M.City fiton superpërballjen, Chelsea asnjë gjuajtje në portë! M.United humb penallti në shtesë, mposhtet në shtëpi nga Aston Villa

Në Premier League supersfida e javës mes Chelsea dhe Manchester City-t është mbyllur me shifrat 0-1. Qytetarët e Guardiolës i kanë shkaktuar humbjen e parë për këtë sezon në kampionat londinezëve, duke i treguar edhe forcën për luftën e titullit kampion. Golin e vetëm të sfidës e realizoi Gabriel Jesus në pjesën e dytë, ndërsa vlen për t’u theksuar edhe fakti se Chelsea nuk bëri asnjë goditje në portën e City-t.

Ndërkohë surpriza më e madhe ka ardhur nga Manchester United, që është mposhtur 0-1 nga Aston Villa në ‘Old Traford’. Goli i fitores për miqtë u shënua në minutën e 88 nga Haus, ndërsa e pabesueshmja ndodhi në shtesë aty ku Fernandes gaboi një penallti për të besuarit e Solskajer. Edhe pse Ronaldo ishte në lojë përsipër goditjen e 11-metërshit e mori patrioti i tij.

Ne.k./LR/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rritje pagash për mjekët, infermierët e mësuesit me 6% në vitin 2022, a është e mjaftueshme?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Grida Duma: Komisioni 'Becchetti' do të nxjerrë në shesh fajtorët, ata ta paguajnë dëmin 121 milionë euro