te marre mandatin, per te kapur 3%, qe aktualisht eshte 2.97%, i duhen 00.3%. A do ia dale Idrizi, duket gati e pamundur.

Ora 18:30 Doda akuzon: Po tjetërsohen votat e PDIU
Sekretarja e Përgjithshme e PDIU, Mesila Doda reagoi ashpër nga njësia nr. 5 në Tiranë duke denoncuar se votat e PDIU po tjetërsohen me qëllim heqjen e mandatit të Idrizit në kryeqytet.
 
Në procesverbale po tjetërsohen votat, por PDIU do ta marrë një mandat në Tiranë.
 
Përgjegjësit për këtë fushatë kundër PDIU-së do të përballen me forcën e 74 mijë votuesve të papërfaqësuar.
 
Mos të mendojë ndokush që ne do ta zgjidhim këtë me marrëveshje të fshehta 3 orëshe.
 
Kjo veprimtari kriminale do të përballet me drejtësinë
” tha Doda nga njësia 5. 

Ora 18:15Mbyllet Durrësi, PS 8 deputetë, PD 4, LSI 2, Duka i PAA jashtë
Durrës-PS
Eglantina Gjermeni
Milva Ekonomi
Fidel Ylli
Ilir Ndraxhi
Roland Xhelilaj
Jurgis Cyrbja
Rrahman Rraja
Klodiana Spahiu
 
Durrës-PD
Oerd Bylykbashi
Fatbardha Kadiu
Edi Paloka
Florian Mima
 
Durrës-LSI
Lefter Koka
Nora Malaj

numerimi ne  durres  perfundon

Ora 15:30 ‘Lufta’ me PS, Doda: PDIU do  ta marrë mandatin në Tiranë
Sekretarja e Përgjithshme e PDIU, Mesila Doda beson se çamët do të marrin mandatin e deputetit në Tiranë.
 
Numërimi është drejt fundit dhe PDIU është në luftë me PS për mandatin në Tiranë, por Doda thotë në një prononcim për mediat se Shpëtim Idrizi do të jetë në Parlament. 

Ora 14:55 Basha në heshtje, por vjen urimi i parë nga PD për Ramën nga Julian Deda
Dy ditë pas zgjedhjeve, teksa thuajse i gjithë numërimi është mbyllur ka ardhur edhe urimi i parë për Partinë Socialiste nga kundërshtari historik.
 
Julian Deda, një prej anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD,  ka uruar fituesin në shenjë civilizimi.
 
“Si fillim kundërshtari urohet, si shenje civilizimi pas nje gare. Shqiptaret menduan se shoferi me i pershtatshem per ti dhene timonin e kesaj makine me emrin Shqiperi, eshte Edi Rama, kete e treguan me vote.
 
Demokracia ka rregulla, shumica fiton. Urime Partise Socialiste per fitoren. Pune te mbare” shkruan Deda në statusin e tij në Facebook.
 
Lulzim Basha ende nuk ka folur për rezultatin e zgjedhjeve, ndërsa pritet që  një gjë të tillë ta bëjë pas numërimit të kutisë së fundit. 

Ora 14:40 Shpërthen Duka: PD inekzistente në Durrës, vetëm fitoja
Kryetari i Partisë Agrare Ambianteliste, Agron Duka, ka shpërthyer në akuza ndaj Partisë Demokratike, pas humbjes së mandatit në Qarkun e Durrësit. 

Duka renditej i pesti në listën shumëemërore të PD, ndërsa nuk arriti të ruante mandatin, pasi e djathta mori vetëm 4 deputetë në këtë qark. 

Gjatë një deklarate për mediat, Duka tha se strukturat e PD në Durrës janë inekzistente, ndërsa shtoi se nëse do kandidonte i vetëm, do kishte fituar. 

"Këta ministrat teknikë ne besuam qenka më keq. U përdorën të fortët, paratë, pati dhunim të votuesve si dhe u përdorën paratë.
 
Angazhim mizerabël i strukturave të PD, thuajse inekzistente në Durrës.
 
Ne u munduam të organizonim diçka por fakti që nuk ia arritëm u refuzuam dhe ndodhi kjo.
 
Marrëveshja ime me Bashën për vendet në listat e PD si në Tiranë, Durrës e Fier ishte i gabuar dhe gabimi është i imi. 

Pata një komunikim me Bashën i cili më tha në telefon se a mund ta marrim mandatin e pestë. I thashë që nuk ka asnjë shans.

Edhe për të më vjen keq. Përgjegjësia është e të gjithve.
 
Po të kishim dalë vetëm, padyshim që do kishim fituar”,
u shpreh Duka.  


 
Ora 14:00 Vasili: Terror dhe para të pista, zgjedhjeve u vendos notën ‘2’
Kryetari i LSI, Petrit Vasili, i shoqëruar nga deputetja Kejdi Mehmetaj, ka mbërritur në KZAZ nr.35, pranë shkollës "Vasil Shanto", në Tiranë, ku po ndjek procesin e numërimit. 



Ora 13:35 Kryemadhi: Pati terror e kërcënime kriminale nga policia
Zv/ kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi reagon për herë të parë pas rezultatit të zgjedhjeve të 25 qershorit duke fajësuar policinë e shtetit.
 
Ajo shprehet se gjatë procesit kishte strategji terrori dhe kërcënimesh kriminale të dirigjuara nga policia e shtetit.

Ora 13:10 Doshi rrëfen SMS e Ramës, sulmon Bushatin: Ka lindur i zi
Tom Doshi ka reaguar pas marrjes së mandatit në Shkodër.

Nëpërmjet një konference për shtyp, ai tha se kryeministri Rama e ka uruar për fitoren dhe se premtimet e tij kanë mbështetjen e Ramës për mandatin katër vjeçar.

Për ministrin Ditmir Bushati tha se “ai ka lindur i zi dhe s’ka pse ta komentojë”.

Doshi për LSI: Ilir Meta "kancer" për qeverinë
Tom Doshi u shpreh i kënaqur për ndarjen e Edi Ramës me Ilir Metën, të cilin e quajti”kancer” për qeverinë.
 
“Fat i madh që PS arriti të fitojë qeverisjen vetëm. Unë i kam thënë Edi Ramës që nuk ka qenë kryeministër, me atë kancer që ka pas, me Ilir Metën dhe me gjithë ato parti që i kërkonin drejtori. Unë nuk I kërkoj asgjë Edi Ramës vetëm të bëjmë këto premtime që i kam dhënë Shkodrës”.
 
Tom Doshi arriti që ta bëjë PSD-në parti të tretë në Shkodër, duke ia kaluar edhe LSI me të cilën ka një sfidë personale.

Në konferencën për shtyp pas shpalljes së rezultatit, deputeti i Shkodrës u duk se do t’i bashkohet në votime Partisë Socialiste nëse merr mbështetje nga Edi Rama për akcizën e duhanit dhe për ujësjellësin e Shkodrës.



Ora 13:00 Numërohen kutitë e para për Bashkinë Kavajë, kryeson PS



Ora 12:40 FOTO/Poster 'Basha ik' në murin e selisë së PD
Një poster “Basha ik” është vendosur dje në mbrëmje në murin kryesor, në hyrje të selisë së Partisë Demokratike në Tiranë.

Nuk dihet se kush janë autorët e këtij veprimi që çon një mesazh të drejtpërdrejt dhe të fortë te kryetari i PD.   
basha ik foto te pd
(Posteri "Basha ik" në selinë e PD)

Ora 12:36 LIBRA pa mandat, Blushi: Përgjegjësia e gjitha e imja

Ndërkohë që procesi i numërimit po shkon drejt fundit, kryetari i LIBRA, Ben Blushi, i cili nuk arriti të marrë asnjë mandat, ka reaguar për herë të parë.
Blushi , nëpërmjet një postimi në fb, falënderoi LIBRA, dhe tha se përgjegjësia ishte e gjitha e tija

Ora 12:30 Kavajë, nis numërimi për kryetarin e Bashkisë
kavaje numerimi


Ora 12: 20 Basha shkon te zyra e Berishës
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka mbërritur në këto momente te zyra e Sali Berishës pranë "ABA Center".

Ora 12:00 Merkel-Ramës: Urime të merituara, pres të takohemi!
Urimi i parë për Edi Ramën pas fitores së zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit, vjen nga kancelarja gjermane, Angela Merkel. 

Përmes një mesazhi drejtuar kreut të qeverisë shqiptare, kancelarja gjermane e uron atë për fitoren e PS. 

"Urime të merituara. Pres të takohemi për pak ditë", shkruan Merkel në mesazhin drejtuar Ramës.

Kryeministri Edi Rama dhe kancelarja Angela Merkel pritet të takohen gjatë punimeve të samitit të BE-së, me vendet e Ballkanit Perëndimor në Trieste, Itali, në 12 korrik.

Ora 11:40 Shtypi gjerman: Rama zanatçi në politikë, sfidat e mandatit të fortë
Artisti me dorë të mirë edhe në politikë - Fitorja sipas të gjitha gjasave e Edi Ramës në zgjedhjet e 25 qershorit trajtohet të martën gjerësisht në shtypin gjermanofon.

Ora 11:30 Mungojnë numëruesit e PS, bllokohet numërimi në Kavajë
Mungesa e numëruesve socialistë, ka bërë që të bllokohet numërimi në Kavajë. 

Në KZAZ-në e këtij qyteti ka prezencë të theksuar të militantëve të PD si dhe forca të shumta policie për mbarëvajtjen e procesirt. 

Ndërkohë, pranë KZAZ-së ka mbërritur edhe ministri teknik i Brendshëm, Dritan Demiraj, i cili takoi efektivët e policisë. 
demiraj ne kavaje
Ministri i Brendshem Dritan Demiraj në Kavajë

Ora 11:00 VIDEO/Shkodër, militanti i PD fyen Bushatin
Një incident është shënuar jashtë KZAZ-së në Shkodër, ku po numërohen kutitë e fundit. 

Kreu i listës së kandidatëve për deputet dhe njëherazi ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është fyer nga një person në momentin kur ka dalë nga ambientet e numërimit të votave. 

Kjo situatë ka sjellë edhe reagimin e mbështetësve të PS, ndërsa ka qenë ndërhyrja e policisë që ka shmangur përshkallëzimin e këtij incidenti. 



Ora 10:50 Bllokohet sërish numërimi te KZAZ 35
Është ndërprerë sërish numërimi te KZAZ Nr.35 pranë shkollës "Vasil Shanto" në Tiranë. 

Shkak është bërë një përplasje e numëruesve të LSI-së me punonjësit e policisë. Blutë kanë pretenduar se disa prej numëruesve të LSI-së nuk kanë pasur me vete dokumentacionin e duhur për t'u futur në grupet e numërimit. 

Në shenjë proteste, numëruesit e LSI kanë lënë tavolinat e numërimit dhe kanë dalë jashtë KZAZ-së. Në këtë KZAZ janë dhe 28 kuti për t'u numëruar. 

Ndërkohë, në një reagim për mediat, Policia sqaroi se s'ka lejuar të futen brenda KZAZ dy persona të cilët nuk kanë pasur dokument identifikimi me vete. 



Njoftimi i policisë për ngjarjen te KZAZ Nr.35

Paraprake

Më datë 27.06.2017, rreth orës 11:00, tek V.N.V., nr 35 e cila ndodhet në shkollën "Vasil Shanto", kanë kërkuar të hynë dy shtetas pa dokument identifikimi me vete, të cilët nuk janë lejuar nga punonjësit e policisë që të hynë në ambientet e kësaj V.N.V.-je.

Si rrjedhojë është ndërprerë proçesi i numërimit të votave për disa çaste.

Pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë lejuar të futen në V.N.V. dhe proçesi i numërimit ka rifilluar normalisht.

[gallery]22831[/gallery]
Ora 10:40 Çako mesazh për drejtuesit e Policisë
Kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako u ka dërguar një mesazh drejtuesve të policisë në rrethe për menaxhimin efikas të zgjedhjeve të 25 qershorit. 

Çako ka falenderuar të gjithë efektivët e policisë për mbarëvajtjen e procesit elektoral. 

Mesazhi i Çakos:

"Te nderuar drejtues dhe kolegë!

Ndonëse jemi në fazën përmbyllëse të procesit zgjedhor, Ju përcjell falënderimet dhe vlerësimin maksimal për angazhimin Tuaj profesional, korrekt dhe ligjor të detyrës në këtë mision sa të rëndësishëm por edhe të ngarkuar.

Mirënjohja ime shkon për të gjithë drejtuesit e Policisë, qendrorë dhe vendorë, të cilët ndonëse në një presion të paprecedent politik dhe psikologjik, me profesionalizëm menaxhuan me sukses situatat dhe realizuan detyrën.

Respekt dhe krenar për çdo punonjës Policie, të cilët morën pjesë dhe kryen me sukses detyrën duke bërë të mundur ruajtjen e integritetit policor dhe maksimalizimin e sigurisë së qytetarëve në të gjithë vendin për shprehjen e vullnetit kushtetues të votës së lirë.

Suksesi i kësaj detyre, mbetet moral i lartë për misione dhe sfida të tjera që kemi përpara.

Drejtori Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
Drejtues MADHOR
Haki ÇAKO"


Ora 10:30 Edi Rama mbërrin në selinë e PS-së



Ora 10:15 LSI njeh rezultatin e 25 qershorit, Vasili: Do jemi opozita e vërtetë
Lëvizja Socialiste për Integrim ka njohur rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit. 

Kryetari i kësaj force politike, Petrit Vasili u shpreh gjatë një konference për shtyp se LSI do jetë opozita e vërtetë e katër viteve të ardhshme në Kuvend.

Ai tha se rezultati i LSI në këto zgjedhje është mjaft pozitiv, ndërsa qytetarët i kanë ngarkuar kësaj force politike një mision historik. 

"Votues shqiptarë, mijëra e mijëra të rinj, ishin lajtmovitmi i fushatës tonë në këtë fushatë të vështirë, por shumë motivuese.

Mijëra e mijëra burra e gra jo vetëm votuan LSI por i ngarkuan asaj një mision historik të jashtëzakonshëm i cili ka të bëjë më në fund me bërjen e Shqipërisë me një opozitë të vërtetë. 

213 mijë votat ishin goditja më e rëndë që mund t'i jepej kësaj strategji dhe krijimi i asaj rruge tepër të gjatë, ku më së dfundi pas 4 vitesh mijëra e mijëra shqiptarë do të kenë zërin e tyre në Parlamentin e Shqipërisë",
 u shpreh Vasili.

Kreu i LSI theksoi se LSI do denoncojë strategjinë e terrorit, sipas të cilit u karakterizuan zgjedhjet parlamentare. 

"LSI do jetë një zë i cili do denoncojë strategjinë dhe terrorin e këtyre zgjedhjeve, strategji që do denoncohet me dokumente, fakte, filmime.

Së dyti, zëri i kësaj opozite do të jetë një zë që do zhbëjë moralisht strategjinë e drogës dhe parave të fëlliqura që rrjedhin prej saj
", deklaroi Vasili.  



Ora 10:10 Reagon Erisa Xhixho: Fitoi sinqeriteti i qytetarëve të Fierit
Kandidatja e LSI-së në qarkun e Fierit, Erisa Xhixho, e cila renditej e treta në listë ka folur për herë të parë pas rezultateve zgjedhore në Fier.

Pavarësisht se nuk u zgjodh deputete Xhixho është shprehur se, arriti fitoren më të madhe, sinqeritetin e të rinjëve grave, vajzave dhe gjithë qytetarëve të qarkut Fier.

“Falenderoj nga zemra LRI Fier dhe gjithë të rinëjve të qarkut Fier grave, vajzave dhe gjithë qytetarëve për çdo shtrëngim duarsh, dashuri buzëqeshje që më keni dhuruar me gjithë sinqeritetin e një miqësie që fitova falë jush. Kjo është fitorja më e madhe".

Ora 08:40 PDIU "luftë" me PS për mandatin e Shpëtim Idrizit
PDIU ka humbur mandatin e deputetit në Qarkun e Tiranës që prej mbrëmjes së djeshme, pas rritjes në vota të PS.  

PS ka arritur të marrë 183 489 vota, ose 18 mandate, PD 118 799 vota ose 11 mandate dhe LSI 52 453 vota ose 5 mandate. Pikërisht mandati i 18 i PS-së ishte ai që i iku PDIU-së disa orë më parë. 

Nëse PDIU kalon pragun e 3% (2.95% aktualisht), atëherë mandati do t'i kalojë kreut të PDIU, Shpëtim Idrizi. 

Rezultatet në Qarkun e Tiranës:

PS  -  183 489 Vota, 18 mandate

PD -   118 799 Vota, 11 mandate 

LSI  -  52 453 Vota, 5 mandate 

PDIU  -  11 320 Vota (në kufirin e një mandati)

Deputetët e rinj në Qarkun e Tiranës

PS 

Elona Gjebrea

Besnik Baraj

Olta Xhaçka

Blerina Gjylameti

Pandeli Majko

Saimir Tahiri

Vasilika Hysi

Ervin Bushati 

Ogerta Manastirliu

Fatmir Xhafaj 

Rakip Suli

Arben Ahmetaj 

Xhemal Qefalia 

Sadri Abazi 

Ulsi Manja 

Klotilda Bushka

Sadi Vorpsi

Arben Pëllumi

PD

Lulzim Basha

Orjola Pampuri 

Rudina Hajdari

Grida Duma 

Albana Vokshi

Jorida Tabaku 

Sali Berisha

Halim Kosova

Gent Strazimiri

Fatmir Mediu

Dashamir Shehi

LSI

Klajda Gjosha

Kejdi Mehmetaj 

Floida Kërpaçi 

Endrit Braimllari

Luan Rama

Ora 08:20 Drejt fundit numërimi në Durrës, Duka jashtë Kuvendit
Vijon procesi i numërimit të votave në qarkun e Durrësit. Nga 421 kutitë e numëruara nga 460 kuti që janë në total, kryeson Partia Socialiste e ndjekur nga PD dhe LSI.

Në bazë të rezultatit që prodhojnë kutitë e numëruara, Partia Socialiste ka marrë 66298 vota ose 8 mandate, PD ka marrë 37333 vota ose 4 mandate, ndërsa LSI ka 20910 vota ose 2 mandate.

Nga rezultatet paraprake të numërimit rezulton se kreu i PAA-së, Agron Duka, i renditur i pesti në listën e Partisë Demokratike në këtë Qark, rrezikon të mos jetë pjesë e Parlamentit të ardhshëm.

Rezultati në Durrës

PS - 66 298 vota ose 8 mandate

PD - 37 333 vota ose 4 mandate

LSI - 20 910 vota ose 2 mandate

Ora 08:00 PS arrin të bëjë qeverinë e vetme, mesazhi i Ramës në FB 
Numërimi i votave po shkon drejt fundit, ndërsa tashmë është bërë e qartë se mandatet e marra në këto zgjedhje, bëjnë që PS të formojnë qeverinë e vetme. 

Kryeministri Edi Rama iu ka uruar mëngjesin në Facebook të gjithë ndjekësve të tij me një Falenderim për fitoren e thellë të PS-së në zgjedhjet parlamentare të së dielës. 

Rama ka postuar një bluzë ku është i stampuar slogani i PS në këto zgjedhje për "Shqipërinë që duam", ndërsa në fund është shkruar "Faleminderit".
rama ne fb
(Postimi i Ramës në Facebook)

Kur janë numëruar 98% e kutive të votimit, PS ka arritur të sigurojë 74 mandate në Kuvend, nga 71 që i duhen për formimin e qeverisë.

Kjo bën që socialistët të mos trokasin te partitë e tjera për të bërë shumicën, por të qeverisim vetëm, duke shënuar kështu për herë të parë një qeveri maxhorancë pa koalicion.  

Ora 07:30 Humbja, kandidati i PD: Basha jo fajtor, qytetarët më kërkonin lekë
PD arriti të marrë vetëm 3 mandate në Qarkun e Elbasanit, ndërsa një prej kandidatëve të saj, Fitim Zekthi, i renditur i gjashti në listë, nuk arriti të zgjidhej deputet.
 
Ai ka reaguar përmes një statusi në Facebook, duke iu referuar humbjes së thellë të PD-së në këto zgjedhje.
 
Sipas tij, humbja nuk ishte për faj të kryedemokratit Basha, siç po e ‘kryqëzojnë’, por për shume arsye te tjera. Ai shkruan se votat u blenë, ndërsa shton se vetë atij qytetarët i kërkonin para gjatë fushatës.
 
“PS, LSI dhe PDIU kane blere vota. Jemi ne nje gjendje te mjere: nje pjese shume e madhe duan para, pra te vete njerezit ka hyre fort kjo kulture e shitjes. Mua vete me kërkuan para”, shkruan Zekthi.

Ora 07:20 Kavaja ndëshkon sërish PD, PS del forcë e parë politike
Numërimi i votave në Kavajë po shkon drejt fundit teksa kanë mbetur edhe dy kuti për të mbyllur procesin.
 
Bastioni historik i Partisë Demokratike duket se ka ndryshuar me 180 gradë qëndrimin e tij ndaj politikës.
 
Deri më tani Partia Socialiste ka mundur të marrë 9965 vota kundrejt 9171 të Partisë Demokratike.
 
Lëvizja Socialiste për Integrim ka mundur të fitojë 3147 vota.
 
Kavaja votoi të dielën edhe për kryetarin e Bashkisë, por numërimi i votave ende nuk ka nisur pa përfunduar më parë procesi i parlamentareve. 

Rezultatet në Kavajë:
 

PS - 9965 vota
 
PD - 9171 vota
 
LSI - 3147 vota

Ora 07:10 Vijon numërimi në qarqet Tiranë, Berat, Durrës, Elbasan, Shkodër.

Ora 06:00 Janë numëruar mbi 95% të kutive/ Udhëheq PS me 74 mandate, PD 43, LSI 19, PDIU 3 dhe PSD 1
Vijon numërimi në qarqet: Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan dhe Berat. 

Ora 03:00 Përfundon numërimi në Qarkun Lezhë/ PS i rrëmben një mandat PD-së
Ka përfunduar numërimi dhe në Qarkun e Lezhës, në të cilin Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë dalë barazime me nga 3 deputetë, ndërsa deputetin e 7 e mori LSI.

Në këto zgjedhje PS ka pësuar rritje prej 7 % në qarkun e Lezhës nga 2013 dhe ka arritur ti rrëmbejë një deputet PD-së. 

Lezhë-PS
Lindita Nikolla
Pjerin Ndreu
Gjetan Gjetani
 
Lezhë-PD
Aldo Bumci
Lindita Metaliaj
Andon Frrokaj
 
Lezhë-LSI
Viktor Tushaj                                                         

Ora 02:45 Ndërpritet numërimi, tek KZAZ nr 35, shkolla Vasil Shanto në Tiranë
Ndërprerja e proçesit u vendos për shkak të lodhjes së komisionerëve dhe do të rifillojë sot në mengjes në orën 09:00.

Ora 02:25 Deri tani është mbyllur numërimi në Vlorë, Gjirokastër, Kukës, Korçë, Dibër dhe në Fier. 

Ora 01:55 Përfundon numërimi në Fier/ PS 10 mandate, PD 4 dhe LSI 2
Ka përfunduar proçesi i numërimit në Qarkun e Fierit dhe PS ka dalë forcë e parë me 10 deputetë, Partia Demokrate me 4 dhe LSI 2.
 
Partia socialiste ka pësuar një rritje prej 12.6 % nga katër vjet më parë dhe ka marrë një mandat më shumë, mandat që në 2013 e ka fituar PDIU.

Fier-PS
Erion Braçe
Adelina Risto
Bashkim Fino
ISmet Beqiraj
Antoneta Dhima
Bujar Çela
Tatiana Piro
Anduel Xhindi
Gramoz Ruçi
Xhavit Bushaj
 
Fier-PD
Enkelejd Alibeja
Genc Pollo
Muslim Murrizi
Luan Baci
 
Fier-LSI
Petrit Vasili
Robert Bitri

fier

Ora 01:35 Mbyllet numërimi në Kukës
Është mbyllur proçesi i mumërimit në Kukës, ku forcë e parë ka dalë Partia Demokratike e cila ka siguruar dy deputetë dhe Partia Socialiste ka marrë vetëm një.
 
Kukës-PD
Flamur Noka
Isuf Çelaj

Kukës-PS
Mimi Kodheli 

kuksi

Ora 01:35 PS ia merr serish mandatin PDIU

Ora 01:30 Braçe thumbon LSI: Kjo ishte forca e paparë
Pas fitores së thellë në qarkun e Fierit, deputeti i PS, Erjon Braçe, që ishte edhe drejtuesi politik i socialistëve nga Divjaka u shpreh se përgjegjësia nga qytetarët është shumë e madhe, ndërsa thumboi LSI dhe PD.
 
“PD ka humbur pushtetin elektoral edhe në këtë bashki të re. Ndërsa janë 11 mijë vota më shumë se ajo që ishte forcë e parë, forcë e paparë.
 
Nëse kjo forca e parë, e paparë me këtë apo atë kryetar në qarkun e Fierit ka marrë 15 mijë vota, ne këtu kemi marrë në Divjakë kemi marrë mbi 13 mijë vota.
 
I dhatë mundësinë Ramës të qeverisë i vetëm, për shërbim ndaj qytetarëve dhe ndershmëri.
 
Nuk kemi kohë për të humbur, partitë ngrihen, por edhe bien shpejt, shembulli i PD duhet të na bëjë të reflektojmë
” deklaroi Braçe, për t’i lënë më pas vendin fishekzjarrëve dhe festës së socialistëve.

Ora 01:20 Debat gjatë numërimit, nënkryetarja nxjerr jashtë përfaqësuesin e LIBRA
Ndërkohë që vijon numërimi i votave në KZAZ nr 39 tek Muzeu në Tiranë, një nga përfaqësuesit e LIBRA ka debatuar me nënkryetaren e komisionit të numërimit, për vlefshmërinë e një flete votimi.

Nënkryetarja e komisionit të numërimit në KZAZ 39, e cila është përfaqësuese e Partisë Demokratike, ka thënë se fleta e votimit është e vlefshme, ndërkohë që përfaqësuesi i LIBRA-s ngulte këmbë për të kundërtën.
 
Debati acaroi në ngritjen e toneve të zërit dhe kjo bëri që nënkryetarja e KZAZ të nxjerrë jashtë ambjenteve të numërimit, përfaqësuesin e LIBRA-s.
 
Ora 01:10 Humbja e PD, Halim Kosova: Do të nxjerrim të gjitha konkluzionet
Kandidati për deputeti i Partisë demokratike Halim Kosova, është shprehur për gazetarët e Report TV se duhet të presim përfundimin e numërimit për të nxjerë konkluzionet e duhura për rezultatet e arritura nga PD.
 
Kosova i cili është duke monitoruar numërimin në KZAZ 35 tek shkolla Vasil Shanto, ka thënë se janë rreth 30 kuti të tjera për tu numëruar dhe proçesi po shkon i qetë.
 
"Porosia që ju kemi dhënë komisionerëve për të numëruar në mënyrë korrekte çdo votë është zbatuar", tha Kosova.
 
I pyetur për rezultatet e PD në rang kombëtar, doktor Halimi, u shpreh se, nuk është në dijeni për gjithë Shqipërinë.
 
“Lexova deklaratën e Ambasadës Amerikane dhe nuk i heq asnjë presje, pasi nuk është cënuar asgjë në proçesin e numërimit”, u shpreh ai.
 
I pyetur nga gazetarja e Report TV: Se si e shpjegon Rezultatin e PD? Doktor Kosova u shpreh se “Nuk mendoj se është një konkluzion që duhet ta themi në mesnatë, pas një dite të gjatë dhe të lodhshme, duhet të ulesh këmbëkryq për të parë gjithë arsyet e këtij rezultati. Konkluzionet e  do të nxjerrin arsyet e rezultateve të PD-së dhe është një moment për të reflektuar, çfarë duhet të bëjë më mirë, që të fitojë besimin e votuesve dhe kjo duhet bërë patjetër”.

Ora 01:00 Gjirokastër, socialistët festë pas marrjes së tre mandatave
Edhe në Gjirokastër Partia Socialiste ka nisur festën për fitoren. Simpatizantët dhe mbështetësit e PS pas mbylljes së procesit të numërimit nisin festën nga selia dhe rrugët e qytetit.

PS ka marrë tre deputetë, PD një dhe LSI një.



Ora 00:55 PDIU rimerr mandatin në Tiranë, PS 17

Ora 00:20 Basha: Do të flas në fund të numërimit
Rreth orës 00:15 minuta kryetari i PD, Lulzim Basha ka lënë zyrën e selisë blu.

I vrenjtur dhe qartësisht dukshëm i dëshpëruar për humbjen e thellë lideri demokrat nuk ka pranuar që të japë asnjë prononcim për mediat.

Komenti i tij ka qenë i shkurtër dhe i prerë për mediat që e prisnin me interes “Në fund të numërimit do të kem komentet e mia” u shpreh ai, teksa largohej me nxitim për në makinë.

Në rezultatet e deritanishme PD ka marrë vetëm 43 deputetë përballë 74 të PS. 



Ora 00:15 Deputetja e PDIU i bashkohet PS: Nuk kam parti, jam me Ramën
Deputetja e zgjedhur nga PDIU në qarkun e Dibrës, Reme Lala i bashkohet Partisë Socialiste.
 
Pas zyrtarizimit të rezultatit, Lala në një prononcim për mediat u shpreh se së bashku me Ramën Kryeministër do të bëjë rrugën e ‘Arbrit’.
 
Unë nuk kam asnjë parti, partia ime jeni ju. Për Dibrën do i bashkohem vullnetit të shqiptarëve për t’i dhënë timonin Ramës.
 
Bashkë me Ramën do ta bëjmë rrugën e ‘Arbrit’ brenda këtij viti, iu garantoj, nëse nuk bëhet do ta gris mandatin.
 
Vota ime do të shkojë për Dibrën dhe Shqipërinë dhe asnjëherë për tepsinë
” deklaroi ajo.
 
Me lëvizjen e fundit, PS  shkon në 75 mandate, ndërsa PDIU mbetet në 2 deputetë.



Ora 00:05 PS merr mandatin e 18 në Tiranë, Shpëtim Idrizi jashtë Kuvendit

Lajmet minute pas minute dita e Hene, 26.6.2017
Ora 23:55 Rama del nga selia e PS, përshëndet simpatizantët, nuk prononcohet 



Ora 23:45 Tom Doshi mund LSI në Shkodër
Surpriza e qarkut të Shkodrës në këto zgjedhje ishte Tom Doshi, pasi ka arritur që jo vetëm të dalë deputet, por edhe të marrë më shumë vota se Lëvizja Socialiste për Integrim.
 
Doshi garon në siglën e PSD, duke u renditur i treti pas PD dhe PS në qarkun e Shkodrës.
 
Deri në kutinë e 361 nga 421, LSI ka marrë 10492, ndërsa Tom Doshi 10838 vota.
 
Deri më tani PS ka siguruar 4 deputetë, ndërsa PD 5, PSD dhe LSI nga 1 deputet.

Ora 23:45 Mbyllet edhe Gjirokastra me Vlorën, futet Dule, jashtë Ristani
Është mbyllur procesi i numërimit të votave edhe në Vlorë dhe Gjirokastër. Në qytetin bregdetar, PS ka marrë 8 mandate, PD vetëm 3 dhe LSI vetëm një mandat.
 
Vlorë-PS
Damian Gjiknuri
Vilma Bello
Alket Hyseni
Vullnet Sinaj
Andrea Marto
Edi Rama
Edmond Leka
Fatmir Velaj
 
Vlorë-PD
Agron Shehaj
Nadire Mecorapaj
Vangjel Dule
 
Vlorë-LSI
Shezai Rrokaj
 
Në Gjirokastër PS ka marrë tre deputetë, PD një dhe LSI një.

Gjirokastër-PS
Bledar Cuci
Mirela kumbaro
Flamur Golemi
 
Gjirokastër- PD
Tritan Shehu
 
Gjirokastër-LSI
Vangjel Tavo

Ora 23:30 KQZ: Sonte përfundon numërimi
Në një konferencë për shtyp zëdhënësja për shtyp e KQZ, Drilona Hoxha, ka thënë se kanë perfunduar numërimi në  720 QV dhe ka shumë KZAZ në process përfundimi, si në Vlorë, Lezhë, Kukës, Gjirokastër, Fier, ndërkohë vijon Proçesi i numërimit në Shkodër, Tiranë dhe Durrës.

“KQZ shpreson që proçesi i numërimit të mbarojë gjata natës së sotme. Vlerësojmë punën e komisionerëve të cilët vendosën standartet të reja në numërimin e votave. Pas kaq shumë kohësh kemi arritur të numërojmë 90% të kutive brenda 24 orësh. KQZ inkurajon dhe mbështet komisionerët që të vijojnë punën për të përfunduar numërimin gjatë natës së sotme”, u shpreh Hoxha.

Gjithashtu Hoxha ka thënë se ka filluar dorëzimi I materialeve zgjedhore I KZAZ-ve që kanë përfunduar proçesin e numërimit. 



Ora 23:20 PS nesër festë, Veliaj: Marrim 18 mandate në Tiranë
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj thotë se Partia Socialiste duhet që ta menaxhojë me përulësi fitoren, pasi rreziku më i madh është nëse i hipën vetja në qejf.
 
Veliaj lajmëroi që nesër PS do të ketë një festë në sheshin Skënderbej për fitoren në zgjedhje, ndërsa shtoi se e majta arriti që të fitonte edhe në disa bastione të PD.



Ora 23:10 Akuzat nga LSI, Tahiri i përgjigjet Metës
Kryetari i PS për Tiranën, Saimir Tahiri në një prononcim nga selia rozë është shprehur i bindur se socialistët do të marrin edhe mandatin e 18 në kryeqytet.
 
Janë duke u numëruar votat, procesi nuk ka mbaruar, është peshë e madhe që qytetarët na kanë ngarkuar.
 
Nuk dua të shti fall, por jam i bindur që aty po shkojmë, drejt mandatit të 18”
.
 
Tahiri i ktheu një përgjigje edhe Ilir Metës pas shkëmbimit të akuzave të forta.
 
Besimi i qytetarëve është përgjegjësi për të rikuperuar kohën e humbur në 20 e kusur vite, për një të ardhme më të mirë për shqiptarët.
 
Për një shtet që nuk punon për partitë. Ky rezultat tregon që njerëzit na kanë dhënë atë që duhet për ta çuar Shqipërinë përpara tepsi.
 
Rezultati ka një përgjigje për të gjithë, por le të mbarojmë, dhe se cili do të gjejë mundësi për të para rezultatin dhe për të ndjerë konkluzionin
” tha ai.



Ora 22:50 Socialistët nisin festën në Vlorë pas fitores
Partia Socialiste në Vlorë ka filluar festën, teksa procesi i numërimit është thuajse në fund. Në Vlorë PS ka marrë 8 mandate, PD vetëm 3 dhe LSI një.

Ora 22:30 Garë e fortë në Shkodër, PD rimerr mandatin e 5

Ora 22:25 PS i merr mandatin e 5 PD në Shkodër, Ndoka jashtë
Përmbyset sërish rezultati në Shkodër, PS rimerr mandatin e pestë, PD mbetet me katër dhe Nard Ndoka jashtë.

Ora 22:15 Mbyllet numërimi në Patos, fiton PS
Patos

Ora 22:00 Mbyllet edhe Dibra, PD dhe PS nga 2 deputetë
Pas Korçës është mbyllur procesi i numërimit edhe në qarkun e Dibrës.
 
Nga 6 deputetë, PS ka marrë 2, edhe PD po 2, ndërsa LSI dhe PDIU nga një.
 
PS
Ilir Beqaj
Almira Xhembulla
 
PD
Dhurata Çupi
Xhemal Gjunkshi
 
PDIU
Reme Lala
 
LSI
Përparim Spahiu

diber perfundonb numerimi

Ora 21:20 Mbyllet numërimi në Korçë, PS 6 mandate, PD 4, LSI 1
Mbyllet numërimi në qarkun e Korçës. PS ka marrë 6 mandate, PD 4 mandate, LSI një mandat.

Nga PS marrin mandatin Peleshi, Shalsi, Spiropali, Pendavinji, Xhakolli dhe Edlira Bode, ndërsa nga PD, Valentina Duka, Salianji, Hoxholli dhe Klevis Balliu. Për LSI ka fituar mandatin vetëm Panariti.
korca

Ora 20:15 LSI rimerr mandatin e 5 në Tiranë
Vijon beteja në Tiranë mes PS dhe LSI. Pas numërimit të 760 kutive nga 1198, LSI i ka marrë mandatin e 5 PD. Luan Rama i LSI për momentin është deputet duke ia rrëmbyer mandatin Gerti Bogdanit të PD që është i 12 në listën e opozites, por gara ende nuk ka përfunduar, pasi rezultatet mund të ndryshojnë sërish duke qenë se janë shumë kuti për t’u numëruar. 

Ora 20:10 Rikthehet PD, rinis numërimi te KZAZ nr. 35 në Tiranë
Pas rreth dy orës bllokim ka rinisur në KZAZ nr. 35 në Tiranë procesi i numërimit të votave.
 
Përfaqësuesit e PD në komisionin e numërimit janë rikthyer në detyrë pas largimit rreth orës 18:30.
 
Tashmë vijon normalisht procesi i numërimit për zonën e Njësisë nr. 5.

Ora 19:45 KQZ thirrje: Numërimi të mbyllet brenda afateve
Kryetari i KQZ, Klement Zguri në një deklaratë për mediat u ka bërë thirrje komisionerëve që të përmbyllin brenda afatit të përcaktuar procesin e numërimit të votave (sonte në orën 22:00).
 
Procesi të mbyllet brenda afatit të përcaktuar në mënyrë transparente dhe ligjore. U bëj thirrje partive që të inkurajojnë komisionerët për të vijuar normalisht numërimin e të gjitha votave.
 
Procesi i numërimit ka vijuar normalisht por për shkak të lodhjes së shfaqur apo ndonjë incidenti, KQZ ka treguar gatishmëri për të ofruar zgjidhje dhe për të garantuar numërimin e votave.
 
Administrimi i zgjedhjeve ka shënuar një standard të ri pozitiv, siç u pa edhe në raportorin paraprak të OSBE/ODIHR”
tha ai. 

Deklarata e plotë
Në përmbyllje të afatit ligjor për shpalljen e rezultateve të votimit të zgjedhjeve të 25 qershorit, jam këtu për t’ju bërë thirrje të gjithë komisionerëve të Zonave të Administrimit Zgjedhor dhe anëtarëve të grupeve të numërimit të votave, të angazhohen për të mbyllur dhe tabeluar rezultatin e zgjehdjeve.
Dua t’i siguroj keta komisionerë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është këtu për të qenë në krah të tyre, për t’i ndihmuar ata për çdo kërkesë e cila përshpejton mbylljen e numërimit të çdo vote.

Po ashtu, jam këtu për tu kujtuar se në këto zgjedhje ata kanë shansin të tregojnë se në Shqipëri mund të votohet e numërohet me profesionalizëm dhe në transparencë të plotë. Komisionerët kanë shansin që në këto zgjedhje të sigurojnë një standard të ri, atë të përmbylljes së një procesi brenda afateve që parashikon ligji.

Nga ana tjetër, kujtoj këtu se numërimi i votave është një proces i pandalshëm dhe do të vijojë deri në leximin e votës së fundit të hedhur në kuti nga qytetarët shqiptarë.

Për këtë arsye, është momenti për tu bërë thirrje subjekteve zgjedhore që të kontribuojnë në përmbylljen me sukses të këtij procesi, duke inkurajuar komisionerët dhe numëruesit e tyre të vijojnë numërimin e votave.

Përmbyllja e këtij procesi i shërben edhe vetë subjekteve në këtë garë elektorale.

Deri në këto momente procesi i numërimit ka vijuar normalisht, me disa raste të ndërprerjes së numërimit për shkak të lodhjes së shfaqur nga ana e numëruesve apo ndonjë incidenti që është ndjekur hap pas hapi nga KQZ. Për çdo rast, KQZ ka treguar gadishmërinë për të ofruar zgjidhje dhe për të inkurajuar numërimin e votave.

Nga ana tjetër, pa u mbyllur ende ky proces, vlen të theksoj se administrimi i zgjedhjeve ka shënuar një standard të ri pozitiv, dhe kjo u vlerësua edhe në raportin paraprak të OSBE/ODIHR.

KQZ shpreson që ky vlerësim i vëzhguesve të OSBE/ODIHR, të shërbejë si inkurajim edhe për forcat politike në Shqipëri, për mbylljen e këtij procesi në mënyrë profesionale, transparente dhe brenda afatit ligjor. 




Ora 19:25 Krujë, rifillon numërimi pas ndërprerjes në mëngjes
Ka rifilluar procesi i numerimit ne KZAZ 20 te qytetit te Krujes, procesi ishte nderprere ne oren 6 te mengjesit te sotem.
 
Numerimi ka rifilluar ne oren 17:00 te pasdites dhe aktualisht po numerohen 8 kutite e fundit te qytetit te Fushë Krujes nga te cilat 18 janë numeruar deri tani.
 
Ne avantazh vazhdon te jete partia Socialiste me nje avantazh prej rreth 1200 votash.

Ora 19:20 KZAZ 35: Numërimi mund të vijojë edhe me dy anëtarë, pritet vendimi
Numëruesit në këtë KZAZ janë të; PS, PD, LSI e PR 

Ora 19:15 Bllokimi, Majko: Dua të besoj se shkak është lodhja
Ndërsa deputeti i PS, Pandeli Majko u shpreh se dua të besoj se shkak i bllokimit të numërimit është lodhja fizike, duke i dërguar një mesazh kundërshtarit.
 
Nuk besoj që do të ketë bllokim, njerëzit janë të lodhur, besoj që duhen mirëkuptuar.
 
Dua të besoj se është lodhja, shpresoj që të zgjidhet. Ne socialistët te njësia 5 e dimë këtë, por për këtë duhet ti vendos fajin më shumë lodhjes
” tha ai për Report Tv.

Ora 18:55 Halim Kosova: Numërimi do të rifillojë shpejt
Kandidati për deputet i PD në një prononcim për Report Tv është shprehur se “Numërimi do të rifillojë shumë shpejt, PD mbështet numërimin deri në votën e fundit” tha ai.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD: Miliona euro për studimet për pyjet, asnjë rezultat

PD: Miliona euro për studimet për pyjet, asnjë rezultat