Mbytet anija me refugjatë sirianë e
irakenë, 18 të vdekur...edhe fëmijë

Mbytet anija me refugjatë sirianë e<br />irakenë, 18 të vdekur...edhe fëmijë
Të paktën 18 persona janë mbytur në brigjet jugperëndimore të Turqisë, në Bodrum Bay. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së premtes, - bëjnë me dije rojet bregdetare turke.

Varka prej druri ishte e mbushur me refugjatë, duke përfshirë sirianë dhe irakenë. Ata ishin drejtuar për në ishullin grek Kos. 14 persona u shpëtuan, ndërsa 18 të tjerët, duke përfshirë edhe fëmijë, u gjetën të vdekur në det.

Kos dhe ishuj të tjerë grekë janë vetëm pak kilometra larg nga brigjet e Turqisë. Këta ishuj janë destinacionet kryesore për refugjatët të cilët kërkojnë të hyjnë në BE.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim, më shumë se 781,000 emigrantë kanë mbërritur në Greqi nga deti që prej fillimit të vitit, kryesisht nga Turqia. Deri më tani janë shënuar  632 vdekje në Egje .

Sipas agjencisë së refugjatëve të OKB-së, më shumë se 950,000 njerëz kanë arritur në Evropë nga deti.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim nga Kosova për dhunën ndaj personazhit të TikTok, Gjykata e Durrësit liron Noizyn! Garanci pasurore 50 mln lekë të vjetra

Në kërkim nga Kosova për dhunën ndaj personazhit të TikTok, Gjykata e Durrësit liron Noizyn! Garanci pasurore 50 mln lekë të vjetra