Mbyllet procesi i aplikimeve për ‘deputeti që duam’, PS do përzgjedhë 100 kandidatë nga rreth 1600 aplikantë

Mbyllet procesi i aplikimeve për ‘deputeti që duam’, PS do përzgjedhë 100 kandidatë nga rreth 1600 aplikantë

TIRANË- Mbyllet procesi i aplikimeve për “Deputeti që Duam”. Report Tv mëson se rreth 1600 persona kanë shfaqur interes për të qenë pjesë e skudrës së PS për zgjedhjet e 25 prillit. Selia rozë do përzgjedhë rreth 100  kandidatë duke shqyrtuar videot dhe CV-të e dërguara. Faza e fundit do të jetë përzgjedhja e 20 kandidatëve të cilat plotësojnë kriteret e vendosura nga Partia Socialiste për t’u përfshirë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Nisma e kryesocialistit Rama, portali “deputeti që duam”, u prezantua në muajin tetor si një ftesë e hapur për këdo që ka ambicien për t’u futur në politikë e për të qenë pjesë e partisë socialiste.

Të vetmen gjë që duhen të bënin të interesuarit ishte të dërgonin një video me anë të së cilës të shprehnin interesin dhe të jepnin arsyet pse besonin se ishin zgjedhja e duhur për t’iu bashkuar PS, e po ashtu të dërgonin një CV të jetës profesionale dhe një letër angazhuese.

Sipas ekpsonentëve të rëndësishëm të PS, priroritet do të kenë gratë dhe vajzat në kuadër të nismës për ti përfshirë sa më shumë në jetën aktive politike.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave