McGonigal dhe Rama, frikë apo mospërfillje?

McGonigal dhe Rama, frikë apo mospërfillje?

Charles McGonigal dhe Rama

Një herë ujku po udhëtonte me autobus dhe ndien një dorë që i futet në xhepin ku mbante lekët. “Të kapa!”-i thotë xhepistit duke i kapur krahun, por kur kthen kokën shikon që ishte ariu. E pastaj ia ktheu ariu: “Kujt i kërcet, por lësho dorën dhe lekët, po nuk do që të hash edhe dru!” Pak a shumë e tillë është edhe situata në autobusin e politikës shqiptare. Opozita ka kapur një akuzë të prokurorisë amerikane për një nëpunës të FBI-së, të cilën po përpiqet ta lidhë me Ramën. Niset nga fakti që ndërmjetësi Agron Neza i ka dhënë McGonigal 225 mijë dollarë.

Neza mund t’ia ketë dhënë McGonigal për shumë arsye: Për të ndërhyrë që të favorizohet në biznes; pjesë fitimi nga biznese ende të padeklaruara; për presion ndaj konkurrentëve; për qoka të McGonigal ndaj të tretëve ku Neza ka qenë ndërmjetës, sikurse mund t’ia ketë kërkuar që McGonigal të shfrytëzojë të qenit pjesë e FBI-së dhe t’i kërkojë kryeministrit shqiptar në rrugë verbale që të pengojë një kompani që të shfrytëzojë vendburimet shqiptare pasi është guaskë e kompanive ruse.

Kjo është një praktikë e njohur e SHBA kur nuk duan të lenë gjurmë dhe Rama nuk ka pasur asnjë arsye të mos e besojë shefin e kundërzbulimit të FBI-së për Nju-Jorkun. Mungesa e shoqërimit nga ambasada është një praktikë jo rrallë e përdorur për misionet incognito të oficerëve të inteligjencës.

Këto fakte opozita po mundohet t’i qepë duke krijuar një kauzë. Por nëse do flisnim me realpolitikë, Rama është ariu dhe edhe sikur gjithçka që ka qepur opozita të jetë e vërtetë, Ramës nuk ka çfarë i bën përpara pranverës së 2025-ës.

Pavarësisht se opozita ka mobilizuar të gjitha kapacitetet e saj propagandistike, çështja McGonigal është shumë e vogël për të prekur ndjenjat e shqiptarëve dhe të shkaktojë tërmet politik. Për më tepër kur fotot dhe faktet tregojnë që edhe funksionarë të PD-së janë kapur në shoqërinë e tipit të FBI-së në momente zdërhalljeje alkooli kurse Nezaj ka qenë mik më shumë me Berishën dhe Hajdarin sesa Ramën.

Kërkesa e Ramës që të krijojë një dosje për PD është shumë e paprovueshme. Atëherë pse Rama nuk del në interpelancë? Ka disa arsye ku më kryesorja është që ta sfumojë nga ana mediatike me mospërfilljen e tij. Gjithashtu ai i jep vetes të drejtën e pritjes për të parë se çfarë kanë në dosje akuzat e prokurorëve dhe sa qëndrojnë ato.

Fakti që McGonigal u la i lirë nga gjykata, tregon se gjykatësi vetë nuk e ka parë si shumë bindëse akuzën. Frika e Ramës është nëse amerikanët ia kanë vënë syrin karriges së Ramës, dhe për këtë mjafton çështja McGonigall. Pra ujku i bën karshillëk ariut pasi ka shok luanin. Këtu fillojnë problemet për ariun.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)