Opozita 4 orë marshime rreth kryeministrisë dhe sulmon Parlamentin (VIDEO)

Pas katër orëve në një tubim pa skenar të bërë publik më parë, me lëvizje të papritura nga kryeministria tek Parlamenti, lideri i opozitës tashmë jo parlamentare, përmbylli protestën e opozitës me një fjalim në selinë e Partisë Demokratike, ku nuk munguan fjalët në gjuhën angleze si mesazh për ndërkombëtarët se revolta popullore nuk do të ndalet deri në largimin e kryeministrit Edi Rama. Pa drejtësi dhe me këtë qeveri nuk do të ketë stabilitetit në vend, tha Basha në fjalimin përmbyllës të protestës. Protestat do të vazhdojnë në cdo qytet tha kryedemorkati - deri në rrëzimin e kësaj qeverie. Por për herë të parë nuk dha një datë se kur do të jetë tubimi i radhës para Kryeministrisë në Tiranë.

Dy orët e para të protestës që nisi në orën 11:00 u mbajtën para kryeministrisë. Ishte ish-deputeti Flamur Noka që mbajti tre fjalime që udhëhoqën më tej tre marshime njëri pas tjetrit rreth e qar kryeministrisë, në një akt simbolik për rrethimin e institucionit, me incidente të vogla pasi protestuesit rrëzuan rrethimet e hekurit përqark kryeministrisë dhe një motor të policisë. Në një skenar të papritur, lideri demokrat Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, dhe aleatët e djathtë, ndryshuan itinerarin duke vijuar marshimin drejt Parlamentit. Aty shpërtheu dhuna, pasi mbështetësit e PD-së çanë kordonin me pak efektivë vendosur para Parlamentit. U shpërndanë pas hedhjes së gazit lotjsellës, por ju kundërpërgjigjën policisë duke e qëlluar me gurë dhe me sende të forta, si shkopinj. Për herë të parë në këtë tubim u përdorën edhe autobotët me ujë. Policia shpërndau turmën duke hedhur ujë, pasi autobotët u bllokuan nga simpatizantët e opozitës duke mos lejuar automjetet të drejtoheshin drejt Parlamentit. Policia e Shtetit reagoi në kohë duke çuar përforcimet tek Kuvendi i Shqipërisë. Mes përplasjeve pati edhe tre efektivë të lënduar, ndërsa shumë mbështetës të opozitës patën shqetësime shëndetësore si pasojë e gazit lotsjellës.


Në momentin kur shpërtheu dhuna, lideri Basha dhe Kryemadhi i humbën syrit të mediave, pasi nuk u panë mes turmës, por zgjodhën vende të largëta nga Parlamenti, për t'ju shmangur gazit lotsjellës.

Me shpërndarjen e turmës nga ndërhyrja e policisë, Basha doli sërish në pah, ku në një tjetër marshim, i tërhoqi protestuesit drejt selisë së Partisë Demokratike. E justifikoi dhunën e protestuesve duke thënë se efektivët u qëlluan me gurë pasi u hodh gazi lotsjellës. Ndërkohë Monika Kryemadhi në gjithë këtë protestë nuk mbajti asnjë fjalim politik, përveç një prononcimi për mediat teksa marshoi nda selia e LSI-së drejt kryeministrisë, në çelje të protestës.

Në protestë ishte thuajse në hije, ish-kryeministri Sali Berisha i cili u pa vetëm një moment në tubimin paqësor para kryeministrisë. Nuk mbajti asnjë fjalim.

Protesta e sotme zgjati edhe më pak se ajo e 16 shkurtit, e cila u përmbyll pas 5 orësh. Nuk pati prezencë të grave, dhe kjo u duk se ishte një protestë e burrave, ndryshe nga pjesmarrja e grave dhe vajzave në tubimin e 16 shkurtit tek Kryeministria. Qytetarët u mblodhën nga veriu e jugu i Shqipërisë me deklarime për mediat se nuk do të largoheshin nga sheshi pa rrëzuar kryeministrin, por asgjë nuk ndodhi, pasi Rama vijon të jetë në krye të qeverisë. Madje mbetën edhe pa një datë se kur do të mbahet 'uragani i radhës' siç lideri Basha i quan protestat kundër qeverisë. Mesa duket rrëzimin e Ramës, opozita e ka shtyrë pa afat!

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:55
Protesta/ Kryemadhi-Ramës: Sot more një shuplakë, loja e vërtetë fillon tani

Monika Kryemadhi pas përfundimit të protestës kishte një mesazh për të gjithë simpatizantët dhe kryeministrin Edi Rama."Kjo ishte protesta më e madhe që është parë ndonjëherë në Shqipëri. Rruga tashmë është nisur për të shpëtuar demokracinë. Ky është vendimi që qytetarët kanë marrë, opozita do ta udhëheqë. Tashmë rruga jonë nuk ka kthim pas, ne do të qeverisim zemërimin e shqiptarëve. Qytetarët do të largojnë Edi Ramën, ata sot morën në dorë fatet e tyre dhe cdo sakrificë do të jetë shumë e vogël për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e tyre.Sot mori një shuplakë, loja do të hyjë prej vërteti, loja ka filluar të luhet fort, pasi ka vetëm një rrugë" tha Kryemadhi.

Deklarata e plote

Në emër të LSI-së dhe në emër të të gjithë atyre mbështetësve që ishin sot në protestën e organizuar, shpreh mirënjohje pafund për mijëra qytetarë shqiptarë që vërshuan sot në rrugët e Tiranës, me bindjen dhe me dëshirën për të protestuar ndaj kapjes së shtetit, për të protestuar ndaj të keqes më të madhe, e cila ka uzurpuar jetën dhe shpresën e shqiptarëve.
Sot qytetarët u përballën pa bërë asnjë hap pas, përballë pushtetit të grabitur, pushtetit kriminal dhe pushtetit të pamoralshëm të Edi Ramës. Populli tashmë e ka marrë vendimin e tij, vendim të pakthyeshëm për të refuzuar deri në fund që të qeveriset nga armiku i vetëm i tij, që është Edi Rama.  Sot qytetarët e Shqipërisë, por më shumë qytetarët e Tiranës bënë protestën më të madhe të pluralizmit në vend. Bënë protestën më të madhe që është parë në Shqipërinë më të rrudhur, sepse ata tashmë kanë respekt për veten e tyre dhe nuk e shesin dot lirinë e tyre me asnjë çmim ndaj kujtdo. 

Rruga tashmë është e nisur për të ndryshuar demokracinë në Shqipëri dhe lirinë e njerëzve në Shqipëri. Ky është vendimi që qytetarët kanë marrë. Opozita do ta udhëheqë atë në çdo orë dhe në çdo ditë zemërimin edhe indinjatën e qytetarëve kundër qeverisë të krimit, kundër narko-shtetit të Edi Ramës.  Tashmë rruga jonë nuk ka më kthim pas. Tashmë ne do të qeverisim zemërimin dhe indinjatën e qytetarëve shqiptarë, për të përmbushur një akt patriotik, që është integrimi i Shqipërisë në BE. Flamuri i Shqipërisë dhe zemra e qytetarëve do të jenë simbolet e Shqipërisë, që do ta çlirojnë atë nga krimi, nga korrupsioni, nga kapja e shtetit dhe nga varfëria. Qytetarët do të largojnë pengesën e vetme që kanë, për ëndrrën e tyre europiane, kjo pengesë e cila ka emrin e Edi Ramës. Ata kanë marrë në dorë sot fatet e tyre dhe çdo sakrificë për Shqipërinë do të jetë shumë e vogël përballë sfidës që kanë shqiptarët për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e tyre, shtëpinë e fëmijëve të tyre.

Çdo qytet dhe çdo cep i Shqipërisë, sot i bën qytetarët e saj më të fortë, më të bindur që rruga e tyre nuk ka më kthim pas. Rruga e vetme që ka Shqipëria është integrimi në Bashkimin Europian sepse e vetmja gjë që shpëton Shqipërinë nga kapja e krimit, nga largimi njëherë e përgjithmonë i kriminelëve dhe grabitësve, jo vetëm të shpresës, por edhe të xhepave të shqiptarëve, është integrimi europian. Dhe për ta arritur këtë gjë duhet që të iki një orë e më përpara i vetmi njeri që mban peng Shqipërinë dhe shqiptarët, që mban peng ëndrrat e shqiptarëve, që mban peng shpresën e të rinjve shqiptarë, i cili është Edi Rama me sektin e tij kriminal. Sot ai mori një shuplakë. Loja tashmë do të hyjë prej vërteti. Loja ka filluar të luhet fort sepse ka vetëm një rrugë, e cila u krijon shqiptarëve mundësinë e vetme. Mundësinë e vetme për ta kthyer Shqipërinë në shtëpinë ë fëmijëve të tyre, në shtëpinë e familjeve të tyre. Faleminderit!

Ora 15:25
Ja si u shkatërrua zyra e rojës tek parlamenti/ Çfarë la pas protesta e opozitës

Policia me shirit sigurie

1 / 7

Shiriti i sigurisë

2 / 7

Dëmtimet në zonën e Kuvendit. Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

3 / 7

Dëmtimet në zonën e Kuvendit. Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

4 / 7

Dëmtimet në zonën e Kuvendit. Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

5 / 7

Dëmtimet në zonën e Kuvendit. Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

6 / 7

Dëmtimet në zonën e Kuvendit. Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

7 / 7

Rrethimi i Kuvendit të Shqipërisë i shkatërruar. E dëmtuar po ashtu me xhama të thyera, edhe zyra e rojës së godinës së Parlamentit. Gurë, shashka, kapsollë dhe mjete të forta të mbetura në rrugë. Janë këto pasojat e protestës së opozitës për më shumë se tre orë sot në një marshim rrethues tek Kryeministria, që vijoi më tej me një përplasje të dhunshme me policinë tek Parlamenti. Nga fotot e realizuara nga Antonio Çakshiri shihet ajo se çfarë ka lënë pas protesta.

Ekepertët kanë mbërritur tashmë në vendin e ngjarjes për mbledhjen e provave. Ndërsa gjithë perimetri ku u mbajt protesta është rrethuar me shiritin e sigurisë nga ana e policisë.

 

Ora 14:40
Basha i quan horra policët: Mos u ktheni faqen tjetër, por bjeruni mbrapsht

Lulzim Basha në fund të fjalimit të tij nga selia e partisë para protestuesve i cilësoi si horra policët e shtetit. E ndërsa akuzoi për provokim nga policia, referuar incidentit para parlamentit, Basha u bëri thirrje simpatizantëve që mos u kthejnë faqen tjetër kur i godasin, por ti godasin mbrapsht.

"Ne e kemi ndalur dhe do ta hedhim në lum qeverinë e tij kriminale dhe parlamentin e tij të krimit. Nuk ka rrugë tjetër përveç protestave popullore. Jemi shumë më shumë sot në 16 mars. Mos e ktheni faqen tjetër kur ju godasin horrat e shtetit, por goditini mbrapsht. Përfundimi është fitorja e lirisë, demokracisë dhe Shqipërisë si gjithë Europa" tha ai.

Ora 14:36
Basha mbyll tubimin, mesazh ndërkombëtarëve: Nuk ka stabilitet pa demokraci, protestat vijojnë

Pas katër orëve marshime rreth Kryeministrisë dhe dhunës te parlamenti, kryetrari i Partisë Demokratike udhëhoqi turmën drejt selisë blu për të mbyllur tubimin. Gjatë fjalës para protestuesve, Lulzim Basha kishte një mesazh në anglisht për ndërkombëtarët. Ai tha se nuk do të ketë stabilitet në Shqipëri pa demokraci dhe se ndërkombëtarët duhet të dëgjojnë shqiptarët dhe jo Ramën.

 "Sot më në  panik se kurrë kufoma politike e Edi Ramës dhe klikës së tij kriminale përshkallëzoi dhunën e paprovokuar ndaj protestuesve për ti larguar nga rruga e protestës, por përgjigjen e mori nga populli. Zotohem para jush se do të marrin përgjegjësi përpara ligjit. E gjithë Shqipëria dhe bota e ka parë sot vendosmërinë e një populli të bashkuar për liri dhe demokraci për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë së Ramës dhe klikës së tij. Pa ju, pa zemrat tuaja, Kreshnike, ju o viganë mbrojtës të lirisë dhe demokracisë ky vend do të ishte  rreshtuar krah popujve pa liri. Ne e kemi ndalur dhe do ta hedhim në lumë qeverinë e tij kriminale dhe parlamentin e tij të krimit. Nuk ka rrugë tjetër përveç protestave popullore. Jemi shumë më shumë sot në 16 mars.

16 shkurti i hapi rrugën një vërshimi popullor që nuk do të ndalet por do të vijojë kundër grushtit të kriminelëve në pushtet. Dua ti dërgoj një mesazh të qartë miqve tanë perëndimore. 'Nuk ka stabilitet pa demokraci', Nuk ka stabilitet pa drejtësi, 'Nuk ka stabilitet pa ligj'. Mos dëgjoni Ramën, por zërin e njerëzve dhe të qytetarëve. Kjo që kemi nisur nuk do të zvogëlohet. Ne nuk do ta ulim kokën dhe nuk do ta pranojmë ti themi legjitime një qeverie të lidhur me krimin" tha Basha.

Por si do të vijojë më tej aksioni opozitar? Basha nuk dha detaje gjatë fjalimit, ndërsa u kërkoi simpatizantëve që të vijojnë betejën në cdo qytet në mënyrë të përditshme për të larguar Ramën.  "Ne cdo ta vijojmë këtë betejë, në cdo qytet, rrugë, lagje dhe shtëpie deri kur të hapim derën e Europës. Le ta bëjmë protestën tonë të përditshme dhe të përnatshme. Në Europë shkohet vetëm me zgjedhje të lira, duke i dhënë fund padrejtësisë. Kjo është rruga që do të clirojë ekonominë. Mos e ktheni faqen tjetër kur ju godasin horrat e shtetit, por goditini mbrapsht. Përfundimi është fitorja e lirisë, demokracisë dhe Shqipërisë si gjithë Europa" përfundoi Basha.  Kjo ishte protesta e pestë e opozitës brenda një muaji.


 

Ora 14:34
Shikoni si u mbrojt Monika Kryemadhi kur u hodh gazi lotsjellës

Gjatë zhvendosjes së turmës para parlamentit, turma çau kordonin, ndërsa policia reagoi duke hedhur gaz lotsjellës. Të prekur nga gazi ishin edhe liderët e opozitës, Basha dhe Kryemadhi, e cila është kapur nga kamerat duke mbajtur një shami përpara fytyrës.
 

Ora 14:28
Thirrja e fortë e policisë për organizatorët: Ruani qetësinë ose do ju shpërndajmë me forcë

Policia e Shtetit i ka bërë thirrje organizatorit të PD-së Gazmend Bardhi, gjatë momentit kur turma shpërtheu në dhunë duke çarë kordonin e sigurisë tek Parlamenti, dhe kur bllokuan autobotin e policisë në pedonale, që t'i kërkojë protestuesve të ruajnë qetësinë.

Thirrja e policisë

TË NDERUAR QYTETARË!

Nga protestuesit po kryhen akte të rënda dhune ndaj punonjësve të policisë, po cënohet rendi publik dhe siguria e qytetarëve.

I NDERUAR ZOTI GAZMEND BARDHI !

Si organizator i tubimit , ju lutemi kërkoni nga protestuesit të ruajnë qetësinë.

Protestuesit duhet të ndërpresin veprimet e dhunshme dhe të shpërndahen.

Ju bëjmë thirrje të distancoheni nga këto veprime të dhunshme

Veprimet e protestuesve janë të kundërligjshme dhe të dënueshme nga ligji penal.

Në rast se për 5 minuta nuk do të ndërprisni veprimet e kundraligjshme turma do të shpërndahet forcërisht nga  Policia e Shtetit e cila do të  përdorë forcën dhe mjetet e saj, sipas ligjit.

(Fotot Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)
Ora 14:09
I përjashtoi vajzën, Basha me protestuesit para memorialit: Azem, Azem ti je gjallë...

Nën udhëheqjen e liderit demokrat Lulzim Basha, protestuesit e opozitës janë zhvendosur nga Parlamenti, dhe nisën një marshim me nëj ndalesë tek busti i liderit të dhjetorit '90. Azem Hajdari. Turma filloi të thërrasë emrin e ish-deputetit të ndjerë, Azem, Azem ti je gjallë.

Një veprim në një situatë aspak të këndshme për kryedemokratin, i cili vajzën e të ndjerit Hajdari, Rudinën, e përjashtoi nga partia pasi ajo zgjodhi të mos heqë dorë nga mandati i deputetit. 

Po sot, lideri demokrat teksa nisi marshimin drejt kryeministrisë në çelje të protestës, u shoqërua nga djali i Azem Hajdarit, Kiri, i cili pavarësisht mendimit të motrrës së tij, e ka mbështetur PD-në në protestat e mbajtura kundër qeverisë, që rrjedhimisht lë të kuptuar se ai përkrah vendimin e opozitë spër djegie të mandateve.

 

Ora 14:08
'Shfaqet' Basha pas dhunës dhe justifikon hedhjen e gurëve ndaj policisë! (VIDEO)

Lideri i opozitës Lulzim Basha pasi protestuesit sulmuan policinë me mjete të forta, gurë dhe shkopinj, dhe çanë kordonin e sigurisë para Parlamentit, u shfaq në një prononcim të shkurtër për mediat, në të parin fjalim që nga momenti i nisjes së protestës tek kryeministria. Basha tha se dhuna e protestuesve ndaj policisë është e justifikuar pasi ndaj tyre u hodh gaz lotjsellës.

"Pa larguar Edi Ramën Shqipëria nuk do të gjejë paqe. Protestuesit qëlluan me gurë pasi hodhën gaz ndaj grave dhe vajzave. Shqipëria e destabilizuar nga krimi ne do t'i japim fund, do jemi me qytetarët kudo, Edi Rama duhet të largohet një orë e më parë. Nuk mund të ketë stabilitet pa drejtësi. kush thotë të kundërtën rreshtohet para krimit të organizuar", tha Basha teksa u shfaq pasi përplasja me policinë kishte përfunduar.

Ishte nënë shoqërinë e ish-deputetëve të PD-së, ndërsa nuk u pa kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Ora 14:08
Pas dhunës te Parlamenti, Basha udhëheq turmën drejt selisë për mbylljen

Pas dhunës para parlamentit, protestuesit e opozitës vijuan marshimin duke u rikthyer në bulevard, ndërsa nën udhëheqjen e Bashës turma mori një kthesë të papritur duke u drejtuar për në selinë e PD-së. Nisur nga kronologjia e protestave të shkuara lëvizja drejt selisë do të thotë se do të kemi një mbyllje të protestës.

Ora 14:07
Momenti kur u hodh gazi lotsjellës, ja si u shpërnda turma (Pamjet nga lart)

Report Tv sjell pamjet nga protesta e opozitës para parlamentit në momentin që shpërndahet turma pas hedhjes së gazit lotsjellës nga policia, pasi çanë kordonin.

 

Ora 13:50
Foto kur ndërhyri autoboti i policisë

Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

1 / 11

Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

2 / 11

Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

3 / 11

Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

4 / 11

Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

5 / 11

Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

6 / 11

Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

7 / 11

Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

8 / 11

Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

9 / 11

Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

10 / 11

Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

11 / 11

Një grup protestuesish bllokuan policinë në pedonale, ndërsa efektivët janë përgjigjur duke hedhur ujë me autobotet duke shpërndarë turmën.

Ora 13:49
Bllokuan policinë në pedonale, turma shpërndahet me ujë (VIDEO)

Një grup protestuesish bllokuan policinë në pedonale, ndërsa efektivët janë përgjigjur duke hedhur ujë me autobotet duke shpërndarë turmën.

Ora 13:48
Gazi lotsjellës shpërndanë turmën, protestuesit i shpërthen kapsolla në duar (VIDEO)

Pas tensionimit të situatës dhe çarjes së kordonit të policisë, efektivët kanë hedhur për herë të dytë gaz lotsjellës duke larguar protestuesit nga hyrja e parlamentit. Në përforcim drejt parlamentit kanë shkuar edhe forca të tjera të FNSH-së. Ndërkohë që përveç efektivit të policisë është plagosur edhe njëri nga protestuesit. Nga të dhënat e para raportohet se i ka shpërthyer një kapsollë në duar duke i shkaktuar dëmtime ne fytyre.

Ora 13:34
Tension para parlamentit/ Protestuesit godasin ambulancën

Një polic është plagosur nga tensionet dhe çarja e kordonit të policisë nga protestuesit në hyrje të parlamentit. Pas dhunës ka mbërritur ambulanca për të dhënë ndihmën e parë, ndërsa makina është sulmuar me gurë nga protestuesit.

Ora 13:26
Shpërthen dhuna në protestën e opozitës...ku janë Basha dhe Kryemadhi?!! (VIDEO)

Pas dy orëve protestë paqësore para kryeministrisë që ndryshe nga radhët e tjera u mbajt vetëm me tre marshime rreth e qar godinës, me momente të vogla incidentesh duke rrëzuar rrethimet metalike rreth kryeministrisë, lideri demokrat Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, dhe aleatët e djathtë, e tërhoqën turmën në një marshim drejt Parlamentit. 

Edhe atje pati forca policore, të organizuara përsakohë opozita nuk kishte bërë publike asnjë skenar të protestës. Basha, Kryemadhi dhe aleatët qëndruan përrreth 15 minuta në qetësi para parlamentit, kur në mesin e kësaj qetësie shpërtheu krejt papritur dhuna. Protestuesit u sulën ndaj kordonit të vogël të policisë që ndodhej në hyrje të parlamentit, duke e çarë atë. U desh hedhja e gazit lotsjellës që turma të shpërndahen menjëherë. Gjatë përplasjes një efektiv i forcave Shqiponja mbeti i palgosur. 

Menjëherë, autobote me ujë, forca të tjera të Ndërhyrjes së Shpejtë mbërritën me autoblind në Parlament për të përforcuar sigurinë rreth Parlamentit. 

Por në mesin e gjithë kësaj rrëmuje dhe tentative për të hyrë brenda në Parlament, ata që u 'fshehën' mes turmës, janë liderët politikë. Basha dhe Kryemadhi u zhdukën krejt papritur, ku duket se teksa kanë dhënë ';urdhrat' për dhunë, janë larguar duke i shpëtuar syrit të mediave. Megjithatë, është e pritshme dhe e mundshme që lideri demokrat Basha dhe Kryemadhi të dalin më tej në deklarata dhe të distanciohen nga dhuna...siç ka ndodhur edhe në tubimet e tjera. 

Ora 13:25
Momenti ku protestuesit sulmojnë policinë te Parlamenti

Momente tensioni te Parlamenti pas mbërritjes së protestuesve . Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

1 / 12

Momente tensioni te Parlamenti pas mbërritjes së protestuesveFoto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

2 / 12

Gazi. Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

3 / 12

Gazi. Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

4 / 12

Momente tensioni te Parlamenti pas mbërritjes së protestuesve. Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

5 / 12

Forcat policore. Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

6 / 12

Momente tensioni te Parlamenti pas mbërritjes së protestuesve . Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

7 / 12

Momente tensioni te Parlamenti pas mbërritjes së protestuesve. Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

8 / 12

Momente tensioni te Parlamenti pas mbërritjes së protestuesve. Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

9 / 12

Forcat policore. Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

10 / 12

Forcat policore. Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

11 / 12

Forcat policore. Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

12 / 12

Protestuesit u sulën ndaj kordonit të vogël të policisë që ndodhej në hyrje të parlamentit, duke e çarë atë. U desh hedhja e gazit lotsjellës që turma të shpërndahen menjëherë. Gjatë përplasjes një efektiv i forcave Shqiponja mbeti i palgosur. 

Menjëherë, autobote me ujë, forca të tjera të Ndërhyrjes së Shpejtë mbërritën me autoblind në Parlament për të përforcuar sigurinë rreth Parlamentit. 

Ora 13:20
E papritur/ Çahet kordoni i policisë tek Parlamenti, plagoset efektivi i Shqiponjave (VIDEO)

Kur gjithcka dukej e qetë dhe pas tre marshimeve rreth kryeminsitrisë, lideri demokrat Basha, Monika Kryemadhi dhe aleatët e djathtë e udhëhoqën turmën duke e çuar para Parlamentit, pas një pritje të gjatë për të mësuar se cfarë vendimi do të merrej për vijimin e protestës, kanë nisur përplasjet e para. Një efektiv i forcave të policisë, të repartit Shqiponja ka mbetur i plagosur. 

Protestuesit kanë carë kordonin e policisë tek Parlamenti dhe janë shpërndarë menjëherë pas hedhjes së gazit lotsjellës. Disa protestues kanë qëlluar me gurë drejt efektivëve të policisë, edhe pasi u shpërndanë. Kanë qenë të përgatitur për këtë skenar, pasi në mesin e protestuesve ka pasur prej atyre që janë të pajisur me maska kundra-gaz. 

Ora 13:19
Marshimi rreth Kryeministrisë, plas gallata në rrjetet sociale me opozitën

Qytetarët në rrjetet sociale kanë ironizuar skenarin e protestës së opozitës, e cila nisi me një marshim tre herë rreth Kryeministrisë, ndërsa më pas simpatizantët e PD-së dhe LSI-së i janë drejtuar parlamentit.

 

Ora 13:05
Zhvendosja e protestës drejt Parlamentit (FOTO)

Protestuesit e Opozitës afër parlamentit

1 / 6

Protestuesit e Opozitës afër parlamentit

2 / 6

Kreu i PD Lulzim Basha . Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

3 / 6

Protestuesit e Opozitës

4 / 6

Forcat e Policisë në godinën e Parlamentit. Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

5 / 6

Forcat e Policisë në godinën e Parlamentit. Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

6 / 6

Pas tre marshimeve rreth Kryeministrisë protestuesit zhvendosen te Parlamenti

Ora 12:59
Lëvizje e papritur e protestuesve të opozitës... (VIDEO)

Pas tre marshimeve rreth Kryeministrisë ende nuk dihet se cfarë do të ndodhë me skenarin e tubimit të opozitës, pasi protestuesit kanë përshkuar bulevardin duke u futur te pedonalja ku ndodhet edhe Ministria e Brendshme për të dalë te parlamenti. Gjatë lëvizjes janë hedhur disa kapsolla, por nuk është shënuar asnjë incident. Një lëvizje e papritur e protestuesve, ndërsa nuk dihet nëse tubimi do të mbyllet në selinë e PD-së apo do të rikthehen sërish para Kryeministrisë.

Ora 12:54
Basha ikën dhe i lë pa busull, protestuesit shijojnë 'Ditë vere'

Ditën e sotme opozita nisi një protestë pa bërë publik asnjë skenar se si do të mbahej ajo. Nisi me tre marshime surprizë njëri pas tjetrit rreth e qar kryeministrisë, dhe më tej liderët polikë nën udhëheqjen e Lulzim Bashës, Monika Kryemadhit dhe aleatëve të djathtë, e zhvendosën marshimin duke lënë kryeministrinë, dhe duke vijuar rrugëtimin në bulevard, tek ministria e Brendshme, pedonalja, e për të qëndruar para godinës së Parlamentit.

Por teksa protestuesit ishin përgatitur për një protestë të gjatë që nuk do të mbaronte deri në largimin e kryeministrit Rama, ata kanë mbetur pa busull dhe pa ditur si të veprojnë. Ata u shprehën për mikrofonin e Report Tv në nisje të protestës se nuk do të linin sheshin e bulevardit "Dëshmorët e Kombit", derisa të rrëzohej qeveria Rama. Por me largimin e liderit të opozitës nga protesta para kryeministrisë, dhe zhvendosjen e saj para Parlamentit, protestuesit kanë zgjedhur të pushojnë në lulishten pranë Kryeministrisë, tek Piramida, duke shijuar edhe temperaturat e larta që shoqëruan këtë të shtunë të 16 marsit.

1552737254_thumbnailDSC4314.jpg

Ora 12:49
Tubimi në pankarta/ Opozitarët i tërheqin vëmendjen Europës: Po protestojmë ne (FOTO)

Pankartat e protestuesve

1 / 8

Pankartat e protestuesve. Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

2 / 8

Pankartat e protestuesve

3 / 8

Pankartat e protestuesve

4 / 8

Pankartat e protestuesve

5 / 8

Pankartat e protestuesve. Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

6 / 8

Pankartat e protestuesve

7 / 8

Pankartat e protestuesve. Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

8 / 8

Protestuesit e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në protestën e sotme kanë synuar që mesazhet t'i përcjellin edhe përmes pankartave në gjuhë të huaj për ndërkombëtarët.

'Europë atenttion, Albania is in protest' ('Europë, vëmendje, Shqipëria është në protestë)'  ishte njëra nga shumë pankartat e protestuesve para Kryeministrisë.

 

Ora 12:42
Basha i lë 'udhëheqjen' Flamur Nokës...por edhe atij i ikën zëri (VIDEO)

Tre fjalimet e vetme të përfaqësuesve politikë para protestuesve tek kryeministria, i mbajti ish-deputeti Flamur Noka, i cili i bëri thirrje mbështetësve ta ndjekin në një marshim protestues rreth kryeministrisë, një skenë që u përsërit tre herë. 

Por edhe pse Basha kishte menduar që fjalimet t'ia linte Flamur Nokës për të ftuar turmën në marshim, nuk mundën t'i shpëtonin problemeve me zërin.

Pas kryedemokratit Basha që gjatë fjalimeve politike para mbështetësve i ikën zëri, të njëjtin 'fat' pati edhe Flamur Noka.

Për më shumë ndiqni videon...

Ora 12:38
Nis marshimi i tretë, Noka: Ndiqni Bashën të vazhdojmë protestën

Ish-deputeti i PD-së Flamur Noka i ka bërë thirrjen e tretë protestuesve të nisin marshimin e radhës rreth e qark kryeministrisë. Nën udhëheqjen e Lulzim Bashës, protestuesit bëjnë një marshim rreth godinës së kryeministrisë, për të dalë sërish në mes të sheshit në Bulevard.

Duket se marshimet do të jenë të gjata, pasi eksponentë të PD-së janë shprehur se protesta nuk do të ndalet.

Ora 12:37
Grida Duma zbulon skenarin: Protesta e opozitës nuk mbyllet sot, nuk ka limit

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma në një prononcim për Report Tv u shpreh se protesta e opozitës do të jetë e gjatë dhe nuk do të mbyllet sot. "Protesta është paqësore. Bulevardi mbetet i mbushur, qytetarët kërkojnë që të qëndrojnë gjatë. Protesta nuk ka ende një limit, do të përcaktohet nga qytetarët. Mesazhi, është rrugëtimi drejt fitores. Protesta mendohet të jetë, e gjatë, e qëndrueshme dhe e fortë, nuk mendoj se do të përfundojë sot" tha Duma.
 

Ora 12:28
Ndryshon strategjia/ Protestuesi u jep ujë policëve

E ndërsa në protestën e parë u përplasën me policinë duke djegur hyrjen e Kryeministrisë, sot duket se ka ndryshuar strategjia e opozitës, të paktën deri tani, teksa njëri nga protestuesit me një termus me ujë u ka ofruar nga një shishe policëve. Disa prej tyre e kanë pranuar, ndërsa të tjerë jo.

Ora 12:27
Berisha: Rama ia mbathi në tunelet e Skraparit nga cunami popullor

Ish-kryeministri Sali Berisha nga protesta para selisë së qeverisë thotë se tubimi është një cunam popullor, ndërsa Rama ia mbathi duke u fshehur në Skrapar. “Edi Rama ia ka mbathur sërish ditën e sotme. Edi Rama ka shkuar të tunelet e Skraparit. Ky është një cunam popullor dhe Rama nuk mund t’i fshihet" deklaroi Sali Berisha.
 

Ora 12:19
Dash Aliko i Lazaratit në protestën e opozitës (FOTO)

Në protestën e opozitës para kryeministrisë është parë edhe Dasho Aliko, ish-kryekomunar i Lazaratit, i zgjedhur tashmë në krye të Partisë Demokratike të Gjirokastrës.

Më herët, kur kryeministri Edi Rama bëri një vizitë në qarkun e Gjirokastrës, në kuadër të zgjedhjeve lokale, Dash Aliko organizoi një grup njerëzish për ta pritur me protesta kreun e qeverisë në urën e liqenit të Viroit në hyrje të qytetit të Gjirokastrës.

1552735540_dashoaliko3.jpg

Ora 12:08
PAMJET me dron, pjesëmarrja në protestë dhe momenti i rrethimit të parë të kryeministrisë (VIDEO)

Këto janë pamjet me dron që tregojnë pjesëmarrjen në protestën e opozitës para kryeministrisë. Gjithashtu, pamjet nga Report Tv te realizuara me dron, shfaqin edhe momentin kur protestuesit nisën një marshim proteste, një ecje rreth e qark kryeministrisë që u udhëhoq nga ish-deputeti Flamur Noka. 

Pamjet shfaqin qartë pjesëmarrjen në protestë. 

 

Ora 12:06
Marshimi i dytë/ Noka: Do të mbajmë të rrethuar Kryeministrinë

Pas lëvizjes së parë rreth Kryeministrisë, Flamur Noka u ka kërkuar protestuesve që të vijojnë sërish në një lëvizje në formë marshimi rreth godinës së Kryeministrisë. "Ne kemi rrethuar Edi Ramën, do të jetë i rrethuar nga sot e tutje nga revolta e popullit. Rama ik, se nuk ka zgjidhje tjetër. Ik sa nuk është vonë, ikja jote është shpëtim për ty, Shqipërinë dhe shqiptarët. Ne jemi të vendosur në kauzën tonë dhe do ta vijojmë protestën tonë marshim. A jeni dakord? A e mbajmë të rrethuar strehën e krimit dhe korrupsionit? (Turma përgjigjet po). Na ndiqni" ishin thirrjet e Flamur Nokës.
 

Ora 11:55
Rudina Hajdari u përjashtua se s'dogji mandatin, vëllai krah Bashës në protestë (VIDEO)

Familja e Azem Hajdarit është e ndarë përsa i përket aksionit që opozita po zhvillon kundër qeverisë Rama. Rudina Hajdari nuk pranoi që të digjte mandatin duke qëndruar në Kuvend, ndërsa PD-ja e përjashtoi nga strukturat.

Ndërkohë që vëllai i saj, Kiri vijon që të marrë pjesë në tubimet e opozitës në krah të Lulzim Bashës, teksa edhe sot ka pasur shtrëngim të duarve me liderin e PD-së dhe takim miqësor teksa nisën marshimin nga selia në drejtim të Kryeministrisë që çeli protestën e kësaj të shtune kundër qeverisë Rama. 

Kështu për njërin nga fëmijët e Azem Hajdarit, parlamenti është streha e demokracisë, ndërsa për tjetrin streha e krimit.

Ora 11:50
Incidenti, protestuesit rrëzojnë gardhin metalik pas Kryeministrisë (VIDEO)
Ora 11:46
Shënohet incidenti i parë/ Protestuesit rrëzojnë gardhin metalik pas Kryeministrisë (FOTO)
1 / 8

Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

2 / 8
3 / 8

Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

4 / 8
5 / 8

Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

6 / 8

Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

7 / 8

Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

8 / 8

Është shënuar incidenti i parë në tubimin e PD-se dhe LSI-se, teksa pas godinës se Kryeministrise është rrëzuar gardhi metalik nga simpatizantët e opozitës. Po ashtu protestuesit rrëzuan edhe një motor të forcave të policisë që ndodhen në terren për garantimin e rendit dhe sigurisë publike

Ora 11:45
Opozita rrethon kryeministrinë, marshim protestues nën udhëheqjen e Flamur Nokës

Marshim protestues rreth kryeministrisë. Në një lëvizje të papritur nga para kryeministrisë, protestuesit kanë nisur një marshim nga sheshi përpara kryeministrisë, në rrugën "Ismail Qemal", që ndan Hotel Rogener me kryeministrisë, për në drejtim të anëve të tjera të kryeministrisë, për ta rrethuar atë.

Turma u nis në këtë marshim protestues rreth kryeministrisë pas thirrjes së ish-deputetit të PD-së, Flamur Noka, që çeli fjalimet në protestë dhe mori pas vetes turmën rreth kryeministrisë. Turma ka kaluar pranë rrethimit metalik rreth kryeministrisë, por pa tentuar në asnjë moment të ketë përplasje me kordonët e policisë.

Një pjesë kanë ndjekur Flamur Nokën, një pjesë e protestuesve kanë qëndruar para kryeministrisë.

Mesa duket ky plan i PD-së, është ditur edhe nga autoritetet, pasi kryeministria ishte e rrethuar me gardh metalik në të gjitha anët e saj.

Ora 11:36
Monika Kryemadhi: Nuk më intereson fare Lefter Koka

Në nisje të protestës para Kryeministrisë, e pyetur nga mediat mbi vendimin e Lefter Kokës për të mos djegur mandatin, Monika Kryemadhi është shprehur se nuk i intereson fare.  “Nuk më intereson fare Lefter Koka. Vendimi i tij është personal”- tha Kryemadhi.

Ora 11:31
Nisin fjalimet, ja kush flet i pari nga PD

Nën himnin kombëtar, flamurin amerikan, dhe melodia e filmit për Gjergj Kastriot Skënderbeut, është çelur protesta e opozitës para kryeministrisë.

Flamur Noka ka çelur fjalimet në podiumin e ngritur para kryeministrisë duke thënë se kjo është revolta më e madhe e popullit kundër Edi Ramës.

"Të tregojmë se dimë të protestojmë. Të ju tregojmë se përfaqësojmë vlerat tuaja, vlerat e qytetrimit. Ne do të marshojmë, kjo protest do të jetë marshim. Përshëndetje vëllezër dhe motra. Qytetarë të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë. Kjo është protesta më e madhe që ka njohur ndonjëherë historia. Kjo është shenjë e revoltës më të madhe popullore ndaj një regjimi. Rama ik!! Rama ik, se nuk përballon revoltën e popullit ndaj teje dhe bandës tënde. Ne sot po bëjmë një muaj nga dita kur ju qytetarët e Shqipërisë, populli shqiptar, vendosi të shkruajë historinë e vet. Është dita kur këto zyra, ky kryebandit që është i strehuar aty mori një mesazh. Dhe mesazhi çdo ditë e më shumë kumbon “Rama ik, Rama ik”. Rama ik, se ti nuk mundesh të rrish më në atë karrige. Ti mund të ikësh kudo, por je i rrethuar, kudo që të shkosh, je i rrethuar nga revolta e popullit tënd. Je i rrethuar nga përbuzja e qytetarëve të tu, që i ke shkelur, i ke dhunuar dhe i ke varfëruar. Rama ik! Vëllezër e motra, kjo protestë do të jetë marshim. Na ndiqni! Do të jetë marshim, sepse ne do të tregojmë se dimë të protestojmë, Rama ik, Rama ik! Na ndiqni! Na ndiqni në këtë marshim proteste, në këtë marshim revolte ndaj bandës dhe korrupsionit, ndaj kryebanditit. Rama ik! Rama ik! Rama ik! Populli ka folur! Rama ik!  Nuk përfaqëson dot ti shqiptarët më. Rama ik! Rama ik! Rama ik! Na ndiqni, na ndiqni vëllezër!   Rama ik! Rama ik! Koha e fjalëve ka mbaruar. 16 shkurti ishte dita kur koha e fjalëve mori fund. Është koha e veprimit qytetar, Rama ik, Rama ik. Na ndiqni, e morët e vesh apo jo?! Marshim proteste!  Do të marshojmë, protest ndaj bandës. Përpara!", tha Noka.

Ora 11:26
PAMJET nga lart të protestës së opozitës para kryeministrisë (VIDEO)

Në këto pamje nga lart të protestës shihet pjesëmarrja në protestën e opozitës para kryeministrisë, teksa janë mbledhur të gjithë tubuesit, dhe me mbërritjen e liderëve Lulzim Basha i PD-së dhe Monika Kryemadhi e LSI-së ju bashkuan mbështetësve dhe simpatizantëv të tyre para godinës së kryeministrisë. 

Është konsideruar prej tyre protesta më e madhe për të rrëzuar qeverinë. Por se sa është pjesmarrja, Report Tv e sjell përmes këtyre pamjeve nga lart të protetës.

Ora 11:22
Kryemadhi: Rama po përgatitet për zgjedhje të parakohshme, ka menduar edhe emrin e kryeministrit të ri

Lideri demokrat Lulzim Basha ka dalë nga selia blu i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe me dhjetra mbështetës dhe ish-deputetë për t'ju bashkuar protestës tek Kryeministria. 

Nga ana tjetër, nga selia e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, marshoi nga selia e LSI me mbështetësit e saj, për tu bashkuar në bulevard me protestuesit. Në këtë rrugëtim në një prononcim për mediat, Kryemadhi tha se vetë kryeministri Edi Rama është duke u përgatitur për zgjedhje të parakohshme dhe madje po mendon sipas saj, edhe se cili do të jetë kryeministri i qeverisë së re. 

"Z. kryeministër ka një problem shumë të madh me shqiptarët, me veten e tij, me besimin e tij në vetvete sepse normal që besimi do ti mungojë në vetvete sepse një njeri që nuk beson në Zot dhe tallet me Zotin, normal që nuk ka se si të kuptojë se çfarë ndodh. Unë mund të them vetëm këtë gjë, që në momentin që Edi Rama flet për zgjedhje të parakohshme, po përgatitet për zgjedhje të parakohshme, madje po përgatitet edhe për kandidatin për kryeministër të qeverisë tjetër, por ky nuk është problemi ynë, është problemi i z. Rama. Problemi ynë është hapja e negociatave që Shqipëria të jetë pjesë e Bashkimit Europian, ky është problemi ynë, ne aspirojmë për këtë, mjaft më me tranzicionin, mjaft me këtë qeveri dhe shtet të kapur, mendojmë që shqiptarët meritojnë më shumë se kushdo për të qenë anëtarë të BE-së, meritojnë më shumë se kroatët, meritojnë më shumë se sllovenët sepse e kemi filluar procesin e integrimit në Bashkimin Europian me Kroacinë dhe sot Kroacia është anëtare e Bashkimit Europian, ndërsa ne akoma diskutojmë hapjen e negociatave", tha Kryemadhi.

Ora 11:09
Hidhet tymuesja e parë ndaj policisë, ja kush e shuan (FOTO)

Tymuese nga protestuesit

1 / 5

Tymuese nga protestuesit

2 / 5

Tymuese nga protestuesit drejt Kryeministrisë

3 / 5

Tymuese nga protestuesit

4 / 5

Pankarta

5 / 5

Protestuesit e opozitës kanë hedhur një tymuese para forcave të policisë tek Kryeministria. Është shuar menjëherë nga një i ri i forumit rinor të PD-së i cili ishte në rresht para kordonit të policisë, me një shirit të bardhë identifikues në krah. 

Oranizatorët e opozitës janë shprehur se nuk do të ketë dhunë. 

Ora 11:05
Çelet protesta e opozitës, ja sa mbështetës ndodhen tek kryeministria (FOTO)

Protestuesit e Opozitës

1 / 4

Protestuesit e Opozitës

2 / 4

Forcat e Policisë

3 / 4

Protestuesit e Opozitës

4 / 4

Protestuesit e opozitës janë mbledhur para kryeministrisë për të nisur tubimin e paralajmëruar për në orën 11:00. Nga fotot e realizuara nga Antonio Çakshiri, shihet se sa është pjesëmarrja qytetarë në këtë protestë të radhës kundër kryeministrit Edi Rama. 

Ora 11:02
Nuk mund të mungonte! Babai i 'Stresit' në protestën e PD-së (FOTO)

Ashtu si edhe në protestat e shkuara të opozitës, nuk mund të mungonte në tubimin e 16 marsit para kryeministrisë. Ish-truproja i ish-kryeministrit Sali Berisha, Sali Lushaj, në protestën tek kryeministria. Lushaj është njëherazi babai i këngëtarit të muzikës Hip-hop, Arkimed Lushaj, njohur me emrin skenik "Stresi". Ky i fundit ndodhet në qeli për armëmbatje pa leje.

1552730536_thumbnailDSC4224.jpg

Ora 10:43
A do të ketë dhunë në protestën para Kryeministrisë?! Flet Belind Këlliçi

Kreu i Forumit Rinor Demokrat, Bleind Këlliçi, tha për Report Tv, se protesta e opozitës do të jetë paqësore. Megjithatë ai nuk përjashtoi mundësinë që në mesin e protestuesve të ketë edhe persona që dalin jashtë skenarit të organizatorëve. "Nëse do të ketë revoltë më të madhe nga çfarë ne presim, i themi që problemin nuk e kemi me policinë por me Edi Ramën", tha Këlliçi teksa protestuesit janë mbledhur para kryeministrisë, por që ende nuk kanë mbërritur liderët e PD-së Lulzim Basha, dhe e LSI-së Monika Kryemadhi.

Këlliçi tha se mesazhin e një proteste paqësore, PD e jep përmes një kordoni të të rinjve të forumit, që janë vendosur para forcave të policisë tek Kryeministria.

"Të rinjtë janë në ballë të protestës për të dhënë mesazh paqeje, për të frenuar çdo skenar dhune, përpos gjithë propagandës që është bërë nga qeveria se protesta do jetë e dhimbshme", tha Këlliçi për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta.

Ora 10:35
Vuvuzela, muzikë, podium për fjalime dhe 'demokratë paqeje' para policisë

Partia Demokratike ishte shmangur nga fjalimet në protestën e saj më 16 shkurt para kryeministrisë, e cila shpërtheu në dhunë. Por në këtë tubim të 16 marsit kundër qeverisë, opozita e bashkuar jo parlamentare ka planifikuar të mbajë fjalime, në një podium të ngritur para godinës së kryeministrisë.

Në sfond dëgjohet muzikë e vendosur nga organizatorët, ndërsa protestuesit janë të pajisur me vuvuzela. Para kordonit të policisë pas një rrethi metalik tek Kryeministria, janë vendosur të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së, me një shirit të bardhë në krah, për të dhënë një mesazh që protesta do të jetë paqësore.

Foto nga Antonio Çakshiri

Ora 10:31
'Populli nuk ikën nga Tirana pa u larguar Edi Rama, do të rrimë këtu' (VIDEO)

Edhe pse lideri demokrat Lulzim Basha ende nuk ka dalë nga selia blu, protestues janë mbledhur pra godinës së kryeministrisë, për të nisur tubimin në orën 11:00.

Qytetarë të ndryshëm në protestën e opozitës para kryeministrisë, në prononcime për gazetarët e Report Tv në terren, thonë se nuk do të largohen nga kryeministria deri në largimin e Edi Rama.

"Nuk i shpëton zemëratës së popullit, nuk jemi partiak, thirrja ime është vëllazërore, dëgjoje popullin. Sot diskuton populli thesin e miellit, të jesh i bindur që nuk largohemi nga këtu. Nuk ikim nga Tirana pa rrëzuar Edi Ramën. Populli do të qëndrojë këtu", shprehen ata.

Ora 10:19
Basha mbërrin në seli, shoqërohet nga bashkëshortja (VIDEO)

Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha rreth orës 10:00 ka mbërritur në selinë blu. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Aurela, kryedemokrati do të mbajë në seli një takim me ish-deputetët dhe aleatët e tij. Më tej është marshimi drejt kryeministrisë për të nisur në orën 11:00 protestën kundër qeverisë. 

Ora 10:18
PD 'inspektim' në mbrëmje kryeministrisë (FOTO)

Pas lajmit të publikuar mbrëmjen e djeshme se kryeministri Rama kishte hequr skelën mbrojtëse para Kryeministrisë, Lulzim Basha ka dërguar Gazmend Bardhin dhe Sahitin për të inspektuar Kryeministrinë.

Ata janë fotografuar mbrëmë vonë duke inspektuar Kryeministrinë, dhe më pas janë larguar.

Ora 10:05
Protestuesi shton tepsitë: Do të kandidoj për president (VIDEO)
Ora 10:03
'S'ka Shqipëri, ka tre tepsi'/ Protestuesi: Të hënën vetëshpallem President (E dëbojnë nga tubimi)

Protestuesi i veçantë FOTO Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

1 / 4

Protestuesi i veçantë FOTO Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

2 / 4

Protestuesi i veçantë FOTO Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

3 / 4

Protestuesi i veçantë FOTO Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

4 / 4

Personazhi tashmë i njohur, Dilaver Nela 55-vjeç nga Laçi ka surprizuar sërish në tubimin e sotëm të opozitës. E ndërsa pak ditë më parë në rrugët e Tiranës ai kishte një kazan dhe lugë dhe pankarta në dorë, në protestën e sotme ai kishte tre tepsi mbi kokë, të cilat sipas tij simbolizojnë tre partitë kryesore në vend, PS-në, PD-në dhe LSI-në dhe dy pankarta, në njërën prej tyre shkruan 'S'ka Shqipëri, ka tre tepsi' dhe në tjetrën 'Shoqëria civile'.

Në një prononcim për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta ai thotë se ditën e hënë te ambasada amerikane do të hedhë kandidaturën si president i vetëshpallur. "Ky shtet ka mbaruar, ky estabilishment ka përfunduar. Unë protestoj kundër këtij estabilishmenti që na ka lënë larg Europës.

Ditën e hënë do të shkoj te ambasada amerikane, që të hedh kandidaturën si presidenti i vetëshpallur si Guaido (Presidenti i Venezuelës). Kjo klasë politike mbahet nga ndërkombëtarët" tha ai. Pas prononcimit ai është tentuar që të largohet nga protesta nga një person, simpatizant i opozitës, që i ka hequr nga koka tepsitë që kishe vendosur. Por kush është Dilaver Nela? (Lexo ketu)

Ora 09:48
Mbrojtëse instalacionit dhe gardh metalik rreth Kryeministrisë

Kryeministria FOTO Antonio Çakshiri

1 / 4

Mbrojtëse instalacionit dhe gardh metalik rreth Kryeministrisë FOTO Antonio Çakshiri

2 / 4

Mbrojtëse instalacionit dhe gardh metalik rreth Kryeministrisë FOTO Antonio Çakshiri

3 / 4

Mbrojtëse instalacionit dhe gardh metalik rreth Kryeministrisë FOTO Antonio Çakshiri

4 / 4

Ndryshe nga herët e tjera kur ka pasur protesta, sot në hyrje të Kryeministrisë nuk do të ketë skelë mbrojtëse. Megjithatë, në instalacionin mbi hyrjen e godinës është vendosur një mbrojtëse. Ndërkohë që është vendosur edhe një gardh metalik rreth selisë së qeverisë për të shmangur depërtimin e protestuesve.

Ora 09:29
S'ka më skelë! Rrethim metalik tek kryeministria. 1600 efektivë në terren

Policia

1 / 12

Policia me maska antigaz

2 / 12

Policia

3 / 12

Policia me maska antigaz

4 / 12

Rrethimi

5 / 12

Policia me maska antigaz

6 / 12

Forcat e Ndërhyrjes së shpejtë

7 / 12

Forcat e Ndërhyrjes së shpejtë

8 / 12

Forcat e Ndërhyrjes së shpejtë

9 / 12

Forcat e Ndërhyrjes së shpejtë

10 / 12

Policia

11 / 12

Policia

12 / 12

Edhe efektivët e policisë së Tiranë janë bërë gati që herët në mëngjes për protestën e opozitës. Janë mbledhur para kryeministrisë së bashkua me mjetet mbrojtëse të tyre. Rreth 1600 forca policie janë në terren për të garantuar mbarëvajtjen e protestës, ndërkohë që shihet teksa kanë me vete edhe maskat kundra-gaz.

Kryeministria është rrethuar me gardh hekuri për të shmangur ndonjë tentativë të tubuesve për të thyer kordonin e policisë. Ky rrethim metalik nuk ka qenë në protestën e 16 shkurtit që opozita mbajti para kryeministrisë.

Po ashtu nga hyrja e godinës së qeverisë është hequr edhe skela në derën kryesore që mbronte edhe instalacionin në hyrje. Mjetet e skelës u përdorën nga protestuesit në tubimin e shkuar për të thyer xhamat e derës së kryeministrisë.  Kryeministria ka larguar edhe atë çka mbeti nga instalacioni i kërpudhës në lulishten e kryeministrisë që u shkatërrua gjatë protestës së 16 shkurtit.

Krahas policisë së rendit, në mbarëvajtjen e protestës do të angazhohen edhe efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ata të repartit Shqiponja.

Anash dhe pas kryeministrisë, janë pozicionuar edhe efektivë të forcave RENEA.

Oficerë të antiterrorit do të kontrollojnë personat që dyshohen si elementë të rrezikshëm dhe punonjësit e Gardës së Republikës do të monitorojnë situatën me dylbi, nga tarracat e institucioneve.

.

Ora 09:20
Kryemadhi shkon herët në zyrë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi që në orët e para të këtij mëngjesi është gjendur në zyrën e saj në selinë e LSI-së. Prej aty, nën organizimin e partisë, protestuesit do të mblidhen për t'ju bashkuar edhe mbështetësve të PD-së në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" para kryeministrisë.

Ora 09:02
Nisen protestuesit nga rrethet, të organizuar me autobusë nga opozita

Nga qyteti i Fierit janë nisur protestues nën organizimin e kryetarit të PD-së në degën e këtij qyteti, Luan Baçi.AI pretendon se policia ka marrë në telefon shumë protestues që të paraqiten në komisariat, duke e parë këtë si një tentativë për të penguar mbështetësit e PD-së që të mos shkojnë në Tiranë.

Nga Shkodra, ish-deputeti Bardh Spahija tha se është koha për rrëzimin e diktatori Edi Rama, siç ai e quajti. "Çdo skenar është në dorë të qytetarëve", tha ai.

Nga Kukësi, kryetari i degës së PD-së, Arif Rexhmati e quajti pjesëmarrjen më të madhe qytetarë për të kërkuar largimin e kryeministrit Rama.

G.M./al.sp./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • Nostradamus: 16/03/2019 23:25

    Mendoj se shume shpejt situata do percipitoj deri ne piken ku Presidenti mund te shpall gjendjen e jashtezakonshme...ose vetem nqs Kryeministri nuk e le situaten te degradoj me tej dhe zgjedh gjithsesi Presidentin si personi i vetem mbi palet per te negociuar per zgidhje te situates. Nuk eshte e dukshme por midis tyre besoj ka ende nje komunikim underground dhe te vazhdueshem per ceshtjet “hot” ku kane bashkepunuar!

    Përgjigju
  • Fahrri Fundrrin Spiuni: 16/03/2019 16:24

    Ik moj Mona katunarja flet ti për zaptime që iku Likja e more ti partinë. Yyyyyyyyt këputsh qafën në haurin tat andej nga erdhe, baj gë!

    Përgjigju
  • Shiku: 16/03/2019 15:21

    Ne proteste marrin pjese te gjithe dallaverixhinjte qe ka pas Luli kur ishte ne pushtet, po te shikoni rreth tij jane ish badigarde te Berishes dhe llumi i Tiranes, ka dhe narkomane, ish punonjes te bashkise se Lulit, disa te ish zyres se hipotekes.Ky klloun po behet gazi botes me cirkun e tij qe sa here del thote hajdeni prape se do e hedhim rradhes tjeter.Shikoni more horra punet e familjet tuaja se ky legen eshte milioner dhe po ju perdor si bageti per karrigen e tij.Nuk vihet ne pushtet me plehra si Arjan Adhrami qe ne 21 janar qellonte nga kryeministria e tani del ne krah te Lulushit se ka ngelur rrugeve.

    Përgjigju
  • roni: 16/03/2019 15:02

    myllni dyqanet se jan te uritur qente e pd

    Përgjigju
  • Robshi: 16/03/2019 15:00

    Faleminderit dhe nje here për protestën...vetëm parazitët pa shtyllë kurrizore masturbojne kur e dine shumë mirë vendin që ka shqipëria në çdo statistikë ekonomike politike kriminaliteti varfërie borxhi publik rroge mesatare lindshmërie emigrimi vjedhje vote shëndetësie arsimi sigurie etj etj etj... edhe nëse jeni pakicë (nga pamjet duket ndryshe)të paktën jeni krenare jo shumicë të dhjere...

    Përgjigju
    • @Robshi: 16/03/2019 15:39

      robshrobq... se ca ke thënë ti e di, po që ta dish gjithmonë pakica është e dhjerë o robshrobq..., dhe jo shumica si e thua ti o Idiot.

  • Byreku 20 leksh: 16/03/2019 14:57

    Kur është protesta e radhës o Luli? Mua më mori uria, ato dy byerëk dhe një bidon dhallë deri te xhirua e dytë duruan pastaj nuk na mbanin më gjunjët..

    Përgjigju
  • Vlore: 16/03/2019 14:19

    Vin verdalle ky idioti qe te duken sikur jane shume ahahah

    Përgjigju
  • TIKU: 16/03/2019 14:13

    i paska lagur lulja pantallonat

    Përgjigju
  • Fredi: 16/03/2019 13:57

    Mulët katnarë shpellarë Monikat ordinere Lushajt bethshkepurit Fahrri Bajg Spiunat Lulzimet E plot e përplot rrugët me copa mu...ti!

    Përgjigju
  • toni: 16/03/2019 13:20

    bageti,eni dhe nja 3 xhiro rotull dhe pastaj tu mjeli luli

    Përgjigju
  • Musa Demi: 16/03/2019 12:48

    Ku e ka Grida Duma të dashurin?

    Përgjigju
  • Tironc: 16/03/2019 12:46

    Bejne mire qe ecin se ulin pak barkun,

    Përgjigju
  • Musa Demi: 16/03/2019 12:46

    Këta sotë në Tiranë janë të gjithë që votuan PD dhe në qoftë se janë 600 mijë veta, prapë janë pakicë. Kur do ta kuptojë Lulzim Basha kët fakt që është themeli i demokracisë, se pakica i nënshtrohet shumicës dhe nëqoftë se dallimi është vetëm (1) nji votë! Lulzim Basha nuk ka të drejtë të kërkojë heqjen e Ramës sepse nuk ia dha ky votën, por votën ia dhamë ne si na quan Basha "SOVRANI". Shqipëria kurrë nuk ka pasë qeveri më të mirë se tash, kjo është e vetmja qeveri që punon për të mirën e gjithë qytetarëve të vendit. Nëse Basha mendon se është më i mirë se Rama, ja ku janë zgjedhjet e ardhshme më 2021-n le të urdhëronë ka kohë sa të duash që ta bindë popullin që zgjedhja e tij është alternativa më e mirë për qytetarët, por me dhunë kurrë nuk do ta ketë pushtetin, e vetmja që do të ndodhë është të përfundojnë të gjithë udhëheqësit në burg për nxitje dhune dhe tentim grushtshteti!

    Përgjigju
  • xreport: 16/03/2019 12:41

    luli: ma ik te vi une te ha nje tum keta ne proteste jane te korruptuarit edhe fukarejt qe per 100 euro rrin 1 muaj aty. shqiptaret e vertet jane ne punen e tyre ne hallet e tyre, tregojne qytetari dhe lejojne qeverine te ec perapara. keta ne shesh nuk perfaqesone shqiperine dhe shqiptaret e vertet. ne jemi shqiptar ( kosova maqedoni mal te zi edhe ne gjith boten) e duam shqiperine nen sepse eshte identiteti jon si komb. Posht russia, Posht serbia...... rroft shperia..... posht tradhtaret PD dhe LSI

    Përgjigju
  • Jurgen: 16/03/2019 12:32

    hahahahhahahha bulevardi bosh as 5 mije veta ahhahahahahahhaha car deshtaku ky loloja hahahahaha

    Përgjigju
  • toni: 16/03/2019 12:22

    si bageti pa coban vijne verdall

    Përgjigju
  • Jul cezari: 16/03/2019 11:53

    Ky i tepsive qenka Artist

    Përgjigju
  • Populli: 16/03/2019 11:53

    mos prisni me arrestoni Flamul Leshin pastaj me radhe

    Përgjigju
  • biks: 16/03/2019 11:48

    Me shume njerez mbledh Edi vetem ne nje qytet se sa opozita e krimit, opozita e Gerdecit, e 21 janarit, e Lazaratit, e rruges kombit...

    Përgjigju
  • Beni: 16/03/2019 11:34

    Kriminelet dhe tradhetaret me te medhenj qe ka njohur historia e shqipris

    Përgjigju
  • Erik: 16/03/2019 09:41

    Meraku im diten e sotme eshte vetem per policet. Uroj qe te kthehen shendoshe e mire ne familjet e tyre sot pas punes.

    Përgjigju
  • Ariu: 16/03/2019 09:21

    Mos harroni maskat kundra po.rdhe se ato kundra gaz nuk u duhen

    Përgjigju
    • Raul: 16/03/2019 16:19

      Nga siper me dron duhej te ishin jo me shume se 3 mije vete,iku leshelija per lesh Nafije, iken dhembcakallet e leshitdhise, ky ishte funerali politik i sharebajgave te leshelise