Ndërtimi i HEC-eve në Librazhd thau degën e lumit Shkumbin pranë Parkut, banorët: S'kemi ujë për jetesë

Banorët në rrethinat e Librazhdit në 3 vitet e fundit po vuajnë pasojat e ndërtimit të Hidrocentraleve në rrjedhën e lumit që kalon pranë fshatrave të tyre.

Aktualisht sipas institucioneve vendore dhe qytetarëve në zonën në hyrje të parkut janë ndërtuar 4 HEC-e që janë në gjendje pune ndërsa 5 HEC-e të tjerë janë në ndërtim e sipër dhe kanë hapur skarpatet. HEC-et që janë në hyrje të zonës së mbrojtur Rapuni 1 dhe 2 që prekin parkun Shebenik-Jabllanicë por edhe parkun e Kuturmanit kanë tharë një degë të lumit Shkumbin ndërsa po shkatërrojnë ekosistemin sipas ekspertëve.

Banorët shprehen se nuk do lejojnë ndërtimin e HEC-eve të tjera të projektuara pasi kjo gjë mund t’i rrezikojë ata duke i lënë pa burimin e jetesës, ujin!

Sipas ekspertëve dhe banorëve të zonës 5 HEC-et janë planifikuar të ndërtohen në zonën e parkut kombëtar ose pranë tij por ndërtimi i tyre rrezikon edhe burimet e tjera të ujit.

Një prej tyre është dhe HEC i Qarrishtit në brendësi të parkut të mbrojtur. Ky HEC është ndërtuar që në vitet 90’por që asnjëherë nuk është vendosur në punë.

Së fundmi ekspertët nga Shoqëria Civile thonë se ky HEC është spostuar dhe dyshojnë se ka rritur kapacitetin dhe mund te vihet në punë shumë shpejt.

Banorët në fshatrat Frahër dhe Hotolisht kanë dalë në protesta kundër ndërtimit të Hidrocentraleve në fshatrat e tyre, por ndihen të frikësuar duke mos ditur çfarë do të ndodh në vijimësi.

Ndërsa thuhet se disa kontrata janë pezulluar nga shteti javët e fundit në këtë zonë, hije dyshimi ngrihen. Ndërkaq Qendra për Gazetari Cilësore i ka dërguar një kërkesë për informacion Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë i kërkon sa HEC-e janë në punë dhe sa HEC-e janë planifikuar në zonën e parkut dhe rreth tij por këto pyetje nuk morën asnjë përgjigje.

Gazetarë: Antonio Çakshiri, Arlis Alikaj (Qendra për Gazetari Cilësore)

ACQJ

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 07/05/2019 22:35

    Lumenjtë e shumtë janë ata që e mbajnë Shqipërinë e bukur, të gjelbëruar. Pozicioni i saj gjeografik perfekt për egzistencën e lumenjve përmendet dhe tek rilindasit dhe sidomos tek Naim Frashëri. Kur të kuptojmë se ç’farë po u bëjmë lumenjve, do të jetë shumë vonë për Florën dhe Faunën tonë. ARSIM DHE VETËM ARSIM!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave