Një ditë pas Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hodhi shortin për numrin rendor të partive dhe koalicioneve në fletën e votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ka ardhur edhe reagimi nga qelia i Ilir Metës.
Kryetari i Partisë së Lirisë, i cili qëndron në paraburgim prej 21 tetorit 2024, pasi SPAK e akuzon për tre vepra penale, bën analogji me numrin që do ketë në fletën e votimit koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” ku bën pjesë PD dhe PL, duke thënë se “edhe më 11 maj do dalim numri 1”.
“Koalicioni ynë, "Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore", starton garën me numrin 1. Koalicioni ynë del po i pari më 11 Maj me një fitore madhështore! Më 11 maj fitorja plebishitare fillon nga Tirana dhe do të përqafojë të gjithë Shqipërinë si një flamur madhështor shprese!”, shkruan Meta ndër të tjera.
![]()
Partia e Lirisë është në koalicion me PD-në dhe 24 parti të tjera, teksa ka siguruar 4 vende në listat e sigurta për deputetë. Meta vetë do të kandidojë në listën e hapur.
Sipas shortit në KQZ, koalicioni Berisha-Meta renditet numri 1 në listën e fletës së votimit, kurse PS renditet e 5-ta.
Postimi i Metës dhe shorti në KQZ, për numrin rendor të partive në fletën e votimit
Komente

