Mbyllet puna në kompleksin 'Golden'! RENEA kontrolle për gjetjen e trupit të Jan Prengës (VIDEO)

Një ditë pas arrestimit të të dyshuarve për pengmarrjen dhe më tej vrasjen e Jan Prengës të marrë peng 11 ditë më parë në Kamëz, Policia me forcat speciale RENEA është ende e pranishme në kompleksin "Golden" në Xhafzotaj të Shijakut. Operacioni vijon për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë krim të rëndë, por më e rëndësishmja, në hetimet që mund të zbulonin vendin ku mund të jetë fshehur trupi i pajetë i 49-vjeçarit Jan Prenga. Nisur nga fakti që RENEA ndodhet pranë kompleksit, ka dyshime të forta se trupi i Prengës të jetë groposur diku pranë resortit. Kamerat e sigurisë, elementi kryesor që çoi në identifikimin e rrëmbyesve, fiksuan momentin teksa Jan Prenga nxirrej nga një makinë dhe u fut nga autorët në ambientet e kompleksit "Golden". Puna në resort është bllokuar, dhe policia e prokuroria vijojnë punën hetimore. Por kërkimet për trupin e Jan Prengës vijojnë edhe në rrethina pranë kësaj zone. Deri më tani të arrestuarit nuk kanë pranuar akuzat e ngritura ndaj tyre.


Lajmi kryesor:

Arrestohen 5 rrëmbyes! Prenga vdiq nga dhuna rrugës për në resortin 'Golden'! Konflikti për 283 kg kokainë në Angli


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri