TIRANE- Studentët e “Vitrinës” që kanë mbaruar ciklin e studimeve dhe që nuk kanë ende një diplomë në dorë, Ministria e Arsimit do ti pajisë me një dokument ligjor të barasvlershëm me diplomën që duhet të merrnin. Kjo masë e Ministrisë së Arsimit iu komunikua dje studentëve, që protestonin pranë ministrisë për gjetjen e një zgjidhje, pasi ky institucion i mbyllur nuk ka dorëzuar këtë dokumentacion megjithëse e detyronte Vendimi i Këshillit të Ministrave.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla në takimin e zhvilluar me studentët tha se, nuk ka asnjë interes që të bllokohen diplomat e tyre. Por sipas saj,mungesa e dokumentacionit nga ky institucioni solli këtë situatë.

Sipas Nikollës, diplomat e pakta që kanë mbërritur nga 'Vitrina', shumica janë pa vulën e dekanit apo rektorit, ndërsa për shumë të tjera mungojnë fare dosjet personale të studentëve.

Ndërkohë nga të dhënat e MAS rezulton se më pak se 300 studentë do të mbeten pa u regjistruar në arsimin e lartë, nga 6 mijë që janë gjithsej në universitet e mbyllura. Studentët që janë pajisur me dokumentacion, tashmë kanë afat deri në datën 27 mundësi për transferimin e studimeve. 
 
tabela

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)