TIRANË- Mbyllja e sezonit veror, ka dhënë efektet e para në uljen e numrit të turistëve që kanë hyrë në Shqipëri. Sipas të dhënave të INSTAT në muajin shtator në Shqipëri kanë hyrë mbi 494 mijë shtetas të huaj nga mbi 591 mijë të huaj që erdhën në vitin 2019. Ndërsa në raport me vitin e kaluar shifrat janë më të larta.
Konkretisht sipas të dhënave në shtator në vend kanë hyrë 794 mijë shtetas të huaj e shqiptar me një rritje prej 31.3% krahasuar me 2020, ndërsa në raport me vitin 2019 kanë ardhura më pak sepse atë vit erdhën mbi 1 milionë shtetas në shtator.
Në 9-mujor në Shqipëri kanë hyrë 4.8 milionë të huaj, nga 5.4 milionë që erdhën në 2019, që konsiderohet si viti më i suksesshëm turistik. Rreth 50% e hyrjeve në vend në 9-mujorin e 2021 ishin nga Kosova, me 2.3 milionë vizitor në total.
Ndërkohë sipas INSTAT rritja më të madhe të hyrjeve në Shqipëri ka qenë nga Polonia me 4.6 herë si dhe SHBA me 4.3 herë. Lehtësimi i masave kufizuese si dhe përhapja e procesit të vaksinimit në popullatë ka bërë që edhe qytetarët shqiptar të lëvizin jashtë vendit.
Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë nëntëmujorit të 2021, është 3.2 milionë dhe është rritur me 45,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nga operatorët e këtij sektori 2021 është një vit i suksesshëm turistik, që u zhvillua në kushte pandemie dhe që i kapërceu pritshmëritë.
B.K./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.9%
-
Të gabuar
83.1%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2862
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Mirror': Shqipëria, parajsa evropiane tërësisht nën radarin e turistëve
24 Dhjetor, 07:51
-
SPECIALE/ Mjalti, biznesi i ëmbël që prodhon produkt të shtrenjtë
22 Dhjetor, 18:05
-
Rrogat ulen te privati, 354 mijë s'arrijnë pagën mesatare! Eksperti: Punonjësi shihet si kosto e jo investim
22 Dhjetor, 14:25
-
Turizmi, shqiptarët preferojnë pushimet jashtë, daljet u rritën me 14.7% në janar-tetor
20 Dhjetor, 11:05
-
'Express': Shqipëria, destinacioni i ri mesdhetar që turistët nuk duhet të humbasin në 2025
18 Dhjetor, 13:33
-
2024-a 'bilanc' negativ/ 1 në 4 biznese nëndeklaruan pagat! Gjysma e të punësuarve marrin deri në 2300 lekë në ditë
17 Dhjetor, 16:05
-
Afro 20% e shqiptarëve në rrezik varfërie, kanë të ardhura ditore deri në 751 lekë! Gjendja do rëndohej nëse s’do ishin pensionet e skemat sociale
13 Dhjetor, 20:29
-
Fatos Çoçoli: Vizitori i dhjetëmiliontë
11 Dhjetor, 18:28
-
Shqipëria rekord të ardhurash prej 3.9 mld euro nga turizmi, për 9 muaj fitoi 640 mln € më shumë se në 2023
11 Dhjetor, 16:07
-
Në vitin 2025 do të shpenzohen mbi 8 mln euro për mbetjet! Bashkia Durrës do marrë 2.5 mln euro për trajtimin e tyre
9 Dhjetor, 18:39
-
Vrojtimi i BSH/ Ndërtimi optimist, rritet kërkesa për prona! Turizmi ‘pesimist’, ndikoi rënia e ‘bumit’ të sezonit veror! Besimi në ekonomi u ul me 0,4% në Nëntor
2 Dhjetor, 17:25
-
S’ka më banesa individuale, por rezidenca shumëkatëshe! Mbi 2 mln metër katrorë ndërtime të reja me vlerë 806 mln €, u miratuan në 9 muaj nga bashkitë
29 Nëntor, 08:07
ore se mos na llogarisni dhe neve me 2 shtetesi te ky 4.8 milionshi... se late nam
PërgjigjuMe derra serbe dhe ruse nuk keni perfitime turistike. Nuk ka bukuri dhe pasterti aty ku kullot derri. Rusia do beje “reklamen” me te “bukur” per turizmin shqiptar sapo te analizoje vdekjen e kater turisteve. Shteti shqiptar do dali shtet bananesh me ne krye bananexhiun me te spikatur te ballkanit. Turizmi shqiptar do dali “i pakualifikuar” dhe “i padenje per tu vizituar.” Nderkohe qe putinistika ne europe lan hesapet me joputinistiken.
Përgjigju