TIRANE – Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dekoroi sot ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Fiona Mcllwham, me “Medaljen e Mirënjohjes”, njoftoi Presidenca. Dorëzimi i medaljes u krye gjatë një takimi lamtumire mes presidentit dhe ambasadores, e cila përfundoi mandatin e saj diplomatic në vendin tonë.
Kreu i Shtetit shqiptar i cilësoi të shkelqyera marrëdhëniet mes dy vendeve dhe vlerësoi rolin e çmuar të ambasadores Mcllwham në thellimin dhe konsolidimin e tyre. Ndaj dhe i dha asaj medaljen me motivacion: “Për kontribut të vyer në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Për ndihmesë të çmuar në ndërgjegjësimin e shoqërisë shqiptare mbi nevojat e personave me aftësi të kufizuara dhe solidarizimin me ta nëpërmjet mbështetjes së pakursyer”.
Nga ana e saj, Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Fiona Mcllwham, pasi i shprehu mirënjohjen Presidentit Topi për nderimin dhe vlerësimin e lartë, vuri në dukje konsideratat dhe përshtypjet më të mira për Shqipërinë dhe popullin shqiptar si dhe për arritjet e tij, duke theksuar se “marrja e statusit të vendit kandidat është objektivi madhor i Shqipërisë”.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com