MC Kresha flet për marrëdhënien me vajzën edhe për shtatzëninë e dytë të gruas

MC Kresha flet për marrëdhënien me vajzën edhe për shtatzëninë e dytë të gruas

Reperi MC Kresha dhe gruaja e tij

Reperi nga Kosova, MC Kresha ka foluar për familjen e tij dhe në veçanti marrëdhënien që ka me vajzën. Ai shprehet se kalon shumë kohë me të ndërsa tregoi se po pret një fëmijë të dytë.

"Shumicën e kohës çohem unë në mëngjes me vajzën. Nusja ime është në pritje të fëmijës tonë të dytë. Sot mëngjes isha me vajzën, duhet t’i rri gati, por më kënaq. Unë jam shumë i lidhur me vajzën, kënaqem me të se është në periudhën kur po fillon të flasë. Është 1 vjeçe e gjysmë."-shprehet Kresha.

Nëse ja ka ndërruar ndonjerë penelat të bijës, Kresha u përgjigj shkurt: Sot.

"Unë jam baba, gjithkujt nuk ia jep Zoti kënaqësinë të jetë prind. Për kopshtin, herë e coj unë herë gruaja, varet cili ka më shumë kohë në dispozicion. Vajza ime këndon gjithë kohës. Momentalisht është e fiksuar me këngën e Dafinës, 'Vet e lype'. Preferon disa emisione të fëmijëve që janë edukative. Unë kam dëshirë të bëhet çfarë dëshiron ajo, çfarë ndihet mirë. Mua prindërit nuk ma kanë imponuar kurrë të jem mjek meqë ata janë mjek dhe të njëjtën do të doja për fëmijët."-tha ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë