M.City arrin akordin me Haaland për shifrën stratosferike, shfryjnë tifozët e Dortmundit: Ta gëzoni zotin dëmtim!

M.City arrin akordin me Haaland për shifrën stratosferike, shfryjnë tifozët e Dortmundit: Ta gëzoni zotin dëmtim!

Sulmuesi i Dortmundit Erling Haaland

Të paktën deri në qershor e ardhmja e Erling Haaland pritet të jetë një enigmë e madhe, por s’portsmail’ shkruan së fundmi se Manchester City ka mbyllur kontratën me përfaqësuesit e lojtarit. 21-vjeçari sipas këtij burimi nga sezoni i ardhshëm do përfitojë 500 mijë paund në javë, një shifër stratosferike, që mund ta bëjë Halaand tek më të pagurit në Europë.

Ndërkohë siç dihet në merkaton e verës hyn një fuqi një kluazolë që e detyron Dortmundin ta shesë lojtarin për 75 milionë euro në rast se dikush i ofron. Padyshim që kjo shifër është poshtë pretendimeve të klubit gjerman, por në këtë rast nuk ka se çfarë bën.

Më herët është folur me siguri se Haaland mund të shkojë në Barcelonë apo te Real Madrid, ndërsa pas lajmit që City ka arritur marrëveshje kanë reaguar tifozët e Dortmundit.

Shumë prej tyre thonë se Haaland do jetë një zhgënjim më i madh se Grealish, të cilin City e bleu nga Aston Villa për 100 milionë paund. Sipas tifozëve Halaand që pas dëmtimit nuk ka qenë më kurrë i njëjti.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë