Mbytet një person në digën e Rrapunit në Librazhd, roja: E pashë kur u fut në hidrocentral

Mbytet një person në digën e Rrapunit në Librazhd, roja: E pashë kur u fut në hidrocentral

LIBRAZHD-Një i ri është gjetur i vdekur paraditen e sotme nga banorët e fshatit Rrapun. Viktima është B. K. 27 vjeç. Gjatë mbrëmjes së djeshme roja i digës së HEC-it të Rrapunit kishte njoftuar se i riu ishte futur në hidrocentral dhe nuk ka dalë më.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje duke nisur kërkimet dhe në bashkëpunim me punonjësit e HEC-it dhe banorët e zonës është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të 27 vjeçarit, banues në Njësinë Administrative të Lunikut.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër. Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një rast vetëvrasje apo i riu ka qenë punonjës në këtë HEC dhe ngjarja është fshehur.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes se cfarë e ka shtyrë të riun të futet në HEC. Sipas familjarëve ai nuk kishte shfaqur probleme kohët e fundit. Kujtojmë që banorët e Rrapunit e kanë kundërshtuar ndërtimin e këtij HEC-i.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë