Manchester City nuk ka treguar mëshirë në FA Cup. Klubi i drejtuar nga Pep Guardiola ka shpërtalluar 10-1 Exter në fazën e 1/32-ve të kompeticionit. Në Etihad Stadium historia zgjati deri në minutën e 12 kur Alleyne zhbllokoi rezultatin. Miqtë brenda pjesës së parë që përfundoi 4-0 shënuan dy herë në portën e tyre, ndërsa për t’u evidentuar ishte kthimi i Rodry-t të goli. Mesfushori që ka kaluar një kalvar të vështirë dëmtimesh luajti ndeshjen e dytë si titullar që nga muaji shtator.

Sinjale pozitive edhe nga blerja e bujshme e merkatos së janarit. Në ndeshjen e parë me Manchester City-t, Semenyo i blerë për 70 mln euro, realizoi golin e 6, ndërsa më herët dha edhe asisit.

FA Cup si gjithmonë solli surpriza të jashtëzakonshme. Klubi i kategorisë së 6 në Angli, Macclesfield, arriti të eliminonte në turin e 1/32-ve Crystal Palace. Pasi e pa veten shumë në vështirësi, Palace që luan në Premier League, shkurtoi diferencat në 1-2 në minutën e 90, por ishte shumë vonë për të shmangur eliminimin.

Seria A Roma u rikthye të paktën përkohësisht në zonën Champions pasi bëri detyrën kundër Sassuolo-s, duke fituar 2-0. Verdhekuqtë realizuan të dytë golat në pjesën e dytë fillimisht me Manu Kone-n i cili realizoi me kokë dhe më pas me Soule-n.

Bologna i shkoi shumë pranë fitores pas 7 ndeshjeve ku nuk njeh 3 pikët në Seria A, por sërish s’ia doli. Como falë kroatit Baturina e barazoi 1-1 në minutën e 94 duke i hequr një sukses që shumë i mungonte. Kjo përballje ishte mes dy skuadrave të cilat kërkojnë që të jenë në kupat e evropës sezonin e ardhshëm.