Në Premier League Manchester City dëshmoi krenarinë në një moment kritik. Në ndeshjen e parë që pasi u shpallën fajtor për 114 nga 115 akuzat për manipulim financiar, të besuarit e Maresca-s mposhtën 0-3 Liverpool-in në supersfidën e javës. Golat në këtë ndeshje u realizuan në pjesën e dytë pasi Gravenberch la Liverpool-in me 10 lojtarë. Halaand zhbllokoi shifrat, ndërsa më pas realizuan Doku dhe Cherki.
Në Anfield gjithsesi nuk munguan banderolat me provokime për Manchester City, pasi Liverpool shihet në opinion si skuadra më e dëmtuar nga shkeljet ligjore të Manchester City-t. Kjo pasi ‘the reds’ ishte skuadra që luftoi me shumë në kampionat me qyterët, duke marrë edhe disa vende të dyta nga sezoni 2008-2009 deri në 2017-2018 kur raportohet se City kreu shkeljet.

Në një nga banderolat shkruhej: ‘& after all you really robbed us all’. Shqip: ‘Dhe në fund të fundit, ju na vodhët të gjithëve.’ Kjo është një lojë fjalësh me këngën ‘Wonderwall’ të grupit Oasis, anëtarët e të cilit janë tifozë të njohur të Manchester City-t.
Gjithsesi në krahun tjetër fitorja u festua tej mase, për shkak se besojnë se janë të pafajshëm dhe këtë periudhë është folur e kritikuar më shumë se çduhet. Pas ndeshjes fillimisht Halaand e vlerësoi si ‘fitoren e fitoreve’, ndërsa trajneri Maresca u shpreh:
“Nuk ka qenë aspak e lehtë për lojtarët gjatë dy-tre javëve të fundit. Por mendoj se ata e kanë përballuar shumë mirë gjithë këtë situatë! Duhet të mësojmë se si të përballemi me zhurmën dhe presionin që vjen nga jashtë, sepse këto zëra do të jenë gjithmonë të pranishëm. Por, nga ana tjetër, duhet të përpiqemi që të bëjmë zhurmën tonë dhe këtë ta bëjmë duke fituar ndeshje, ashtu siç bëmë sot!”










Komente
Komento