VIDEO/ Edhe Mc Kresha goditet nga fansat gjatë koncertit në Kosovë, i revoltuar ndalon performancën dhe ikën nga skena

VIDEO/ Edhe Mc Kresha goditet nga fansat gjatë koncertit në Kosovë, i revoltuar ndalon performancën dhe ikën nga skena

Mc Kresha dhe incidenti

Tendenca e fansave dhe pjesëmarrësve nëpër koncerte për t’ju hedhur sende të ndryshme këngëtarëve teksa performojnë në skenë është kthyer tashmë në fenomen. Së fundmi një incident i tillë i ka ndodhur edhe reperit të njohur Mc Kresha gjatë koncertit të tij në Kosovë.

Teksa ishte i ftuar për të performuar në një club në Drenas bashkë me mikun e tij Lyrical Son, MC Kresha është goditur me një çakmak nga një pjesëmarrës në koncert.

Reagimi i maturuar i reperit të njohur, i cili ndali performancën la të kuptohet se mënyra e duhur për të shprehur dashurinë ndaj artistit është respekti.

“Nëse doni t’i kallzoni artistit dashuri duke i quajtur me shkrepsë, faleminderit. Nëse mendoni se kemi ardhur për të kënduar për para, kemi ardhur përpara me ju kënduar. Faleminderit”, tha MC Kresha i revoltuar.

Kohët e fundit shpesh kemi dëgjuar për incidente në koncertet e këngëtarëve të njohur në mbarë botën si Bebe Rexha, Cardi B, Ava Max, etj. Ndërsa në Shqipëri një incident i tillë u shënua në një koncert në Tiranë, ku reperi Noizy u tentua që të goditej me një shishe shampanje.

 

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rrumpalla: 01/08/2023 12:31

    Imagjino mjeku mesuesi polici te ikin nga detyra sepse dikush u gjuan me cakmak, ky problem qe nje muzikant paguhet 10,000€ nje here ne dite dhe ankohemi per mjekun mesuesin policin avokatin etj ne fakt nje mjek duhet te marre 30,000€ muaj pra sistemi qe kemi eshte komplet show masiv , ka ardh koha qe intelektualet te paguhen fuqishem ose do jemi ne krize si komb ne 2023 ! Sa per personat qe gjuajne duhet ti behet “banned block” ne cdo koncert ne republike , gjithsesi mund ta kene nga vapa shume njerez i ka godit 50*C edhe nuk e dine cfare behet … muhabete verore edhe keto jane

    Përgjigju
  • Agron: 01/08/2023 11:37

    Nga arsyetimi i mc kreshes lind pyetja , po nese do kishe marre leke per te kenduar ne koncert a do e toleroje nje cakmak ballit ???apo meqe je pa lek u preke shume dhe le koncertin pergjys.se me lek ju vipat tone shkoni ne dubai dhe atje pranoni te hani cdo gje jo thjesht cakmak. Nuk dua te justifikoj ate qe qelloi por ndoshta i ka ik truri ka paguar 20 euro nje redbull per te degjuar playback keto artista te dores se 3 qe kemi ne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor