Mbyllet përkohësisht Galeria Kombëtare e Arteve, godina do i nënshtrohet rikonstruksionit

Galeria Kombëtare e Arteve

TIRANË- Galeria Kombëtare e Arteve ka mbyllur përkohësisht dyert për vizitorët pasi godina do i nënshtrohet rikonstruksionit. Ministria e Kulturës njofton se aktiviteti i Galerisë Kombëtare të Arteve do të vijojë në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar apo entitete të tjera, ku do të zhvillohen ekspozita të përkohshme dhe programe publike.

"Referuar zbatimit të projektit të Ministrisë së Kulturës për rikonstruksionin e godinës së GKA-së, ambientet e këtij objekti do të mbyllen përkohësisht, duke filluar nga 18.10.2021 deri në përfundimin e punimeve. Galeria Kombëtare e Arteve është ngarkuar të marrë masa për transferimin e orendive, pajisjeve, arkivin administrativ pranë ambienteve të Albafilm sh.a. Por aktiviteti i institucionit do të vijojë. Në bashkërendim me Muzeun Historik Kombëtar apo entitete të tjera do të zhvillohen ekspozita të përkohshme dhe programe publike. Po ashtu, në bashkërendim me Ministrinë e Kulturës dhe Drejtoritë Rajonale Arsimore, do të zhvillohen aktivitete kreative për edukimin e fëmijëve, në institucione arsimore", njofton ministria.

Rikonstruksioni dhe rehabilitimi i hapësirave të Galerisë Kombëtare të Arteve do të kushtojë 1 miliardë e 365 milionë lekë dhe do të zgjasë 3 vite. Ky projekt është prezantuar nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila ka thënë se projekti nuk synon tjetërsim e godinës aktuale e projektuar nga arkitekti Enver Faja, por ruajtjen edhe zgjerimin e hapësirave ekzistuese, duke dyfishuar edhe vëllimin nga pjesa e pasme e godinës.

Një godinë simotër do i shtohet asaj ekzistuese, në pjesën e pasme, duke zgjeruar hapësirat e fondit të ruajtjes së veprave të artit, ekspozimit, laboratorëve restaurues, aktivitetit edukues për të rinj, fëmijë e shërbime për vizitorët. Nga 4.600 m2 që është sot, muzeu do të shtrihet në 10.100 m2.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Era: 18/10/2021 22:22

    I fshine dhe ca qindra mijra euro

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se strukturat shtetërore i kanë kapacitetet për të përballuar stinën e përmbytjeve?



×

Lajmi i fundit

John

Putin: Njerëzit e vaksinuar me Sputnik nuk duhet të privohen nga e drejta për të udhëtuar