McLaren shkëlqen në Kinë, Piastri fiton Çmimin e Madh! E pëson keq Ferrari, FIA skualifikon dy makinat italiane

Oscar Piastri i skuderisë McLaren është fituesi i Çmimit të Madh të Kinës në Formula 1, që ishte gara e dytë sezonale pas Australisë.

Piloti australian la pas shokun e skuadrës Lando Norris, duke siguruar fitoren e 3 në karrierë, ndërsa rezultatet ishin fantastike për skuderinë McLaren, pasi në garën e parë ishte Norris triumfues. Sinjale që tregojnë shumë për këtë sezon që sapo ka nisur.

Në podium u ngjit edhe George Russell me Mercedes, i cili bashkë me dy pilotët e McLaren bënë një garë më vete të shkëputur nga rivalët. Në vendin e katërt u rendit Max Verstappen i Red Bull-it, që tri xhiro nga fundi parakaloi Charles Leclerc, i pesti me Ferrarin. Makina italiane edhe sot zhgënjeu në pistë. Në vendin e gjashtë u rendit Leëis Hamilton, i vetmi nga pilotët e kreut që kreu dy ndalesa për gomat.

Mirëpo që të mos mjaftonte pozicioni, pas garës FIA erdhi me një njoftim të papritur. Dy pilotët e Ferrarit u gjetën me shkelje, duke u skualifikuar. LeClerc e kishte makinën nën peshë, ndërsa Hamilton u konsiderua se kishte konsum të tepërt të rrëshqitjes.

Ne.k./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit

Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit