Jo më kot thonë se artistët me artin e tyre mund të bëjnë gjëra të mëdha. Këngëtari kosovar Mc Kresha është emocionuar pa masë ditën e 6 prillit, ndërsa shkoi të vizitojë në spital një fans të flaktë tijin. 15 vjeçari Veton Kryeziu, nga Xërxa e Rahovecit ështe goditur shtatë ditë më parë nga rryma e tensionit të lartë, dhe nuk ka patur asnjë përmirësim.
Një familjar i Vetonit tregoi se ai është rritur me muzikën e reperit dhe prandaj menduan ta ftojnë në repartin mjekësor me shpresën se aim und të përshpejtojë dalljen nga koma të djalit. Ajo që i ka habitur të gjithë ka qenë momenti kur këngëtari i shtrëngoi dorën dhe tentoi të komunikonte me Vetonin.
Sipas vetë reperit dhe të afërmve, duket se zëri i Mc Kreshës e nxiti djaloshin të lëvizte gjymtyrët, duke përlotur të pranishmit. Vetë këngëtari është shprehur shumë i prekur rreth situatës së krijuar.
/Shqiptarja.com