TIRANË - I ftuar në A1 Report, Zv/ministri i Arsimit, Arbi Mazniku ka sqaruar vendimet e marra për mbylljen e disa universiteteve pas kontrollit nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe për fatin e studentëve të këtyre universiteteve.
 
Sipas Maznikut para se të bëhej akreditimi i Universiteteve  duhej që të bëhej një kontroll se sa këto universitete ishin gati.
“Një agjenci akreditimi ndjek nëse cilësia e mbajtjes së regjistrit nga ana e Universiteteve është sipas standardeve dhe nuk mund të ketë akreditim nëse nuk fare regjistra.”- sqaron Mazniku.

Më tej zv/ministri i Arsimit, Mazniku u shpreh se kjo çështje nuk ka të bëjë me privatin, por edhe me universitetet publike, duke shtuar se janë mbyllur  mbi 50 programe dhe 7 filiale universitetesh publike.
“Nuk ka asnjë vlerë për asnjë qytetar që të merrte një diplome që nuk i jepte.  Qytetarët nuk kanë paguar për Diplomën, por për dijen. Shteti ka detyrën që të kontrollojë nëse këto institucione plotësojnë kriteret për të dhënë dije.”-tha Mazniku.
 
Mazniku:Diplomat aktuale të vlefshme, gjithçka për studentët
Lidhur me faktin se çfarë do të ndodhë tashmë me ata studentë që kanë përfunduar studimet apo që i vijojnë akoma ato në këto Universitete, ai ka sqaruar se ky vendim nuk ka të bëjë me studentët duke shtuar se Ministria e Arsimit do bëjë gjithçka që ata të vijojnë normalisht studimet.
 
Ndërsa për ata që janë diplomuar tashmë, Mazniku siguroi se ata kanë të drejtën e tyre për t’u punësuar pasi diploma e tyre njihet ligjërisht.
“Vlera e diplomave të tyre njihet subjektivisht dhe do të vlerësohet nga punëdhënësi.” –tha Mazniku

arber mazniku
 
Mazniku: Ulja e kuotave e nevojshme, ka shumë studentë me mesataren nën 5.5  
Përgjatë intervistës në studion e A1 Report, Mazniku foli edhe për shpërndarjen e reja të kuotave, Zv/ministri i Arsimit Mazniku ka bërë me dije se është bërë një analizë konkrete për shpërndarjen e kuotave. Ai tregon se nga kjo analizë ka dalë se shpërndarja e kuotave të pranimit në Universitete ishte bërë si një lojë kungulleshash ku vetëm hidheshin numra dhe nuk bëhej asnjë kontroll.
 
“Ka shumë programe studimi ku i gjithë grupi kishte studente që ishin pranuar me mesataren e gjimnazit nën 5.5. Këta studentë shkonin kryesisht në degë si gjuhë të huaj apo lëndë të tjera mësuesie  dhe më pas do i jepnin mësim një gjenerate të re.”- tha Zv/ministri i Arsimit Mazniku.

Synimi i qeverisë është që të ndërlidhë kërkesën e tregut për aftësi me atë çfarë ofron tregu për arsim shprehet ai, duke shtuar se pjesa e madhe e njerëzve nuk do zgjidhnin arsimin profesional nëse do shikonte një mundësi për të marrë pjesë në juridik përshembull.

mazniku
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)