Mbyllja e shkollave në Skrapar, Kryebashkiaku letër Ramës: Vijeni veten në vendin tonë

Mbyllja e shkollave në Skrapar, Kryebashkiaku letër Ramës: Vijeni veten në vendin tonë

Pas ankesës së drejtuar ndërkombëtarëve pak ditë më parë, Kreu i Bashkisë, Skrapar, Nesim Spahiu ka paraqitur ankesën për mbylljen e institucioneve në këtë qytet tek kryeministri  Edi Rama. Përmes një shkrese të nënshkruar nga i gjithë stafi i kësaj bashkie kryeministrit i paraqitet shqetësimi i bllokimit të buxhetit për vitin 2019, gjë e cila ka penguar vazhdimësinë e punës së institucioneve në ktëtë qytet.

Dy ditë më parë Spahiu iu drejtua përfaqësive së ndërkombëtarëve në Shqipëri lidhur me situatën e bllokimit të buxhetit për Bashkinë Skrapar gjë që ka pezulluar dhe punën e institucioneve në këtë qytet.

Ndërkohë që rreth një javë më parë Kryetari i Bashkisë së Skraparit, në një deklaratë për mediat njoftoi se institucionet e këtij qyteti do të mbyllen pasi nuk ka buxhet. Në daklaratën e tij ai theskoi se më 14 dhjetor gjatë një mbledhje në këshillin bashkiak Skrapar nuk u miratua buxheti dhe kjo solli paralizim të funksionalizimit të administratës dhe institucioneve publike. 

Pas kësaj deklarate erdhi edhe reagimi i grupit të këshilltarëve socialistë të Bashkisë së Skraparit.

Sipas tyre buxheti u miratua me 10 vota nga 15 anëtarë që përbëjnë këshillin, por vendimet pasi u zbardhën nga Sekretaria e Këshillit, u firmosën nga Kryetari i Këshillit dhe nuk u vulosën nga Kryetari i Bashkisë i zgjedhur nga LSI. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja