Mbyllet panairi i librit, lexuesit
"çorientohen" nga librat rozë

Mbyllet panairi i librit, lexuesit<br />
Panairi i librit u mbyll këtë të diel, ndërsa qindra lexues vërshuan në stendat e shtëpive botuese. Fundjava ka pasur fluksin më të madh. Por cila është rruga e duhur që lexuesit të orientohen te librat me vlerë.

Botuesja dhe shkrimtarja Flutura Açka pohon se të rinjtë janë ata që duhet të orientohen më shumë tek letërsia me vlera.

Përkundrejt reklamave të forta të librave komercialë, botuesi i Zenit, Krenar Zejno thotë se botuesit cilësorë nuk do t’iu shpallin luftë, por ka një mënyrë për tjetër për të tërhequr lexuesin tek Borgesi, Xhojsi, Pesoa apo tek Konica që vjen si botimi më i ri.

Pavarësisht asaj që ndodh me shitjen apo publicitetin shoqata, e botuesve ka vlerësuar me çmime një ditë më parë prurjet e reja dhe cilësore, që është një listë me 107 tituj për edicionin e 19- të Panairit të Librit. 3 janë çmimet: ku autori i vitit u shpall Agron Tufa për librin me poezi “Kafsha apo fantazma”. 

Përkthyesi i vitit u shpall Edvin Cami për librin “Dru qershie dhe ndjenja të vjetra” të autores kroato-gjermane Marica Bodrozic. Ndërsa në letërsinë për fëmijë u nderua me çmim Luan Rama për librin “Më quajnë Aleksandër Moisiu”. 

[gallery]19642[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull