Mbytja e jahtit ‘Bayesian’ në Itali, kryhen autopsitë për 4 nga viktimat, nuk kishin ujë në mushkëri! Ja përse humbën jetën

Mbytja e jahtit ‘Bayesian’ në Itali, kryhen autopsitë për 4 nga viktimat, nuk kishin ujë në mushkëri!  Ja përse humbën jetën

Autopsitë fillestare të katër nga shtatë viktimat që vdiqën kur një superjaht u mbyt në një stuhi në Itali muajin e kaluar, tregojnë se ata vdiqën nga “mbytja e thatë”, sipas autoriteteve.

Sipas CNN, Fenomeni, i njohur gjithashtu si “mbytje atipike”, do të thotë se ata nuk kishin ujë në mushkëri, trake apo stomak, tha një zëdhënës i avokatit të kapitenit të Bayesian.

Shkaku i vdekjes së katër viktimave të para sugjeron se ata kishin gjetur një xhep ajri në kabinën në të cilën u zbuluan pesë prej trupave të viktimave dhe kishin konsumuar të gjithë oksigjenin përpara se xhepi i ajrit të bëhej toksik për shkak të dioksidit të karbonit, sipas raportojnë mediat lokale.

Autopsia e avokatit amerikan Chris Morvillo, gruas së tij Neda Morvillo, bankierit të Morgan Stanley, Jonathan Bloomer dhe gruas së tij Anne Elizabeth Judith Bloomer, u kryen të mërkurën (4 shtator) në Institutin e Mjekësisë Ligjore të spitalit Poliklinik të Palermos, thanë zyrtarët.

Autopsitë e Mike Lynch dhe vajzës së tij 18-vjeçare pritet të kryhen të premten (6 shtator). Nuk është caktuar ende një datë për autopsinë e Recaldo Thomas, kuzhinierit në bord të anijes për shkak të vështirësisë për të arritur familjen e tij në Antigua.

Jahti 56 metra u mbyt brenda 16 minutave, pasi u godit nga një tornado në mëngjesin e 19 gushtit.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD përsërit kërkesën për qeveri teknike përpara zgjedhjeve, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Heqja e Topallit, Harxhit dhe Imamit, provuan që listat i bënte gjithmonë Berisha, jo Basha

Spahiu: Heqja e Topallit, Harxhit dhe Imamit, provuan që listat i bënte gjithmonë Berisha, jo Basha