TIRANE - Në dosjen hetimore për mbytjen në det të 39-vjecarit Gentian Peta 1 vit më parë teksa udhëtonte nga Bari drejt Durrësit, mungojnë disa prej dëshmive të cilat provojnë neglizhencën e stafit të tragetit Bridge në të cilin ndodhej Peta 19 Prillin e 2014-ës.
Një prej tyre është ajo e Vasil Zefit, e dhënë para oficerëve të policisë gjyqësore në Durrës dhe e paadministruar në dosjen e prokurorisë.
A1Report ka siguruar këtë dëshmi audio dhe tekst të dhënë para oficerit të policisë gjyqësore, në të cilën Zefi shprehet se veprimet për shpëtimin e Petës pasi ra ai ne det, kanë nisur me vonesë e sikur të mos mjaftonte kjo varkës së shpëtimit i mungonte karburanti dhe të tre varkat nuk ishin në funksion.
Oficeri: Moret vesh qe eshte hedh apo ka ra nje person nga trageti
Vasil Zefi: Po ka ra nje person nga trageti
Oficeri: Kishte ra ne uje po edhe
Vasil Zefi: Njerzit bertisnin a ka kapiten ketu apo ska
Oficeri: Njerzit bertisnin ti e pe me sy njeri ne det
Vasil Zefi: Jo nuk e kam pa por njerzit ca bertisnin duke therrit personelin e tragetiti ca qanin
Oficeri: Momenti qe ke dal ti kishin ardh ato te personelit te anijes
Vasil Zefi: Po kishin ardh po provonin gomonet e vogla
Oficeri: Kur dole ti ke bordi a kishin ardh ato te personelit dhe sa persona fiksove ti per pasagjerve
Vasil Zefi: Kane qen 3 persoan
Oficeri: Cfar po benin ato
Vasil Zefi: Po mereshin me gomonet e vogla
Oficeri: Po mereshin me vark shpetimit per ta ulur ne uje
Vasil Zefi: Po
Oficeri: Ehe pastaj
Vasil Zefi: Ato nuk punonin fare
Oficeri: Sa minuta shkoi levizja e tyre qe ato vertetuan qe nuk punonin
Vasil Zefi: Shkoi mbi gjysem ore
Oficeri: Pastaj doli qe varka nuk punonte nuk ishte gjendje pune
Vasil Zefi: Po nuk punonte
Oficeri: Pra rezultoi qe varkat nuk jane ne gjendje pune
Vasil Zefi: Ishin 3 po asnjera nuk punonte
Aktualisht ka kaluar më tepër se sa një vit dhe familjarët e Petës nuk kanë një përgjigje nga akuza, e cila do duhet të vendos nëse kompania që administron tragetin Bridge ka shkelur apo jo rregullat detare dhe ato të sigurisë për pasagjerët. Pasi në rastin e shqiptarit që u zhduk në det nëse do të ishte ofruar ndihma sot ai mund të ishte në jetë.
Trupi i tij u gjet 4 muaj pas ngjarje ne gusht te 2014-es në grykëderdhjen e lumit Drin në Lezhë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO