Një i ri 22-vjeçar humbi jetën sot në lumin Mat pranë Shkopetit në zonën e Kurbinit, teksa po lahej bashkë me disa kushërinj.
Sipas informacioneve nga gazetari i Lezhës për Report Tv, Elvis Hila, i mbyturi quhet Klajdi Elezi, 22 vjeç, me banim në Skuraj, i cili ishte futur për t’u larë së bashku me dy kushurinj të tij.
Sipas policisë të riun teksa lahej ka rrëmbyer rrjedha e lumit, edhe kjo mendohet të jetë dhe shkaku i mbytjes së tij.
Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me banorët e zonës, kanë gjetur dhe nxjerrë trupin e pajetë të 22-vjeçarit dhe kanë transportuar në morg për veprime të mëtejshme.
Ai nuk ka mundur të dalë nga uji dhe është mbytur. Trupi i të riut është nxjerrë nga uji nga policia dhe më pas është dërguar në morgun e Tiranës për ekspertizë mjeko-ligjore.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 16:00, është njoftuar Salla Operative se në fshatin Skuraj, në lumin Mat, shtetasi K. E., duke u larë në lumë, dyshohet se është rrëmbyer nga rrjedha e lumit dhe për pasojë ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me banorët e zonës, kanë gjetur dhe nxjerrë trupin e pajetë të 22-vjeçarit dhe kanë transportuar në morg për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.
H.K/S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Korrik, 07:53
Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
71.7%
-
Të gabuar
18.5%
-
Nuk e di
9.8%
Vota total: 410
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lirimi i hapësirave publike, IMT aksion për prishjen e objekteve pa leje në Laç
18 Korrik, 09:25
-
Përfshihet nga flakët një magazinë me lëndë drusore në Kurbin, dëme të shumta materiale! Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse (VIDEO)
18 Korrik, 07:57
-
Kurbin/ Hyri për të vjedhur brenda dyqanit, hajduti kapet në flagrancë me çekiç në dorë
17 Korrik, 14:30
-
Stadiumi Air Albania ‘pastrohet’ nga strukturat pa leje, 7 administratorë lokalesh në hetim! Në Lezhë pronarëve u lihet 5 ditë afat
17 Korrik, 13:32
-
Prokuroria e Lezhës kërkon pushimin e hetimeve për 4 hidrocentralet në Kaçinar, banorët në protestë: Jo dorë të zezë mbi Mirditën e bardhë
17 Korrik, 10:41
-
Lirimi i hapësirave publike në Lezhë, biznesve u lihet 5 ditë afat për prishje vullnetare
17 Korrik, 09:34
-
Urdhri i Ramës, dorëhiqen kryetarët e Njësive Administrative në Laç
16 Korrik, 12:04
-
I vendosi zjarrin mbeturinave në oborr, digjet edhe vetë! Humb jetën 72-vjeçari në Kurbin
16 Korrik, 10:25
-
Lirimi i hapësirave publike, Ndreu: Në Tiranë, lokali i parë që u çmontua ishte i vëllait tim! Aksioni në Theth mund të kryhej pas sezonit turistik
15 Korrik, 19:46
-
Shiste doza kanabisi në zonat bregdetare të Shëngjinit, arrestohet 50-vjeçari (EMRI)
15 Korrik, 12:57
-
Ura e Matit drejt shembjes, banorët: Kalojmë me frikë! ARRSH injoron kërkesat e Prefekturës së Lezhës për riparim
14 Korrik, 15:42
-
Kundravajtje në aksin Lezhë-Milot, shoferi gjobitet me 120 mijë lekë, i zbriten edhe 10 pikë nga leja e drejtimit
14 Korrik, 13:07