Një i ri 22-vjeçar humbi jetën sot në lumin Mat pranë Shkopetit në zonën e Kurbinit, teksa po lahej bashkë me disa kushërinj.
Sipas informacioneve nga gazetari i Lezhës për Report Tv, Elvis Hila, i mbyturi quhet Klajdi Elezi, 22 vjeç, me banim në Skuraj, i cili ishte futur për t’u larë së bashku me dy kushurinj të tij.
Sipas policisë të riun teksa lahej ka rrëmbyer rrjedha e lumit, edhe kjo mendohet të jetë dhe shkaku i mbytjes së tij.
Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me banorët e zonës, kanë gjetur dhe nxjerrë trupin e pajetë të 22-vjeçarit dhe kanë transportuar në morg për veprime të mëtejshme.
Ai nuk ka mundur të dalë nga uji dhe është mbytur. Trupi i të riut është nxjerrë nga uji nga policia dhe më pas është dërguar në morgun e Tiranës për ekspertizë mjeko-ligjore.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 16:00, është njoftuar Salla Operative se në fshatin Skuraj, në lumin Mat, shtetasi K. E., duke u larë në lumë, dyshohet se është rrëmbyer nga rrjedha e lumit dhe për pasojë ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me banorët e zonës, kanë gjetur dhe nxjerrë trupin e pajetë të 22-vjeçarit dhe kanë transportuar në morg për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.
H.K/S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
31 Mars, 11:25
A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?
-
Po
54.3%
-
Jo
34.7%
-
Nuk kam mendim
11%
Vota total: 3827
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bie kultivimi i drogës në Lezhë, përgjatë vitit 2025 janë konstatuar mbi 1600 bimë narkotike më pak se në 2024-ën
1 Prill, 15:41
-
'Për një certifikatë prone, gjyqet zvarriten', pas demokratëve edhe avokatët denoncojnë Kadastrën e Lezhës
31 Mars, 15:00
-
Lezhë/ Rreziku nga shkëmbinjtë e Torovicës, nis shpërthimi i tyre! Aksi nacional u bllokua për një orë
30 Mars, 11:54
-
Lezha prezanton ofertën turistike në Poloni! Bashkia me operatorët kryesorë turistikë, pjesëmarrëse në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit
29 Mars, 18:48
-
Ekzekutoi biznesmenin Nikulaj, Daily Mail ‘zbulon’ të shkuarën e portugezit Saraiva: Nga djalë i qetë, në vrasës me pagesë! Më herët në burg për drogë e plagosje
29 Mars, 18:15
-
E diela e Larit nis javën e madhe të Pashkëve për katolikët, simbolika e kësaj dite të veçantë
29 Mars, 16:13
-
SPECIALE/ Shqiptarët ikin, të huajt vijnë të punojnë te ne! Shqipëria nga një vend simbol i emigracionit masiv në destinacion imigracioni
29 Mars, 07:02
-
Kryetarja e PD akuzon kreun e Kadastrës: Pazaret për certifikatat e pronësisë bëhen në kafe! Gjergji: Nëse gjen shkelje jap dorëheqjen
28 Mars, 15:43
-
Fermerët ngrenë zërin në ‘Parlamentin Rural’, kërkojnë më shumë grante për bujqësinë
27 Mars, 16:23
-
Shkëmbinjtë e Torovicës, Forcat e Armatosura ndërhyjnë për shkatërrimin e tyre 9 vite pas aksidentit me 3 viktima
27 Mars, 10:11
-
Aksident në Rrugën e Kombit, plagosen 4 persona! Një grua mbetet e bllokuar në makinë, nxirret pas disa minutash
26 Mars, 15:01
-
Edicioni i 8-të/ Mbahet në Lezhë festivali 'Erdhi pranvera’! Artistët e vegjël dhurojnë spektakël në skenën e Pallatit të Kulturës
26 Mars, 14:50