U 'mbyllën' në tunel/ Lefter Alla i dha shokut të tij edhe 7 tenderë të tjerë me vlerë qindra mijëra euro

Kryetari i sapo shkarkuar i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, i arrestuar me kërkesë të SPAK-ut për abuzime me tenderët publikë, duket se ka pasur një raport të konsoliduar financiar me shokun e tij, Aqif Koneshën, administrator dhe bashkëpronar i kompanisë "2 AF ALBANIA GROUP”. Krahas kryerjes së punimeve për tenderin e ndërtimit të ujësjellësit me vlerë rreth 3 milionë euro, Lefter Alla i ka dhënë kompanisë "2 AF ALBANIA GROUP” edhe 7 tenderë publikë. Kompania e Koneshës ka marrë e vetme e tenderë në vlera modeste, përfshirë edhe një tender për blerje makine pastrimi me vlerë 16 milionë lekë të vjetra, aq sa fondi limit.

Por, kompania "2 AF ALBANIA GROUP” ka marrë në bashkëpunim nga Bashkia Bulqizë tenderin e ujësjellësit për dy fshatra Çerenec i sipërm dhe Çerenec i poshtëm, me vlerë rreth 200 mijë euro, si dhe tenderin për rikonstruksionin e Lagjes së Re Bulqizë me vlerë po rreth 200 mijë euro. Kompania "2 AF ALBANIA GROUP” ka fituar edhe tenderin për rehabilitimin e kanalit ujitës Koziak Valikardhe, ku janë skualifikuar të gjithë konkurrentët e tjerë, përveç fituesit. Fondi limit ishte 23 333 333 lekë, ndërsa oferta fituese 23 238 074 lekë.

Sipas dosjes së SPAK, tenderin me vlere 3 milionë euro për ujësjellësin e kishin fituar në letra dy kompanitë ‘Egland shpk’ me pronar Rasim Daci si dhe ‘BE-IS shpk’ me pronar Hamz Ismailaj, por punimet po i kryente në kundërshtim me ligjin, pa një kontratë dhe pa miratimin e bashkisë, kompania  "2 AF ALBANIA GROUP” me administrator Aqif Koneshën. Alla dhe Konesha kishin miqësi dhe udhëtonin bashkë jashtë vendit. Pasditen e 3 marsit 2022, Lefter Alla dhe Aqif Konesha janë larguar me një makinë Range Rover nga Bulqiza, duke vazhduar rrugën dytësore me çakull, ku më pas kanë hyrë në një tunel ushtrie në Qafë Buall.

Ish-kryebashkiaku i PS-së në Bluqizë, Lefter Alla u arrestua bashkë me 12 persona të tjerë, 7 prej tyre zyrtarë të bashkisë, për abuzimin me një tender me vlerë rreth 3 milionë euro. Në pranga ka rënë edhe nënkryetarja e Bashkisë, Enkeleda Lleshi.  Më 18 mars, GJKKO caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për kryebashkiakun e Bulqizë, dhe zyrtarët e tjerë të arrestuar. Gjatë dëshmisë së tij, Alla i konsideroi akuzat si sulme politike ndaj tij.

Ndaj kryebashkiakut Alla rëndojnë akuzat për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Ndërkohë, ndaj të afërmit të Allës, Aqif Konesha rëndon akuzat për veprë penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Po për falsifikim dokumentesh akuzohen edhe dy administratorët, Rasim Daci dhe Kastriot Ibrahimaj, ky i fundit është lënë në arrest shtëpie.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 24/03/2023 22:40

    A e ka kontrolluar njeri tunelin ushtarak ku u futen keta dhe pse u futen aty?

    Përgjigju
    • titi: 25/03/2023 16:49

      Spaku ka hyre neper thekra dhe spas gjasave ska per te nxjerre ndonje gje. Cpune ka bshkia se me cfare puntore i ben puimet kompania fituese e tenderit. Po e ben investigim tragjik sikur zbulan ndonje angjeture ruse, jo pine kafe me kete, jo udhetuam me kete, apo pse ben ujin e holle ne tunel.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç