Mbyllja e basteve, Rama: Do heqim edhe mundësinë për të luajtur jashtë shtetit online nga Shqipëria

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Kamëz aty ku ka shpërndarë kartat e reja të anëtarësisë për të rinjtë që i bashkohen Partisë Socialiste. Gjatë fjalës së tij para mbështetësve të PS, Rama ka thënë se industria e basteve është një industri kriminale. Rama ka theksuar se bastet online në Shqipëri do të mbyllen, madje sipas shefit të qeverisë po shikohet mundësia për të mos lejuar aksesin për të luajtur baste online, jashtë Shqipërisë.

Do mbyllim bastet, një industri të kriminalizuar. Industri që sjell dëshpërim,1 nga 4 lojëtarë ka menduar të vrasë veten. Është e pakonceptueshme. Përfytyro prindërit, sidomos nënat, dhe fëmijët iu kthehen në të sëmurë nga vesi i lojërave të fatit. Do mbyllen, ndryshe nga sa përflitet. Kemi ngritur një grup ekspertësh për të mbyllur bastet online që janë jashtë shtetit. Duhen mbyllur mundësitë për të luajtur jashtë online, se janë miliona që i merr lumi. Për të gjitha këto është politika që i bën. BE-në e krijoi politika, Pavarësinë e Shqipërisë e solli politika. Kur bie në duar të këqija bën dëme të mëdha.

Edi Rama, kryeministër

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se pritet një protestë kundër mbylljes së pikave të basteve, por sipas tij, kjo protestë mbështetet nga PD. Me ironi Rama tha se fatmirësisht, kësaj here për bastet, opozita nuk ka akuzuar socialistin, Taulant Balla.

“Kanë thënë këta të basteve se do të organizojnë protestë, por nuk janë këta që e bëjnë protestën, janë ata që e financojnë. Opozita e mbështet duke hedhur baltë. Kjo u bëka se vëllai im do mbajë… çuditërisht s’kanë përmendur Taulantin kësaj here,”-tha Rama.

”Shumë kush mendon se politika është diçka e keqe dhe e pistë. Keni dëgjuar njerëz që thonë se s’duan t’ja dinë për të. Por ky është një iluzion, se politika merret me ty, merret me ty gjithë kohës. Duke ardhur më bëri përshtypje rruga, që ishte rruga si në ato zona të Tiranës kur unë u bëra kryetar bashkie. Në pamje të parë, mund të duket sikur s’ka lidhje me ty, por ka lidhje me ata që votojnë dhe ata që nuk votojnë. Sa më shumë njerëz të angazhohen, të marrësh pjesë s’do të thotë të merresh pjesë me politikë. I vetëm s’i bën dot kurrë. Duhen shumë njerëz, në të kundërt gjërat ngelen siç janë. Platforma jonë e bashkëqeverisjes është e thjeshtë, thjesht e vërteta. Kush ka një hall, shteti s’ka nevojë të njohë njeri apo të bredhë për të hapur një derë.”-tha Rama.

Kryesocialisti hodhi gjithashtu një mesazh direkt tek ministrat socialistë që sipas tij, nuk i hapin telefonat deputetëve.

"Kjo nuk është një përrallë. Kjo është ajo që duam, të kenë njerëzit të njëjtin akses si deputetit, ne iu japim mundësinë  njerëzve të zakonshëm. Ministrat shpesh nuk iu hapin telefonin deputetëve.  Ministri vetë është i detyruar ta shqyrtojë ankesën, sepse pastaj  mban përgjegjësi"-tha Rama.

Ora 18:00/ Batutat e Ramës në Kamëz: Bëji share, kursen internetin mo? 

Kryeministri Edi Rama, ka qenë sot në Kamëz aty ku shpërndau kartat e anëtarësisë, dha mesazhe politike për mbylljen e basteve, por nuk kurseu batutat edhe në këtë takim. Në fjalën e tij, Rama iu bëri thirrje të rinjve që të shpërndajnë sa më shumë postimet e PS në rrjetet sociale, dhe këtë Rama vendosi t’jua kërkojë të rinjve me humor.

Batutat

Edi Rama: Vajzë, patjetër. Sa më shumë gra dhe vajza të kemi, aq më në rregull jemi. Brunilda, ti je? Mu duke si ajo, po ajo qenke.

Brunilda: Faleminderit për kartën. Do japim kontributin tonë për PS.

Edi Rama: Nxirrini pak telefonat. Nxirrini telefonat dhe bëjini share asaj që tha Brunilda. Kështu ke ardhur në PS ti? Të kursesh internetin? Bëjini share, ç’më shikon mua? Ti mos më bëj mu fotografi por bëje share. Dëgjon apo jo, ai është aktivitet politik. Ça bën mo? Kursen internetin? Jepi mo, jepi share

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Djalli dhe temjani: 20/10/2018 20:55

    Une o edvin asnjehere nuk te kam patur qejf por nqs e mban fjalen per kete do ta jap voten se e meriton.do jete veprimi më i mire qe ke bere se deri tani vetem budallalleqe kemi pare nga ty.shpresoj shume qe keto pika kancerogjene bastesh te zhduken pergjithmone nga rruget e shqiperise.

    Përgjigju
  • Arber: 20/10/2018 19:41

    Po e mbajte fjalen une si demokrat do ta jap voten Pa asnje dyshim, vetem mbaje mbylli te gjitha lojrat Dhe je i nderum i ke la te gjitha. Te presim..

    Përgjigju
  • Faiku qè ta Fiku more Fredi ZHAPIKU: 20/10/2018 18:25

    Duhet ti kishe mbyllur qè ditèn e parè qè Fitove Mandatin e Dytè ! Shtroju Punès dhe Puno , sepse Nuk ke bèrè asgjè pèr 90% tè Shqiptarève ! Lèri 'Llogjet e Kavajès'!

    Përgjigju
    • Syri: 20/10/2018 19:15

      Ju plaçin sytë ju qenuk shikoni

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet