Policia shoqëron disa protestues pas veprimeve të dhunshme, lirohet djali i Luan Baçit (VIDEO)

Pas mbylljes së protestës së sotme e cila zgjati rreth katër orë ku mbeten të plagosur tre efektivë policie, policia ka shoqëruar disa persona  të cilët ndërmorën akte dhune, mes të cilëve edhe djalin e Kreytarit të Partisë Demokratike të degës së Fierit. Ai u la i lirë gjatë mbrëmjes së sotme. Disa familjarë të protestuesve janë mbledhur pranë Drejtorisë së Policisë së Tranës dhe kërkojnë lirimin e të afërmve të tyre.

Sipas PD disa ish-deputetë të saj kanë shkuar në ndihmë të familjarëve të të shoqëruarve për të kujtuar lirimin e tyre.

Policia e quajti tubimin e opozitës të paligjshëm pasi nisi në mënyrë të papritur po edhe në kundërshtim me vetë kërkesën e organizatorëve për shkak se ajo zhvendos në mënyrë të papritur tek Kuvendi.

Gjatë këtij tubimi u dëmtuan tre punonjës policie dhe u lënduan disa persona si pasojë e efekteve të gazit lotsjellës i cili u përdor nga policia për të sprapsur turmën. Ndërkohë pas ngritjes së grupit hetimor po punohet për të identifikuar autorët e përfshirë në episodet e dhunës.

Pas përfundimit të protestës, djali i Kryetarit të Partisë Demokratike, Luan Baçi u shoqërua nga policia, akt i cili u kundërshtua nga babai i tij, me pretendimin se i biri është thjeshtë fëmijë.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se gjatë protestës së sotme policia u kthye në shënjestër të protestuesve. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu vizitoi në spitalin ushtarak punonjësit e Policisë të cilët u lënduan  gjatë protestës së ditës së sotme të zhvilluar para Parlamentit të Shqipërisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:21
Ish-deputetët e PD protestë tek drejtoria e policisë: Lironi protestuesit

Disa ish-deputetët të Partisë Demokratike kanë shkuar pranë Drejtorisë së Policisë ku kërkojnë lirimin e protestuesve të cilët janë ndaluar ditën e sotme pas protestës së dhunshme të opozitës përpara kryeministrisë.

Mes të shoqëruarve është dhe djali i Luan Baçit, kreu të PD-së në Fier.

Ora 22:11
Berisha: Narkopolici i jep viktimës goditjen e mëshirës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video nga momenti kur policia u përpoq të shpërndante protestuesit të cilët tentuan të hyjnë me forcë në Kuvend. Ai akuzon efektivët e policisë e cila shpërdau protestuesit të cilët po përpiqeshin të pengonin punën e tyre për të ndaluar sulmin ndaj parlamentit.

"Nje video e nje barbarie shtazore!

Shikoni kriminelin si i jep viktimes goditjen e meshires!

Ne video nje i moshuar shtrire nga gazi ne toke, dy persona qe po e ndihmojne, njeri eshte ish deputeti Gent Strazimiri dhe nje narkopolic i droguar qe e godet te shtririn me sprite ne fytyre, si vrases i jep viktimes goditjen e meshires. sb", shkruan Berisha.

Ora 20:19
Zëdhënësja e PD-së: Djali i Luan Baçit u sulmua sepse filmoi dhunën e policisë

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka publikuar video nga shoqërimi i djalit të Kreut të PD-së në Fier, Luan Baçit pas përfundimit të protestës së sotme duke e quajtur aktin e policisë të paprecedentë dhe të paligjshme.

Sipas saj në momentin kur djali i Luan Baçit ka filmuar dhunën që policia po i bënte protestuesve është sulmuar fizikisht e më pas është arrestuar nga policia.

Postim i plotë i Ina Zhupës:

Videot e dhunes policore te paprecedente dhe te paligjshme ndaj qytetareve te Fierit qe kishin marr pjese ne proteste.

Kryetarin e PD Fier Luan Baçi e lajmeruan qytetaret me telefon qe po dhunoheshin nga policia dhe ai bashke me djalin shkuan ne vendin e ngjarjes. Djali Bruno filloj te filmonte per te dokumentuar te verteten, pikerisht dhunen e policise ndaj qytetareve dhe ne kete moment ra vete viktime e dhunes se tyre.

Ne video e pare shikohet momenti kur Bruno Baçi, djali i kryetarit i PD Fier dhe ish deputeti Luan Baçi, del per te filmuar dhunen dhe nje polic i maskuar i sulet, e sulmon fizikisht edhe pastaj e arrestojne pasi e dhunuan. E papranueshme edhe jo ligjore.

Protestat do vazhdojne edhe me te fuqishme! Fieri dhe gjithe Shqiperia nuk ndalet nga hakmarrja primitive e nje kryeministri ne panik dhe te ikur!

1552764635_zhupa.png

Ora 19:30
Bardhi: Kushdo që urdhëroi dhunën ndaj qytetarëve do marrë ndëshkimin e merituar

Edhe sekretari i Përgjithshëm i partisë Demokratike, Gazmend Bardhi reagoi për protestën duke thënë se do të marrë ndëshkimin e merituar kushdo që ka dhunuar protestuesit

"Dënoj me forcë sulmin kriminal të Policisë së Shtetit me mjete të helmimit masiv ndaj qytetarëve, veçanërisht grave dhe fëmijëve në protestë. Kushdo që ka urdhëruar dhe ushtruar dhunë ndaj qytetarëve, në mënyrë të paligjshme dhe kriminale, do të marrë ndëshkimin e merituar!", shkruan Bardhi.

Ora 17:39
Tre efekivë të plagosur, Veliu i shkon në spital dhe falenderon kolegët: Ishit profesionistë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, vizitoi në spitalin ushtarak punonjësit e Policisë të cilët u lënduan  gjatë protestës së ditës së sotme të zhvilluar para Parlamentit të Shqipërisë, ku protestuesit  ushtruan dhunë duke qëlluar me gurë, sende të forta dhe lëndë piroteknike.

Veliu është interesuar te mjekët për shëndetin e punonjësve të Policisë dhe u ka uruar atyre shërim të shpejtë.

Më pas Drejtor i i Përgjithshëm ka takuar në ambientet e jashtme të spitalit edhe një pjesë të kolegëve të punonjësve të lënduar, duke i falënderuar për gjakftohtësinë, seriozitetin dhe profesionalizmin e treguar gjatë protestës së sotme.

Ora 17:18
PD: Protestuesi theu dy brinjë nga uji me presion që hodhi policia

Një tjetër protestues i lënduar është vizituar në spital nga përfaqësues të Partisë Demokratike. ish-deputetët Albana Vokshi dhe Tritan Shehu, vizituan në spital Eduard Shoshën 50 vjeç, i cili sipas tyre, ka të thyera dy brinjë nga goditja me ujë me presion.

Për pasojë, protestuesi - thotë PD-ja, është përplasur në bordurë.

Ora 16:52
Lleshaj: Policia në shënjestër të dhunës, keqardhje për opozitën

Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj reagoi pasprotestës së opozitës, ku evidenton faktin se policia e Shtetit ishte në shenjestër të dhunës të manifestuesve që mësynë ndaj Kuvendit të Shqipërisë.

"Edhe sot Policia e Shtetit u vu në shënjestër të dhunës së verbër që mësynte ndaj Kuvendit të Shqipërisë. Keqardhje për degradimin e opozitës parlamentare në gjendje parapolitike dhe respekt për përgjegjshmërinë e profesionalizimin e Policisë së Shtetit", shkruan Lleshaj në një postim në rrjetet sociale.

Ora 16:37
PD: Protestuesi u sulmua me gaz lotsjellës, ka humbje të shikimit

Ish-deputeti Luçiano Boçi ka shkuar në spital pranë disa qytetarëve që mbetën të lënduar në protestën që opozita mbajti sot përreth 4 orë tek kryeministria fillimisht, dhe më tej edhe para parlamentit, aty ku shpërtheu dhuna.

"Brutaliteti i policisë, me përdorimin e lëndëve helmuese, mbi protestuesit ka sjellë dëmtime serioze për ta. Junta ushtarako-policore e Ramës ka ushtruar dhunë dhe ka goditur qytetarët. Kodhel Çala është sulmuar nga afër me pistoletë lënd-hedhëse, drejt e në sy.  Ka humbje shikimi dhe komplikacione në frymëmarrje. Flamurmbajtësi, i veshur me simbolet e flamurit, Ago Nuhaj, goditet dhe ai. Gjendja shëndetësore është e agravuar me shikimin dhe frymëmarrjen. Ky është regjimi i “hajdutit” psiqik. Fundi është afër", shkruan Boçi teksa ka publikuar edhe fotot e protestuesve të lënduar.

Ora 16:27
Policia: Protesta e paligjshme! Tre efektivë të lënduar...do identifikojmë të gjithë dhunuesit

Policia e Shtetit reagoi pas protestës së sotme të opozitës ku evidenton faktin që zhvendosja nga kryeministria tek Parlamenti ishte në kundërshtim të plotë me ligjin, pasi nuk ishte theksuar ky itinerar në kërkesën që opozita kish bërë në polici për lejen e tubimit. Tre efektivë të policisë kanë mbetur të lënduar - thotë policia në një deklaratë zyrtare - të cilët u qëlluan me gurë dhe mjete të forta nga protestuesit, teksa ishin në një kordon sigurie para Kuvendit të Shqipërisë. Policia thotë se të lënduar pati edhe persona mes tubuesve për shkak të hedhjes së gazit në momentin kur turma çau kordonin e policisë. Policia thotë se pas ngritjes së grupit hetimor po punohet për të identifikuar autorët e përfshirë në episodet e dhunës.

Deklarata

Partia Demokratike e aleatët e saj, organizuan sot një tubim në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i cili, në kundërshtim të plotë me ligjin, në mënyrë të papritur dhe të pa lajmëruar, por edhe në kundërshtim me vetë kërkesën e organizatorëve për vendin e protestës, u zhvendos në sheshin para Kuvendit të Shqipërisë.

Gjatë tubimit të paligjshëm përpara Kuvendit, protestuesit krijuan incidente me Policinë dhe më pas e goditën, gjatë përpjekjes për të çarë kordonin e forcave të rendit. Mbi punonjësit e Policisë së Shtetit u hodhën gurë dhe mjete të tjera të forta. Për pasojë u lënduan dhe po mbahen në mbikëqyrje mjekësore 3 punonjës policie, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Edhe mes tubuesve pati të lënduar, si pasojë e efekteve të gazit lotsjellës, të përdorur nga Policia për të prapsur turmat e dhunshme.

Menjëherë pas mbylljes së tubimit, në vendin ku pati akte dhune mbi forca e rendit dhe ndaj institucionit të rëndësisë së veçantë, u ngrit një grup i posaçëm hetimor.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve të përfshirë si dhe dokumentimin e plotë të çdo episodi dhune.

Punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët u angazhuan në menaxhimin e tubimit vepruan me përgjegjësi të lartë dhe profesionalizëm, në përputhje me ligjin, duke garantuar ruajtjen e rendit e sigurisë publike si dhe respektimin e të drejtave të qytetarëve.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar të sigurojë zhvillimin e çdo tubimi paqësor, duke garantuar në çdo rast, sigurinë e jetës së qytetarëve dhe rendin publik, në respekt e zbatim të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.

Ora 16:21
Shoqërohet nga policia djali i kryetarit të PD-së Fier: Më q*** nënën! Mbajeni mend se ç'do ju bëj (VIDEO)

Djali i kryetarit të Partisë Demokratike për degën e Fierit, Luan Baçit, është shoqëruar nga policia pas përfundimit të protestës. Përmes një video të shpërndarë nga PD-ja, shihet momenti teksa efektivët e policisë së rendit kërkojnë të fusin në makinë djalin e kryetarit të PD-së. Luan Baçi e kundërshton këtë moment dhe thotë se me djalin në makinë do të futet edhe ai, pasi është thjesht një fëmijë.

Në video, dallohet që djali i Luan Baçi është i gjakosur pasi është qëlluar në fytyrë nga një person i paidentifikuar. Djali dëgjohet të thotë se personi që e qëlloi nuk ishte polic. 

"Mbajeni mend se çfarë kam për t'ju bërë. Do vij edhe unë me të. Po ai është fëmijë. Nëse e keni gjuajtur do e keni personale me mua", tha Baçi. Në video duken edhe persona të tjerë që shoqërohen në një automjet tjetër të policisë, të cilëve Baçi u drejtohet duke i thënë të mos tremben, pasi "këta janë legena, dhe nuk kanë çfarë t'i bëjnë".

 

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasa: 17/03/2019 11:18

    29 vjet demokraci edhe majmuni do ish bër njeri.Kjo lloj fare nuk kan për tu bër kurrë njerëz,mendja ësht gjë e madhe

    Përgjigju
    • Enver hoxha: 17/03/2019 14:31

      PD eshte parti ballistash, PD nuke respekton lgjin, PDes jane te gjithe kulake......PD jane te gjithe by.....ra

  • Ilo: 17/03/2019 07:53

    Kush flet per narkopolic krimineli dhe vrasesi Sali Berisha. Ketu drejtesine si prokurorine si gjykate it duhet ti nxjerresh para mitralozit dhe te mos kursesh asnje, qe kur lene kete plehre te rrjedhur te haje m. t.

    Përgjigju
  • dulja: 17/03/2019 06:02

    o plerate e pds o shkerdhata hyy plera shkoni kerkoni me fale nje here pere viktimate e gerdecit mbasandaje protestoni

    Përgjigju
  • Moni: 17/03/2019 00:58

    Shihni si vepron policia ne France me jeleket e verdhe dhe shihni si vepron policia ne Shqiperi. Ne France pas gazit, policia do i merrte perpara me shkopa gome derisa te shperndaheshin. Ne Shqiperi policia eshte shume e bute. Eshte ne limitin e vetembrojtjes. Me e bukura eshte qe ai qe bertet per dhune policore eshte ai qe vriste peotestuesit me arme zjarri, eshte ai qe shtypte me dhune cnjerezore cdo proteste sa here qe ka qene ne pushtet. Prandaj dhe Rama mbas cdo peoteste te tyre fuqizohet me shume sepse perballe ka disa specie qe e kane demoralizuar opozitarizmin.

    Përgjigju
  • Mashkullori: 17/03/2019 00:08

    Ne rastin e filmimit per ndalimin prej policise te djalit te Luan Bacit,une shoh:dhunen e qytetareve,ndaj policise e qe nuk lejojne shoqerimin e djalit nme polici dhe nga ana tjeter,shoh police qe per fsat te keq rrine si hu gardhi dhe nuk kryejne detyren.Policia ne kete rast duhet te kundershtonte forcerisht nderhyrjen e qytetareve dhe shoqerimin edhe te ketyre ne komisariat. Gjithashtu nuk shoh ne kete video,qe policia te kete ndaluar te birin e Luan Bacit,sepse po filmonte.Ne se kjo do te ishte e vertete,policija duhet te nderhynet dhe teknje qytetar tjeter,i cili fare qetesisht po filmonte dhe asnje polic nuk i tha nje fjale e jo ta ndalonte… Fatkeqesisht edhe media eshte shume e politizuar,Ajo duhet te filmoje faktet dhe konkluzionet e pergjegjesite,le ti bejne organet e sp[ecializuara.

    Përgjigju
  • Italia: 16/03/2019 23:20

    Lulush harroje 97 bravo policia nga djallosen si komb pse i harrojm kaq shpejt si 97 firmat piramidale gerdecin 21 janarin per te vajtur Prapa ktyre esht po kta Jan ber si lolo ime sajoni na i dat tjeter se duke u zvogeluar po vini ime nuk keni faj se i ra smurja rrushit vjet ska raki me haaa

    Përgjigju
  • Tiku: 16/03/2019 21:27

    Do patur kujdes nga ky Bardhi

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 16/03/2019 19:33

    Luli duhet t`u jape instruktazhe demonstruesve te tij se si te bien ne toke duke mos thyer brinjet kur goditen nga zorra e ujit!! I ka te papergatitur fare!!

    Përgjigju
  • redi: 16/03/2019 18:36

    Zoti Lleshaj me gjithe resoektin ndaj personalitetit tuaj kam vrejte themelore per menyren se si rreshtihwt policia para protestuesve te dhunshem . Ne te gjitha pritestat e dhuneshme kudo ne vendet demokratike policia pajiset me uniformen suoer mbrojtese , pir jo te lihen ashtu pa mbrojtje policet qe u demtuan nga hedhja e gureve . Dhunes shteti pergjigjet me fircen e ligjit . Plagisja e policeve eshte pergjegjesi i kmandyesve te tyre

    Përgjigju
    • Santa Quaranta: 16/03/2019 19:37

      Ke te drejte redi por eshte nje mesazh qe jo-qytetaret nuk e kuptojne!! Policia nuk do dhune por edhe qendrimi i tyre e ka nje kufi, kjo dihet!!

  • Albania: 16/03/2019 17:48

    Luan Baçi ke shume mallkime per te lare ne kohen kur shkarkoje punonjes ne DRSHTRR FIER vetem se nuk ishin me PD

    Përgjigju
  • Populli: 16/03/2019 17:15

    Jo vetem shoqerime por te arrestohen Basha Flamur Shpella etj sa me shpejte

    Përgjigju
  • Fieri 01: 16/03/2019 16:39

    E kuptoni o popull kjo eshte Pd dhe ata qe do vin ne pushtet.. injoranteeeee kur shkel ligjin e peson .... femije hahahahahahha

    Përgjigju
  • Vlora 123: 16/03/2019 16:38

    Shume pak po ben policia e shtetit.....Burrrrrgggggggg per legenat qe shkateruan tiranen dhe legenat e kane vendin ne burg..... Z.minister i brendshem Zbato ligjin..... Burg bashes e mones ....

    Përgjigju
  • roni: 16/03/2019 16:30

    legena ju do futur brenda te gjithe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Shkolla e Magjistraturës shpall listën përfundimtare të konkurrentëve për fazën e dytë, shtohen edhe 10 kandidatë të tjerë

Shkolla e Magjistraturës shpall listën përfundimtare të konkurrentëve për fazën e dytë, shtohen edhe 10 kandidatë të tjerë